LIVE UPDATES
Aktualitet

Rama prezanton trashëgiminë e Nolit&Konicës: Kope, budallenj, dele, kopje të një të vdekuri

28 Prill 2022, 11:16 Nga DOSJA
Rama prezanton trashëgiminë e Nolit&Konicës: Kope, budallenj,

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu lëshua sot opozitës në një larmi epitetesh dhe krahasimesh. Edhe pse të gjitha ishin fyerje të pastra, lajmi i mirë është që kryeministri provon më së miri se është “nxënësi” i Fan Nolit dhe Faik Konicës jo me fjalë por me vepra. Konkretisht, teksa debatoi me Ina Zhupën, Edmond Spahon dhe Enkelejd Alibeajn, Rama i shau deputetët e opozitës duke i quajtur një “kope që budallallëkun e ka sëmundje ngjitëse“, për të vazhduar me “budallallëkun e keni në ADN”, ndërsa epitetin “dele” ua la në përgjegjësi se e kanë vetë interpretur pasi ai vetë nuk e përcaktoi nëse janë dele apo kafshë tjetër. 


Replika e kryeministrit për Enkelejd Alibeajn: 

“Nuk ka si të ndodhë ndryshe sepse tek gjuha fillon gjithmonë problemi, tek fjala fillon gjithçka dhe kemi probleme të mëdha që na ndajnë nga gjithçka por tek gjuha kemi problemin kryesor. Ju keni nivel të gjuhës shqipe që është bazik, i ulët fare dhe do më falni për mungesën e modestisë, ne e kemi ndryshe gjuhën. Nuk i thashë askujt ti je budalla, po ti thuash dikujt je budalla kjo është fyerje. Unë thashë juve keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Këtë thashë unë. Nëse u ndjetë për një moment dele, apo çfarëdolloj qenie tjetër që rri në kope ky është problemi juaj, jo i imi. Dhe njerëzit kur bien në nivelin tuaj kthehen në kope dhe këto janë mënyra të të shprehurit. Nëse do të hyjmë tek gjuha parlamentare, ju nuk duhet të hynit më kurrë në parlament sepse nuk thoni vetëm fjalë fyese, por shani me fjalë të cilat përbëjnë akuza penale, pra për mua, nëse dikush më thotë budalla, nuk kam asnjë problem, është një opinion, por nëse më thotë kriminel, patjetër e kam problem. Por kriminel, hajdut etj dhe përsëri zoti Alibeaj, ti provove atë që thashë unë, je e njëjta gjë si ai me të cilin me demek je kundërshtar sot. Ti the, unë kam çuar ikona në Gjermani, këtë e e ka thënë ai, pra thjesht vërtetoni atë që them unë, ndaj nuk ju voton njeri dhe ai, i vdekur komplet, u çua dhe ju mori përpara, sepse në fund të ditës, njerëzit nuk shohin asnjë dallim mes jush. Ata që e dinë për të gjallë, thonë të vemi me këtë se është origjinali. Ju jeni kopje të zbehta dhe të shëmtuara të tij”.

Replika e kryeministrit për Edmond Spahon

“Ju doni ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte me Amerikën. Tani, Profesor mos bërtit. Kot ta përmenda emrin? Ta përmenda që të dalësh këtu, se më ka marrë malli për ty, nuk e kam pritur që ti të marrësh flamurin e luftës me Amerikën. Unë e shpjegoj ndryshe degradimin tënd. Unë e shikoj degradimin tënd si pjesë të qenit pjesë të një kopeje ku budallallëku është sëmundje ngjitëse. Thjesht është çështje kohe kur i del sëmundja njërit apo tjetrit. është thjesht çështje kohe. Të mirëpres të bësh replikë me mua. Unë do kthehem tani, po po është sëmundje ngjitëse dhe aq evidente sa kur përplaseni me njëri tjetrin gjeni pjesë. Ju jeni ajo gjëja e ndarë përgjysmë. Edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar nga ju ka kohë dhe kjo e kartelës tregon pse ju jeni e njëjta gjë. Sepse përdorni të njëjtat argumenta dhe njerëzit kur ndahen për shkak mospajtimesh politike dhe estetike nuk i dallon dot, po qe se dallohen nga fytyra dhe emri. Ju flisni njësoj, kartela klinike, yhu e kam dëgjuar dem babadem nga ai që ka vdekur. Dhe e them, budallallëku në kopenë tuaj është sëmundje se nuk ka sesi dikush që është kundër tij të flasë me gjuhën e tij. Ky është fakt, s’është opinion. është një fakt të cilin e vërteton e përditshmja juaj, pavarësisht se jeni në një anë apo në tjetrën.”

Replika e kryeministrit për Ina Zhupën: “Sot e gjithë ditën ka një pretendent fizik, subjekt fizik për Butrintin si pronë familjare me pronën të  njohur nga ju,  i keni njohur pronën në teatrin Antik të Butrinti një subjekti fizik. Keni pranuar se sot në Shqipëri jeton stër, stër stër stër stër nipi i atyre që ndërtuar teatrin antik. Këta jeni ju. Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse se nuk ka si të shpjegohet që e transmetoni brez pas brezi. E keni në ADN-në e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brez dhe që ta bazoni të gjithë përsiatjen tuaj politike mbi të marrurit e njerëzve  për budallenj. Ndaj jeni katandisur kështu, dhe do të katandiseni edhe më keq. Ndahuni në sa pjesë të doni. Jeni si ajo pjesa e ndarë përgjysmë nga e njëjta gjë. Vini flisni këtu për vlerat e trashëgimisë sonë kulturore ju. Ju që kulturalisht jeni kërcënimi më i madh i vendit tonë”.

Por pavarësisht këtyre që lexuat më sipër, për kryeministrin këto janë fakte jo opinione, ndërsa thëniet e opozitës për të, akuza penale që nuk janë të vërteta.

(f.g/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama seanca plenare 28 prill 2022 edi rama seanca plenare 28 prill 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj