LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Raporti për Komitetin Qendror: Çarja e gomave të automjeteve në 5 ambasada…

7 Shkurt 2022, 06:41 Nga DOSJA
Raporti për Komitetin Qendror: Çarja e gomave të automjeteve

Dashnor Kaloçi

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), që janë shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret” e cila i përket viteve 1980-1982.

Behet fjalë për ngjarjen e bujshme të çarjes së gomave të disa prej automjeteve të trupit të huaj diplomatik të akredituara në Tiranë, e cila shqetësoi deri udhëheqësin kryesor të Partisë, Enver Hoxhën, që i telefonoi menjëherë ministrit të Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, ku, në kulmin e zemërimit, “Komandanti” i tha: “Nëse për 24 orë nuk e gjeni se kush dhe përse i ka dëmtuar automjetet e ambasadave të huaja në Tiranë, gjej vrimë dhe futu”! Alarmi i ministrit të Brendshëm Feçor Shehu, i cili thirri në një mbledhje urgjente, të gjithë drejtorët kryesorë të dikasterit që drejtonte dhe pasi iu bëri të qartë shqetësimin e madh të “Komandantit”, se mos ajo ngjarje do krijonte incident diplomatik me disa shtete, organet e Sigurimit të Shtetit dhe struktura të tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda 24 orësh, arritën të zbulonin autoren e “krimit”, Prendushme Deda, punëtore e Ndërmarrjes Komunale të kryeqytetit, që punonte në pastrimin e rrugëve, e cila u kap në flagrancë përpara Hotel “Dajtit” teksa çante gomat e disa prej automjeteve, të trupit diplomatik në Tiranë.

Dëshmia e rrallë e ish-Drejtorit të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Neshat Tozaj, të dhënë pak kohë para se ai të ndahej nga jeta, lidhur me debatet e ashpra e përplasjen e tij, më ministrin Feçor Shehu, pasi ai, si titullar i laboratorit që drejtonte, nuk pranoi të firmoste akt-ekspertimin, për të konsideruar “armë të ftohtë” mjetin prerës, me të cilën punëtorja e pastrimit, kishte çarë gomat e disa prej automjeteve me targa “CD”! Kërcënimi i Feçor Shehut, për vartësin e tij që e shkarkoi menjëherë nga detyra, duke e dërguar si skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re” dhe odiseja e gjatë e Tozajt, për të vënë në vend nderin dhe dinjitetin e tij, duke i dërguar letra ankesash kryeministrit Mehmet Shehu dhe më pas Enver Hoxhës, gjë e cila u bë shkak e solli dhe ftohjen e përplasjen e parë midis dy krerëve më të lartë të Shqipërisë komuniste, të asaj kohe!

Akuzat e Enverit ndaj Mehmet Shehut, se: përse ai e kishte mbajtur të fshehtë ngjarjen e bujshme, që tronditi Tiranën zyrtare, (nga frika e ndonjë incidenti diplomatik me disa shtete), ku pas vdekjes së tij dhe arrestimit të Kadri Hazbiut e Feçor Shehut, ajo ngjarje ridoli “në skenë” dhe si rezultat, u liruan nga burgu e internimi të gjithë pjesëtarët e “grupit armiqësor”, që ishin akuzuar për dëmtimin e automjeteve të ambasadave të huaja (me përjashtim të Prendushe Dedës, që u lirua me amnistinë e vitit 1986), e kthimin në vendin e punës së Neshat Tozajt, (si Drejtor i Laboratorit Qendror Kriminalistik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme) i cili disa vite më pas, shkroi romanin “Thikat”, që asokohe do të bënte një bujë të madhe, duke u ribotuar disa herë!

Dokumenti sekret me relacionin e hartuar nga Rexhep Kolli, funksionar i lartë në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së për organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dërguar eprorëve të tij, lidhur me problemin e “Grupit kriminal armiqësor”, që ishin arrestuar e dënuar për dëmtimin e automjeteve të ambasadave të huaja në Tiranë!

16.3.1982 Sekret

NJOFTIM

PËR SQARIMIN E ÇËSHTJES TË NGRITURA NGA ANËTARI I PARTISË NESHAT TOZAJ NË LETRËN DREJTUAR SHOKUT ENVER HOXHA

Në këto mbledhje, i’u bë një analizë e thellë shkaqeve që çuan në shkeljet flagrante të ligjshmërisë, duke u marrë edhe masat e nevojshme.

Për shokun Elham Gjika, u tha se me që ka një kohë të gjatë në Drejtorinë e Hetuesisë, duke gjykuar se “ka drejtuar dhe zhvilluar procese penale të mëdha, për nga rëndësia e karakteri”, u bë edhe drejtor e mbahej nga shoku Feçor Shehu dhe Bato Karafili, ka ushqyer mendimin se “unë jam më i afti”, “unë i di mirë ligjet e normat juridike”, se “ligjet e normat, janë për të tjerët dhe jo për mua”!

Kështu u kultivua dhe lulëzoi tek ky shok mendjemadhësia, mbivlerësimi i vetes dhe nënvlerësimi i shokëve, tendenca e vetëkënaqësisë dhe euforisë, shfaqjet e punës për t’u dukur, prepotenca dhe arroganca. Këto koncepte, shfaqje dhe qëndrime të huaja, u argumentuan me fakte dhe raste konkrete.

Në diskutimin e tij, duke pranuar të gjitha kritikat që i’u bënë shokut Elham, ndër të tjera ai tha: “Sot mësova se çdo të thotë të bësh një mbledhje organizate, sipas normave të Partisë. Unë kam ndikuar keq në organizatën bazë dhe në drejtimin e punës së Drejtorisë…, mendjemadhësia më çoi në eufori, në mendimin se unë jam më i afti dhe kështu cënova kolegjialitetin, ja hipa kalit për së prapthi…!

Nisur nga mendimi se do të zbuloja një gjë të madhe, ngula këmbë të arrestohet ajo vajzë…, koncepti i punës për bujë, më shtyu të mos ndalesha më vonë për t’i korrigjuar gabimet në këtë proces, aq më tepër kur morra vesh personalitetin e të pandehurave dhe sinjalizimet e Prokurorisë…!

Në të metat e mija ka ndikuar edhe shoqëria me shokët Feçor Shehu dhe Bato Karafili, të cilët duhet të kenë vënë re te unë shenjat e mendjemadhësisë, por nuk më kanë kritikuar…, u bë mirë që më shkundi organizata bazë, se kisha rënë në eufori. Për sa i përket masës, mendoj se kam nevojë për riedukim. Pra të më jepet masa më e rëndë”.

Organizata bazë e Partisë, i dha vërejtje të rëndë me shënim në kartën e regjistrimit dhe propozoi që të shkarkohet si drejtor, e të shkojë në bazë në sektorin e Hetuesisë. Tre komunistë, midis tyre edhe vetë shoku Elham, ishin për kthimin në kandidat partie dhe dërgimin në bazë, jashtë sektorit të Hetuesisë. Komiteti i Partisë, qe i mendimit që të mbetej vetëm me masat vërejtje e rëndë në kartën e regjistrimit. Dy anëtarët e Komitetit të Partisë ishin për masë më të rëndë.

Për shokun Feçor Shehu, u theksua se; mban përgjegjësi për mungesë kontrolli ndaj Drejtorisë së Hetuesisë, që e ka në varësi direkte, ai nuk duhej që të lejonte që sekretari i tij, Farudin Poçari, të bënte akt-ekspertimin, për më tepër të ishte njohur me konkluzionet e Laboratorit Qendror të Kriminalistikës.

Ai nuk duhej të mjaftohej vetëm me dhënien e porosisë “të analizohet shkelja e ligjshmërisë”, por analizën ta organizonte e ta drejtonte vetë. Veç kësaj, ai nuk kërkoi llogari, ç’u bë me porosinë e dhënë dhe mbi bazën e familjaritetit të sëmurë, e firmosi një përgjithësim formal. Kritika ju bë shokut Feçor edhe për atë që e ka mbajtur afër dhe e ka përkëdhelur shokun Elham Gjika.

Shokun Bato Karafili, e kritikuan sepse ndonëse i mësoi këto shkelje, që në prill të vitit 1981, nuk u ndal e nuk kërkoi që të analizohen thellë në Parti, por u mjaftua me informimin e përciptë dhe formal që bë në kolegjium, në Komitetin e Partisë të Ministrisë dhe në organizatën bazë.

Ky shok, u kritikua gjithashtu për shoqëri të tepruar me shokun Elham Gjika, i cili edhe pse kishte humbur teserën e Partisë, për çka ishte ndëshkuar e më vonë kishte bërë shkelje të rënda të ligjshmërisë, me rekomandimin e shokut Bato, u zgjodh delegat për në Kongresin e 8-të të Partisë.

Në lidhje me këtë proces, të meta kanë pasur edhe organet e Prokurorisë e të Gjykatës. Prokuroria e Përgjithshme, deri sa pa që Prokuroria e rrethit nuk bindej, nuk duhej të jepte urdhër për sanksionimin e arrestit pa e parë e studiuar thellë çështjen.
Nga ana tjetër, kur ajo u vu në dijeni të shkeljes, nuk duhej të mjaftohej vetëm me një ndërhyrje, por të kërkonte që të viheshin përpara ligjit, shkelësit. Kur u zbulua heqja e akteve nga dosja hetimore, Gjykata në vend që t’i jepte pafajësinë Lindita Bekës, morri një vendim oportunist, duke thënë: “Të kthehet çështja për ri hetim”.

Nga verifikimet dhe analizat që u bënë për këto shkelje të ligjshmërisë, doli gjithashtu se; është ende e mefshtë jeta e brendshme e organizatave bazë dhe e Komitetit të Partisë së Ministrisë. Ka munguar kritika dhe kërkesa e fortë e llogarisë, në disa raste ka sunduar frymë e komandimit, e familjaritetit të sëmurë dhe euforia.

Për të gjitha këto, ne dhamë porosi e u murrën masa për t’u vënë në vend drejtësia:

Dega e Hetuesisë e Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës dha llogari në Uzinën “Dinamo”, për marrjen të pandehur e dënimin me të padrejtë të Lindita Bekës. Asaj ju dha paga për kohën e qëndrimit në burg, ju sigurua edhe strehimi.
Ju paraqit një relacion Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve, dhe ai më 12.1.1982, vendosi e ua hoqi si të pabazuar masën e internimit, Kudrete Dobit, Natsha Egro, Dedë Laskut dhe Ndoc Laskut.
Për ta, ju rekomandua Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit të Tiranës, që t’u ri jap të drejtën e banimit dhe të strehimit.
Veç këtyre, kemi mendimin që të merren edhe këto masa:
-Shoku Elham Gjika, për të metat dhe shkeljet e bëra, të qarkulloj.

– Shoku Feçor Shehu, të bëj autokritikë në organizatën bazë për para efektivit të Drejtorisë së Parë e të Drejtorisë së Hetuesisë.

-Shoku Neshat Tozaj, të rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si njeriu që ka luftuar për të mbrojtur ligjin dhe normat e Partisë.

-Për sa i përket gabimeve dhe shkeljeve të bëra nga shokët Farudin Poçari, Kadri Gojashi, Sokol Koleka, etj., t’u shtrohet çështja në organizatat bazë ku të japin llogari e të mbahet qëndrim sipas shkallës së fajësisë.

22.1.1982 Rexhep Kolli

Raport-informacioni i grupit të instruktorëve pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së për organet e Punëve të Brendshme, dërguar eprorëve të tyre lidhur me ngjarjen e çarjes së gomave të automjeteve të disa ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë

KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË

Sekret

I N F O R M A C I O N

Natën më 20 dhe 22 tetor 1980, në qytetin e Tiranës u janë çarë me thikë gomat dhjetë automjeteve të përfaqësive të huaja diplomatike. Ndër to, 4 i përkasin ambasadës bullgare, 3 asaj greke, dhe 1 ambasadave çeke, polake dhe daneze. Këto akte janë kryer përpara Hotel “Dajti”-t në qendrën e banimit të diplomatëve, në Rrugën “Pjetër Budi”, dhe para ambasadës greke në Rrugën “Rreshit Çollaku”.

Deri tani autorët nuk janë zbuluar e nuk dihen konkretisht, përveç ndonjë dyshimi që është krijuar për persona të veçantë.

Drejtoria e Punëve të Brendshme në Tiranë dhe Ministria, i kanë vlerësuar këto si një akt i rëndë armiqësor me karakter politik të organizuar dhe kanë përcaktuar masat përkatëse e të drejta, për zbatimin e të cilave po punohet intensivisht.

Komiteti i Partisë i rrethit të Tiranës, me të marrë dijeni, bëri një mbledhje operative me aparatin e tij, me pjesëmarrje edhe të sekretarëve të Komitetit të Partisë së Rajoneve, ku shtroi detyrën që organet dhe organizatat bazë të partisë, të vihen në krye të udhëheqjes për forcimin e vigjilencës revolucionare, për të marrë masa të gjithanshme për ngritjen e opinionit shoqëror kundër këtyre akteve të shëmtuara dhe për të zbukuruar e demaskuar me çdo kusht autorët e tyre.

Duke marrë dijeni mbi këto ngjarje, shkuam në Drejtorinë e Tiranës dhe pamë e ndihmuam për masat e mëtejshme që duhet të merren nga Komiteti dhe organizatat bazë të Partisë së Drejtorisë. Theksin e vumë në domosdoshmërinë e punës së organizuar që do bërë për të rrënjosur te çdo komunist e kuadër, bindjen se ky është një akt i mprehtë politik dhe jo diçka ordinere.

Të luftohet ashpër ndonjë mëndim jo i drejtë e de mobilizues se ngjarjet kanë ndodhur në objekte që mbulohen nga sektorët përkatës të aparatit qendror të Ministrisë e jo nga Drejtoria, të sigurohet tendosja e gjithanshme e tërë efektivit dhe të forcohet kontrolli e kërkesa e llogarisë për të zbatuar me disiplinë të rreptë të gjitha detyrat e masat e përcaktuara për këtë çështje.

Në përfundim do të analizohet e do të nxirren konkluzionet e nevojshme mbi ngjarjen e mbi çështjet që kanë të bëjnë me përmirësimin e punës për sigurimin fizik të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në vendin tonë.

GRUPI I INSPEKTORËVE PËR ORGANET E PUNËVE TË BRENDSHME

23.10.1980

/MEMORIE.AL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur ambasadat dashnor kaloci ambasadat dashnor kaloci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj