6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë udhëzimet e tij për presidentin e ri të vendit. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se vendi ka nevojë për një president të ri dhe “normal”.
“Sistemi i titujve të medaljeve është sistem i njohur, nuk ka 100 sisteme dhe është o njëri o tjetri, Shqipëria bën një përjashtim flagrant dhe është i vetmi vend në botë ku falë Metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen titujt dëshmorëve të Ilir Metës. Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial dhe kjo do të ndryshojë, është e rëndësishme për shtetin, për seriozitetin e një shteti dhe do kemi një shtet më serioz duke pasur një figurë më serioze, një ligj për institucionin e presidentit, një sistem titujsh e medaljesh serioz, siç e ka gjithë planeti. Ilir Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial. Edhe kjo do të ndryshojë. Do të kemi shtet serioz për një president serioz. Na duhet një njeri dhe president normal në krye të shtetit. Kjo është më e rëndësishmja. Duhet të niseni nga e kundërta e Ilir Metës dhe të kërkoni. Me siguri do të gjeni jo pak. Pastaj për të tjerat…,”-tha Rama ndër të tjera.
PJESË NGA FJALA E PLOTË:
Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka ngarkuar prej disa kohësh një ekip këtu brenda për të përgatitur dhe ligjin për Presidentin e Republikës, gjë që nuk e kemi shtyrë më tutje, duke e quajtur të panevojshme që në kushtet kur kemi të bëjmë me një president që nuk e njeh ligji, që nuk njeh Kushtetutën dhe që nuk njeh asnjë lloj binari, përveç binarit linear të mos arsyes së vetë, do të ishte e kotë, prandaj paralelisht me zgjedhjen e presidentit do të fusim në proces edhe ligjin për presidentin, gjë që do të bëjë që presidenti apo presidentja që do të zgjidhet do të hyjë në zyrë, duke pasur edhe një ligj që rregullon veprimtarinë e vet, si në çdo republikë tjetër parlamentare. Na takon ta bëjmë këtë, ashtu sikundër edhe ligjin që Taulanti e përmendi, duke ironizuar me të drejtë në fakt, qeverinë për medaljet, e kemi gati dhe edhe atë nuk e kemi futur në procesin e miratimit pikërisht sepse do të ishte përsëri e kotë ta bënim këtë, pa u larguar fillimisht presidenti me tonelatat më të larta të teneqeve të shpërndara në Shqipëri qysh se Shqipëria ka hyrë në epokën e bronzit. Kemi faktikisht të vetmin sistem pa sistem titujsh e medaljesh në botë. Grupi i punës që ka hartuar projektin ka studiuar të gjitha kontinentet me kërkesën tonë që të kemi një studim të plotë për sistemin. Në të gjitha kontinentet, nga Britania e Madhe në Japoni, nga Polonia në Australi, nga Nigeria në Brazil, sistemi i titujve dhe medaljeve është sistem i njohur, nuk ka 100 sisteme dhe është o njëri, o tjetri. Shqipëria bën një përjashtim flagrant nga e gjithë kjo dhe është i vetmi vend në botë, ku falë Ilir Metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen tituj dëshmorëve dhe heronjve të luftës që në logjikën e sistemit të titujve dhe medaljeve përbën një shkelje edhe më të rëndë sesa edhe shkelja e Kushtetutës, në sensin e antilogjikës. Nga njëra anë, të gjithë ata që e kanë lënë këtë sistem, përfshirë dhe ne që kemi pasur kohën e nevojshme me kohë për ta ndryshuar, kanë kontribuar që Shqipëria të jetë vendi më qesharak i globit, por Ilir Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial. Edhe kjo do të ndryshojë, është shumë e rëndësishme për shtetin, është shumë e rëndësishme për seriozitetin e një shteti dhe kështu do të kemi një shtet më serioz, duke pasur një figurë serioze për president apo presidente. Duke pasur një ligj për institucionin e presidentit me gjithë seriozitetin e nevojshëm dhe duke pasur një sistem titujsh e medaljesh serioz siç e ka gjithë planeti, përveç Republikës së Shqipërisë. E fundit gjë që kam, do të ftoja të gjithë ju që përtej këtij procesi që nisim sot me propozimet e sekretuara të gjithsecilit që do të administrohen nga komisioni përkatës, të vazhdojmë të jemi të gjithë aktivë në këtë proces për të dalë në konkluzione sa më të shëndetshme dhe për të arritur ti ofrojmë Kuvendit dhe pastaj Republikës tonë, një figurë dinjitoze për kreun e shtetit dhe A-ja dhe Zh-ja mes gjithë germave të tjera për përcaktimin e kësaj figure, duhet të jetë një njeri normal. Na duhet një njeri normal në krye të shtetit. Na duhet një president normal. Na duhet një presidente normale. Kjo është më e rëndësishmja. Për të gjetur një kandidaturë të një njeriu normal, duhet të niseni nga e kundërta e Ilir Metës dhe të kërkoni dhe me siguri do të gjeni, jo pak. Për të gjetur kandidaturën më të përshtatshme mes një grupi kandidaturash me njerëz normalë, do të avancojmë në fazën tjetër. Besoj që Taulanti duhet t’i japi disa shpjegime të tjera grupit, lidhur me procesin e nisur nga komisioni dhe me kalendarin e komunikimit me pjesët e tjera të Parlamentit, ashtu sikundër edhe për pjesën e kandidaturave apo propozimeve që mund të bëhen nga vetë publiku.
LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri&’fati’ i Rakipit! PS nis mbledhjen e Grupit, votojnë të gjithë, e Rama
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas sulmit që i bëri Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Kongresin e PS-së d...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me të dhënat e publikuara nga INSTAT, që flisnin për largimet masive të të rinjve nga vendi. Përmes një r...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar se emrat e propozuar për presidentin e ri të vendit do të mbeten anonim për aq kohë sa të munden. Kjo sepse sipas...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka krijuar identitikin e presidentit të ri. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Ku...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se do ketë një takim me të gjithë ministrat, lidhur me iniciativat e nevojshme të dala nga Këshi...
TIRANË– Nis takimi i Partisë Socialiste. Grupi parlamentar i PS është mbledhur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa takimi ka nisur që në or...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha e Enkelejd Alibeaj kanë pasur si qëllim që të ndërtojnë partinë e tyre. I ftuar ...
TIRANË– Debat i fortë! Gazment Bardhi është përplasur me Arben Ristanin. Bardhi ndërhyri teksa Ristani fliste në “Opinion”, ndërsa ky i fundit i kërk...
TIRANË– Ambientalisti Sazan Guri ka vëtashpallur kandidaturën për President të Shqipërisë. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, Guri bë...
TIRANË– Arben Ristani është shprehur se kanë rënë dakort që të ketë ndryshime në statut. I ftuar në “Opinion”, Ristani tha se do të propo...