LIVE UPDATES
Politike

Raporti i DASH, reagon ‘Zgjidhja’: PPP-të e lëshuara nga PD dhe PS janë antikombëtare

11 Korrik 2019, 20:44 Nga DOSJA
Raporti i DASH, reagon ‘Zgjidhja’: PPP-të e lëshuara nga

TIRANË– Partia ‘Zgjidhja’ ka komentuar raportin e DASH lidhur me klimën e biznesit në Shqipëri. (Lexo këtu)

Në një deklaratë për shtyp, “Zgjidhja” ka deklaruar se Rilindja e ka ngritur korrupsionin në sistem dhe PPP-të e nënshkruara nga PD-ja dhe Rilindja janë marrëveshje antikombëtare.

“‘Zgjidhja’ u ka premtuar shqiptarëve se me ardhjen në pushtet do t’i ndalojë përfundimisht këto praktika dhe do vendosë tatime të jashtëzakonshme për të gjitha këto marrëveshje turpëruese dhe falimentuese, do t’ua rimarrë PPP-ve dhe do t’ua shpërndajë shqiptarëve sërish këto fonde të vjedhura, duke i investuar në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe për një rifillim të ngritjes ekonomike të vendit.”

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

DASH dhe KE tregojnë zhvatjen e Shqipërisë nga klientët e Rilindjes

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi sot raportin për “Klimën e Investimeve për 2019-ën”, duke u shprehur i shqetësuar për korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, zbatimin e dobët të kontratave si dhe peripecitë që heqin investitorët e huaj në Shqipëri. Për DASH Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes, me korrupsion, mungesë në transparencën e prokurimeve publike dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme. Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politika specifike dhe shprehin shqetësimin rreth përputhshmërisë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri.

Raporti i DASH-it i cilëson korruptive prokurimet që bën qeveria, ndërsa PPP-të si vrasëse të konkurrencës, duke u dhënë të drejtë të gjitha raporteve që e perceptojnë Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

Po sot Komisioni Europian alarmoi për fondet që po marrin PPP-të dhe mungesën e investimeve në arsim dhe shëndetësi. Duke analizuar programin e pestë të reformave ekonomike (ERP) për periudhën 2019-2021, të hartuar nga qeveria shqipare, këmbanat e alarmit bien për nivelin e lartë të borxhit publik, mbledhjen e ulët të taksave, nivelin e ulët të konkurueshmërisë, papunësinë e lartë te të rinjtë, cilësinë e ulët të edukimit, mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar etj dhe mbi të gjitha mungesën e vlerësimit të rrezikut për pagesat që duhen bërë për projektet e partneritetit publik privat (PPP).

Të vetmit tregues me rritje janë shumat që buxheti do t’u paguajë klientëve të qeverisë për PPP-të, që sot janë sa 31% e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) dhe që do të shtohen edhe me 15% të tjera këtë vit.

Ky lumë parash do t’u merret sektorëve prioritarë si arsimi dhe shëndetësia, që prej vitesh kanë financimet më të ulëta në rajon. Por qeveria planifikon t’i ulë edhe më tej financimet në arsim, nga 2.5% në 2.2% të PBB dhe ato në shëndetësi nga 3.0% në 2.7% të PBB si dhe për mbrojtje sociale të shtresave në nevojë nga 9.0 % në 8.6% të PBB-së.
Ajo që do të trashëgojë vendi pas vitit 2021 do të jetë ‘toka e djegur’ e buxhetit të shtetit, një krim me financat publike dhe të ardhmen e vendit.

‘Zgjidhja’ ka deklaruar se Rilindja e ka ngritur korrupsionin në sistem, si asnjëherë më parë dhe të vetmit që bëjnë biznes janë klientët e qeverisë. PPP-të e nënshkruara nga PD-ja dhe Rilindja janë marrëveshje antikombëtare, janë pakte kriminale mes qeverive dhe klientëve të tyre, që ia pijnë gjakun vendit, e falimentojnë buxhetin dhe ekonominë.
‘Zgjidhja’ u ka premtuar shqiptarëve se me ardhjen në pushtet do t’i ndalojë përfundimisht këto praktika dhe do vendosë tatime të jashtëzakonshme për të gjitha këto marrëveshje turpëruese dhe falimentuese, do t’ua rimarrë PPP-ve dhe do t’ua shpërndajë shqiptarëve sërish këto fonde të vjedhura, duke i investuar në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe për një rifillim të ngritjes ekonomike të vendit.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e tij për klimën e investimeve në Shqipëri. Sipas raportit, Shqipëria shënon rritje në ekonomi, por është gjithnjë e më e vështirë për investitorët e huaj që të vijnë në vendin tonë.

Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike partia zgjidhja raporti i dash partia zgjidhja raporti i dash

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj