LIVE UPDATES
Bota

Raporti i Këshillit të Evropës: Rriten kërcënimet ndaj gazetarëve

27 Prill 2022, 19:43 Nga DOSJA
Raporti i Këshillit të Evropës: Rriten kërcënimet ndaj

BRUKSEL- Numri më i madh i rasteve të maltretimeve dhe frikësimit të gazetarëve gjatë vitit 2021 dhe fillimit të vitit 2022 u regjistrua në Poloni, Rusi, Serbi, Slloveni dhe Britani, sipas raportit të Këshillit të Evropës “Mbrojtja e lirisë së shtypit në kohë tensionesh dhe konfliktesh”, botuar më 27 prill.

Raporti i 15 organizatave të medias, partnerë të Këshillit të Evropës, tregoi se përqindja e kërcënimeve ndaj lirive të medias u rrit në mënyrë dramatike në vitin 2021 dhe se po këtë vit u regjistruan 41 për qind më shumë kërcënime serioze ndaj lirisë së medias sesa në vitin 2020.

“Shumica e kërcënimeve ndaj gazetarëve ishin të përqendruara ndaj jetës, shëndetit dhe integritetit fizik të tyre. Numri më i madh i këtyre kërcënimeve është bërë nga persona të panjohur, në komunikim me shkrim dhe online, ndërsa si trend i ri janë vërejtur edhe kërcënimet përmes telefonit. Në këtë kuptim, dallohen Rusia, Serbia, Qiproja dhe Bullgaria”, thuhet në raport.

Theksohet se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka pasur raste kur zyrtarë shtetërorë kanë sulmuar edhe gazetarë të mediave kombëtare dhe sulmet kanë qenë veçanërisht të theksuara në mitingje dhe protesta.

“Siguria e stafit të medias në këto ngjarje ishte aq e rrezikuar sa në disa raste organizatat e medias dhe stafi i tyre ndaluan së shfaquri logon e tyre gjatë raportimit nga terreni”, thuhet në raport.

Theksohet se ka pasur kërcënime me vdekje ndaj gazetarëve, veçanërisht në Francë, Rusi, Spanjë, Holandë dhe Serbi. Ndërkaq, në këtë raport përmendet edhe Kosova, pavarësisht se nuk është pjesë e Këshillit të Evropës. Sipas raportit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës më 2021 ka regjistruar 29 raste të kërcënimeve dhe shkeljeve të tjera të lirisë së shtypit.

“Këto raste përfshijnë sulmet fizike, kërcënime ligjore të iniciuara nga prokurorët dhe fushatat e shpifjeve”, thuhet në raport.

Këshilli i Evropës përmend edhe votimin në Kuvendin e Kosovës më 6 dhjetor të vitit 2021 për të miratuar bordin e ri për transmetuesin publik Radion Televizionin e Kosovës.

“Procesi i rekrutimit dhe përbërja janë lavdëruar si brenda vendit ashtu edhe nga ndërkombëtarët”, thuhet në raport.

Raporti i Këshillit të Evropës vë në dukje se ka pasur edhe zhvillime pozitive dhe se disa vende që miratuan plane që synojnë përmirësimin e sigurisë së gazetarëve në përputhje me planet e veprimit britanik, holandez dhe suedez për sigurinë e gazetarëve, duke përfshirë Serbinë, e cila thuhet se në këtë drejtim ishte gjysmë e suksesshme.

Në tekstin e raportit thuhet se Qeveria e Serbisë krijoi një grup pune për sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve, në dhjetor 2020, por se në mars të vitit 2021 pesë shoqata të gazetarëve dhe mediave u tërhoqën nga ai grup, duke përmendur “mungesën e besimit në institucione dhe fushatën e orkestruar të shpifjeve dhe kërcënimeve ndaj grupit drejtues të gazetarëve hulumtues KRIK”.

Theksohet se në Serbi “paditë SLAPP [padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike] janë taktikë e zakonshme kundër mediave të pavarura në dhe në shënjestër është veçanërisht rrjeti kërkimor jofitimprurës për krimin dhe korrupsionin – KRIK”.

“Zakonisht, prokurorët i kërkojnë gjykatës që të detyrojë gazetarët dhe mediat të heqin publikimet, të kërkojnë falje, të publikojnë korrigjimin dhe të angazhohen që të mos raportojnë për një temë të caktuar në të ardhmen”, thuhet në raport.

Marrë nga REL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota rajoni gazetaret këshilli i evropes gazetaret këshilli i evropes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj