LIVE UPDATES
Bota

Raporti kritikues i “Amnesty International”: Kompanitë farmaceutike nuk ndihmuan vendet e varfëra

22 Shtator 2021, 12:57 Nga DOSJA
Raporti kritikues i “Amnesty International”: Kompanitë

SHBA- Organizata “Amnesty International” akuzoi kompanitë kryesore farmaceutike në botë për krijimin e një “krize të pashembullt në raport me të drejtat e njeriut” duke mos siguruar vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19s për vendet e varfra.

Në një raport të lëshuar të mërkurën, organizata e cila mbron të drejtat e njeriut thotë se kompani si AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna, Novavax dhe Pfizer/BioNTech, “nuk kanë arritur të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj të drejtave të njeriut”, duke refuzuar të marrin pjesë në nismat globale të shpërndarjes së vaksinave dhe ofrimit të teknologjisë për prodhimin e tyre duke hequr dorë nga patentat mbi vaksinat.

Sipas organizatës vetëm një pjesë e vogël ose 0.3 për qind e 5.76 miliardë dozave të shpërndara në të gjithë botën kanë shkuar në vendet me të ardhura të ulëta, ndërsa 79 për qind kanë shkuar në vendet me të ardhura të larta e të mesme. Sipas organizatës pabarazia po i çon sistemet e dobësuara shëndetësore edhe “më në ekstrem si dhe po shkakton me dhjetëra mijëra vdekje çdo javë, të cilat mund të ishin parandaluar”, veçanërisht në disa pjesë të Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë.

Organizata thotë se vetëm kompanitë Pfizeri/BioNTech dhe Moderna të marra së bashku do të fitojnë deri në fund të vitit 2022, 130 miliardë dollarë.

Përfitimet nuk duhet të vendosen kurrë përpara jetës së njeriut“, tha Agnès Callamard, Sekretare e Përgjithshme e Amnesty International.

Organizata u bëri thirrje qeverive dhe kompanive farmaceutike t’u japin menjëherë 2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme për të përmbushur qëllimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar 40 për qind të popullsisë në këto rajone deri në fund të vitit.

Raporti u publikua përpara një Samiti virtual mbi Çështje të COVID-it që drejtohet nga Presidenti amerikan Joe Biden. Takimi i nivelit të lartë mbahet mbahet paralelisht me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Zoti Biden pritet të shpallë një objektiv global për vaksinimin e 70 për qind të popullsisë botërore së bashku me synimet e Uashingtonit për të blerë 500 milionë doza të tjera të vaksinës së Pfizer-it çka do t’i çonte totalin e përgjithshëm të doza të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara në më shumë se 1.1 miliardë.

Amerika është e përkushtuar të mposhtë COVID-19. Sot Shtetet e Bashkuara do të dyfishojnë numrin e përgjithshëm të vaksinave të dhuruara në nivel global në më shumë se 1.1 miliardë. Për çdo dozë të injektuar tek amerikanët deri më sot, ne po dhurojmë tre të tilla në nivel global “, shkruante Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një postim në Twitter të mërkurën.

Ndërkohë Banka Aziatike për Zhvillim tha se vitin e kaluar pandemia ka të ngjarë të ketë futur 80 milionë njerëz në vendet në zhvillim të këtij rajoni, në varfëri ekstreme./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota agnès callamard amnesty international antony blinken joe biden agnès callamard amnesty international antony blinken joe biden

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje