"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Raporti i Venecias/ Zëdhënësi i Metës: Brenda javës, presidenca jep opinionin e saj. S’ka shkelje kushtetute
30 Shtator 2019, 11:23Nga DOSJA
TIRANË-Pak ditë pasi Komisioni i Veneciaspublikoi raportin lidhur me shqyrtimin e veprimtarisë që presidenti Ilir Meta zhvilloi në muajin qershor me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka reaguar sërish presidenca. Zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, njofton se presidenca do të bëjë publike opinionin e saj për këtë raport të Venecias.
Tedi Blushi: Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.
ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!
MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!
MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!
MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES!
MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN!
Më 27 shtator, Komisioni i Venecias ka publikuar një raport, ku thuhet se e drejta e Presidentit për të shtyrë ose anuluar zgjedhjet është e diskutueshme dhe nuk mund të ushtrohet pa një bazë të veçantë ligjore. Sipas Komisionit të Venecias Presidenti mund t’i referohet vetëm një situate krize që është nën nivelin e veprimit të masave të jashtëzakonshme, por që sërish mazhoranca socialiste nuk mund t’a shkarkojë atë për këtë arsye.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Gazmend Oketa i cilësuar si ‘i larguari i Berishës’, tashmë prej disa muajsh është pjesë e Këshillit Kombëtar të PD.Në një intervistë për “Gazeta Shqip...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në rrjetet sociale ku shkruan se vëllai i deputetit socialist nuk paguan faturat e ujit. B...
FRANCË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë pjesë sot në shërbesën ceremonial për ish-presidentin francez, Jacques Chirak, i ndarë tashmë nga jeta pas ...
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku është marrë në pryetje nga Prokuroria e Përgjithshme e Tiranës pas hetimit të nisur për dhuratat q...
Tiranë- Ditën e sotme është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ku gjatë mbledhjes Balla për tërmetet u ka kërkuar deputetëve që të ndjekin zonat m...
TIRANË– Ish-ministri Niko Peleshi ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat se ka zhbllokuar në mënyrë të paligjsh...
TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kolonja ka deklaruar se ka nisur procesi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.Përsa...
TIRANË-Lideri demokrat, Lulzim Basha mblodhi sot në orën 11:00, Kryesinë dhe ish-Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, ku dha edhe porositë e tij për ...
TIRANË- Pavarësisht se vendi ndodhet në një krize politike, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të japë një tjetër mesazh të koduar nëpërmjet publikimit të nj...