LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i DASH-it mbi liritë fetare: Komuniteti Islamik i Shqipërisë dhe ai Bektashi kanë ngritur shqetësime

10 Qershor 2020, 16:37 Nga DOSJA
Raporti i DASH-it mbi liritë fetare: Komuniteti Islamik i

SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

“Zbatimi i të drejtës për lirinë fetare është një domosdoshmëri e sigurisë morale dhe kombëtare. Aty ku liria fetare mungon, terrorizmi dhe dhuna shpërthejnë. Mbështetja jonë për komunitetet fetare jashtë vendit ndihmon për të siguruar mbrojtjen dhe paparimin e amerikanëve në vend”, thuhet mes tjerash në raport. Aty analizohet në kapituj të veçantë edhe gjendje e lirisë së besimit në Shqipëri dhe Kosovë, në të cilët theksohen probleme të trashëguara.

Shqipëria

Raporti sërish nënvizon se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Qeveria ka marrëveshje të veçanta me komunitetet fetare dhe ligji përcakton që qeveria do të japë mbështetje financiare për to. Por marrëveshja e qeverisë me Vëllazërinë Ungjillore Shqiptare (VUSH) sipas ligjit nuk e përcakton në mënyrë të qartë atë që të marrë një mbështetje të tillë, dhe me gjithë raportimin e VUSH-it qeveria nuk ndau fonde.

Qeveria, thuhet në raport, legalizoi gjatë vitit 135 ndërtesa, pronë e grupeve fetare, ndryshe nga viti 2018 kur ishin legalizuar 105 syresh, ndërsa statusi i 11 pronave të tjera është në shqyrtim e sipër.

Agjencia e Trajtimit te Pronave (ATP), tha në muajin shkurt se ka refuzuar 150 pretendime ndërsa ligji përcaktoi se ATP duhet të dërgojë 410 çështje të mbetura pezull në sistemin gjyqësor.

Komuniteti Islamik i Shqipërisë dhe ai Bektashi ngritën shqetësime në lidhje me ri ngritjen e kërkesave të tyre në sistemin gjyqësor si dhe raportuan probleme për statusin e pronave të caktuara. Drejtuesit e VUSH-it vazhduan të raportojnë vështirësi në blerjen e tokës për ndërtimin e vendeve të adhurimit dhe problemet në lidhje me tarifat e qeverisë komunale.

Komuniteti Islamik tha se nuk ka siguruar leje për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit Beder, një kërkesë e shtruar në vitin 2018, ndonëse Universiteti Beder ka siguruar akreditimin për pesë vjet të tjera në muajin nëntor.

Ky komunitet tha se qeveria nuk i njeh diplomat e lëshuara nga institucionet e huaja për teologji dhe studime fetare. Këshilli i Ministrave, nuk i ka miratuar rregulloret që do të mbështesnin zbatimin e një ligji të vitit 2017 mbi të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare, duke përfshirë lirinë fetare, thuhet në raport.

Gjatë protestave antiqeveritare, udhëheqësit fetarë lëshuan deklarata që dënonin dhunën dhe bënin thirrje për qetësi dhe dialog. Këshilli Ndërfetar nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën Shqiptare për bashkërendimin kundër ekstremizmit të dhunshëm në muajin maj për të forcuar bashkëpunimin në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe monitorimin e teksteve shkollore për të nënvizuar deklaratat çorientuese për besimin, thuhet në raport.

Më tej përmendet fakti se më 2 mars 2019, Komuniteti Islamik zgjodhi Bujar Spahiun kryetar të ri me mandat 5 vjeçar, në një konkurs që nxiti komente në media në lidhje me kandidatët, pretendimet për ndikime të huaja dhe shqetësime për procesin.

Zyrtarët e ambasadës amerikane u kërkuan sërish zyrtarëve qeveritarë që të përshpejtojnë procesin e shqyrtimit të kërkesave për pronat dhe t’u kthejnë grupeve fetare ndërtesat dhe pronat tjera të konfiskuara gjatë epokës komuniste. Ata gjithashtu i kërkuan qeverisë të njohë diplomat e lëshuara nga universitetet e huaja.

Programet e mbështetura nga ambasada amerikane u përqendruan në nxitjen e fuqizimit të grave në bashkësitë fetare dhe pajtueshmërinë e besimit fetar dhe demokracisë. Ambasada vazhdoi punën e saj me komunitetet fetare për të dekurajuar thirrjet ekstremistëve të dhunshëm të lidhur me fenë midis të rinjve. Në gusht një zyrtar i Departamentit të Shtetit u takua me drejtuesit e bashkësive fetare, Komitetin Shtetëror për besimet dhe zyrtarë të ministrisë së Arsimit për të diskutuar marrëdhëniet ndërmjet bashkësive fetare dhe përpjekjet për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 3.1 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët suni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind dhe bektashinjtë 2 për qind. Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare. Regjistrimi i ardhshëm bëhet në vitin 2021.

Shkollat publike janë sekulare, thuhet në raport, ndërsa shkollat private mund të ofrojnë mësime fetare. Bashkësitë fetare drejtojnë 114 institucione arsimore përfshirë universitete, shkolla fillore e të mesme, institucione parashkollore, kopshte, shkolla profesionale dhe jetimore. Shumica e tyre nuk kanë lëndë të detyrueshme të fesë, por i ofrojnë ato si zgjedhore

Qeveria ka vazhduar procesin e legalizimit të xhamive jozyrtare, kishave katolike e ortodokse dhe teqeve te bektashinjve të ndërtuara gjatë viteve të 90-ta. Agjencia e legalizimeve tha se deri në muajin shtator legalizoi 135 ndërtesa fetare, përfshirë 4 kisha katolike, 71 xhami, 12 kisha ortodokse dhe 48 teqe.

Komunitetet katolike, islame dhe ortodokse thonë se mbështetja financiare nga qeveria është 109 milion lek, afërisht 1.2 milion dollarë, njësoj që nga viti 2015.

Komisioni Shtetëror për Regjistrimin organizatave fetare, numëroi 611 grupe, duke përfshirë 248 fondacione, 323 Organizata Joqeveritare dhe 40 qendra që lidhen me besimet.

Në qershor, zyra e Presidentit dhe ambasada e Holandës, organizuan një konferencë ndërkombëtare mbi dialogun ndërfetar në Tiranë që trajtoi harmoninë ndërfetare si një faktor për qëndrueshmërinë shoqërore dhe politikat për menaxhimin e larushisë fetare. Në fjalën e tij, presidenti Ilir Meta tha se ai ishte krenar me “bashkëjetesën dhe harmoninë e bashkësive fetare”.

Në konferencën rajonale të muajit nëntori për avancimin e lirisë fetare, ambasadori amerikan për Liritë Fetare, u foli pjesëmarrësve për besimin si një mjet pajtimi, dha intervista për rëndësinë e lirisë fetare në Shqipëri dhe vizitoi vendet fetare në pjesën veriore të vendit së bashku me drejtuesit e bashkësive fetare të vendit.

Kosova

Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e besimit, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik, duke krijuar pengesa për ta në kryerjen e punëve të tyre. Parlamenti nuk shqyrtoi një projektligj që do t’i lejonte grupet fetare të regjistroheshin si persona juridik.

Ndërsa grupet fetare deklaruan se përgjithësisht kanë marrëdhënie bashkëpunuese me qeveritë komunale, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK) tha se këto qeveri nuk i trajtojnë organizatat fetare në mënyrë të barabartë për çështjet e pronës, përfshirë këtu edhe dhënien e lejeve dhe hapësirave për varrezat.

Përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) thanë se qeveria shkeli disa prej të drejtave pronësore të Kishës, të përcaktuara me Ligjin për Zonat e Posaçme të Mbrojtura, siç është refuzimi për të zbatuar një vendim gjyqësor tre-vjeçar për të njohur pronësinë e kësaj kishe në disa parcela toke rreth Manastirit të Deçanit si dhe ndërtimin e rrugëve që kërcënuan zonat e mbrojtura.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) raportoi dy raste të diskriminimit në lidhje me punësimin ndaj praktikuesve të besimit islam. Disa zyrtarë të BIK-ut deklaruan se shkalla e nxitjes së ndjenjave anti-myslimane në media u rrit dhe kjo mund të dëmtojë mundësitë e punësimit për myslimanët e devotshëm.

Policia raportoi 61 incidente me motive fetare në nëntë muajt e parë të vitit 2019 që kishin në shënjestër kryesisht tempujt dhe varrezat. Shumë incidente kishin të bënin më përkatësinë etnike por edhe fetare, thuhet në raport, në të cilin përmenden rastet e kërcënimit të një prifti ortodoks në Artanë dhe dëmtimi i varrezave ortodokse në komunën e Lipjanit në dy incidente. Qeveritë lokale dhe ajo qendrore i dënuan rastet duke kërkuar vënin e autorëve para drejtësisë, thuhet në raport në të cilin përfshihen edhe protestat në Gjakovë kundër vizitave të pelegrinëve serbë.

Zyrtarët e ambasadës amerikane vazhduan të inkurajojnë forcimin e mekanizmave nga qeveria për të mbrojtur vendet fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që i japin të drejtë Kishës Ortodokse serbe dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth pronave të saj.

Ambasadori dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës u takuan me udhëheqësit fetarë për të diskutuar shqetësimet e tyre dhe i inkurajoi ata që të nxisin tolerancën fetare dhe të përmirësojnë dialogun ndërfetar.

Në muajin nëntor ambasadori amerikan për Liritë Fetare takoi udhëheqësit e komuniteteve kryesore fetare dhe në një takim me grupet fetare e sekulare të të rinjve bëri thirrje për liri dhe pluralizëm të më madh fetar.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 1.9 milion banorë sa vlerësohet se ka Kosova, 95.6 për qind janë myslimanë, 2.2 për qind katolikë si dhe 1.4 për qind i përkasin besimit ortodoks. Ligji nuk përcakton një besim zyrtar, por rendit pesë bashkësitë fetare “tradicionale” që marrin mbrojtje dhe përfitime shtesë, përfshirë ulje taksash.

Raporti thekson se sipas ligjit institucionet arsimore publike do të përmbahen nga mësimi i fesë ose nga aktivitete të tjera që përhapin një besim. Ky ligj është i pazbatueshëm në shkollat që funksionojnë nën strukturat paralele të drejtuara nga qeveria serbe, mbi të cilat qeveria e Kosovës nuk ka kontroll. Një qarkore administrative e ministrisë së Arsimit për kodin e sjelljes dhe masat disiplinore ndalon nxënësit të mbajnë “uniforma” fetare në mjediset shkollave fillore dhe të mesme. Sipas Bashkësisë Islame, nuk pati raste pengesash në shkolla lidhur me këtë kod.

Por, udhëheqësit e kësaj bashkësie raportuan diskriminim në punësimin e aplikuesve myslimanë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ndaj mësuesve që kishin veshje fetare.

Në raport thuhet mes tjerash se në fund të vitit, komuna e Prishtinës dhe komuniteti hebraik vazhduan të mos pajtoheshin për një lokacion të përshtatshëm për ndërtimin e një sinagoge, për të cilën komuna lëshoi një leje ndërtimi në vitin 2016. Komuniteti hebraik refuzoi një truall në periferi të qytetit të ofruar nga qeveria komunale e cila kërkesën për një truall në afërsi të qendrës së Prishtinës.

Drejtuesit e grupeve fetare vazhduan të takoheshin herë pas here për të diskutuar marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, të drejtat e pronës, përparësitë legjislative dhe çështjet e komunitetit lokal. Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë vazhdoi të bashkërendojë disa veprimtari midis grupeve fetare, përfshirë takimet me autoritetet qendrore dhe lokale, për të diskutuar çështje të tilla si lejet për ndërtimin e tempujve fetar. OSBE-ja, thuhet në raport, gjithashtu përfshiu përfaqësues të të gjitha bashkësive kryesore fetare në këshillat komunale të sigurisë.

(Marrë nga VOA)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet raporti i dash raporti per lirite fetare raporti i dash raporti per lirite fetare

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit