LIVE UPDATES
Aktualitet

RAPORTI/ Kapja e shtetit nga bizneset, Shqipëria me presionin më të lartë në rajon

18 Nëntor 2021, 06:23 Nga DOSJA

Presioni i kapjes së shtetit nga bizneset në Shqipëri është më i larti në rajon, sipas një raporti të fundit të SELDI- rrjeti i Europës Juglindore për Lidership, Zhvillim dhe Integritet. Presioni i kapjes së shtetit nga bizneset në vend vlerësohet me 50 pikë, shumë më i lartë sesa vendet e tjera të rajonit. Shteti i dytë pas nesh është Kosova, që e ka treguesin 27, ndërsa më të ulët e ka Mali i Zi në 16 (shiko grafikun).

Sipas raportit, presioni i kapjes së shtetit të biznesit përqendrohet në presionin e monopolizimit në nivelin kombëtar, sektorial ose institucional.

Edhe për treguesin tjetër, mundësuesit e kapjes së shtetit, që përfshijnë faktorë institucionalë dhe mjedisorë në nivel kombëtar, Shqipëria ka nivelin më të lartë me 45 pikë, së bashku me Bosnjë Hercegovinën. Në këtë indikator diferenca nuk është shumë e lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Më i ulët është në Kosovë dhe mal të Zi (39).

Sipas raportit, diagnostikimi i Vlerësimit të Kapjes së Shtetit i SELDI-it (SCAD) në Ballkanin Perëndimor ka zbuluar se ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme të kapjes së shtetit.

Presioni i kapjes së shtetit në rajon mbetet ende në nivele të larta.

Rezultatet tregojnë se asnjë nga vendet nuk është afër kapjes së plotë të shtetit, por ka cenime kritike në funksionimin e kontrolleve dhe të ekuilibrave demokratikë dhe ekonomikë.

Gjetjet e SCAD-it tregojnë praninë e fortë të mundësuesve mjedisorë siç janë organizatat publike jo-efektive, të cilave ju mungon integriteti, paanëshmëria dhe protokollet e fuqishme anti-korrupsion. Gjetjet, gjithashtu tregojnë simptoma aktuale të presionit të kapjes së shtetit nga biznesi, për shembull, monopolizimi që ndodh në nivel kombëtar, sektorial ose institucional. Presioni i monopolizimit është më i larti në Shqipëri dhe Kosovë.

Nivele të konsiderueshme janë regjistruar gjithashtu në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Serbi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. SCAD-i tregon simptomat e zhvillimeve të tilla në sektorët kryesorë ekonomikë. Një nga këta sektorë është energjetika, për shkak të niveleve të larta të përqendrimit, mungesës së transparencës dhe strukturës joefikase të qeverisjes së ndërmarrjeve shtetërore si dhe të mungesës së mbikëqyrjes së duhur rregullatore.

Shkalla në të cilën korrupsioni tolerohet nga publiku i gjerë është një tregues i rëndësishëm i progresit të integritetit të zyrave publike. Sistemi i Monitorimit të Korrupsionit (SMK) i SELDI-it, i cili mat format më të vogla të korrupsionit (ryshfetit), tregon se pranueshmëria e korrupsionit mbetet relativisht e lartë në Ballkanin Perëndimor. Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova shfaqin pranueshmëri më të lartë se pjesa tjetër. Kjo, gjithashtu korrespondon me nivele të caktuara të presionit të korrupsionit – shumica dërrmuese (82%) e qytetarëve në rajon, që besojnë se korrupsioni është i pranueshëm në parim, presin që t›u kërkohet ryshfet. Edhe më e rëndësishmja, më shumë se gjysma (62%) e atyre që nuk e pranojnë korrupsionin si normë ende mendojnë se ka të ngjarë të bëhen viktima të presionit të korrupsionit.

Bosnjë Hercegovina ka presionin më të lartë për Korrupsion presioni për të dhënë ryshfet) në rajon (55) e ndjekur nga Shqipëria (48.2) dhe niveli më i ulët është në Serbi (26.9).

Maqedonasit dhe shqiptarët presin që të kenë presionin më të madh për të dhënë ryshfet.

Në Shqipëri është perceptimi më i lartë publik se gjykatësit, juristët dhe prokurorët publikë janë të korruptuar./MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet korrupsion korrupsion ne shqiperi shqiperia korrupsion korrupsion ne shqiperi shqiperia


Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Nëntor 2021, 20:55

Zjarr në një servis makinash në Gjirokastër

GJIROKASTËR– Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pikë servisi makinash në qytetin e Gjirokastrës. Nga të dhënat e para rezulton se zjarri ësh...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj