LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Raporti sekret i ministrit Hekuran Isai: Ushtarët e portit i kemi ndërruar disa herë, se janë implikuar në kontrabandë flo

21 Korrik 2020, 13:47 Nga DOSJA
Raporti sekret i ministrit Hekuran Isai: Ushtarët e portit i kemi

TIRANË- Publikohen disa dokumente të panjohura arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) dhe Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat bëhen publike për herë të parë, ku ndodhet një korrespodencë e titullarve kryesorë të Ministrisë së Jashtme, me ambasadën italiane në Tiranë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në Romë, lidhur me ngjarjen e datës 6 janar 1989, kur anija “Dukati” gjatë lundrimit në Detin Adriatik, u rrëmbye nga kapiteni i saj, Enver Meta, i cili kishte fshehur tetë shokë të tij në ambientet e anijes dhe bashkë me ta, mbajti peng shtatë pjestarët e ekuipazhit, deri sa dolën në portin e Brindizit. E gjithë kronologjia e asaj ngjarje të rëndë që pati jehonë të madhe në shtypin italian, e cila jo vetëm që shkatoi një përplasje të fortë diplomatike në mes Tiranës zyrtare dhe Romës, por shkaktoi një furtunë të madhe në rradhët e Ministrisë së Brendshme në Tiranë, Portin Detar, Komitetin e Partisë së Durrësit, ku u shkarkuan apo i’u dhanë masa të rënda ndëshkimore rreth 30 zyrtarëve të lartë të zinxhirit drejtues, nga nënoficeri i Pikës së Kalimit Kufitar, Kryetari i Degës së Punëve të Brendëshme, Drejtori i Portit, Sekretari i Parë i Komitetit Partisë të Durrësit, Qirjako Mihali, e deri tek Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, si dhe vetë ministrit Hekuran Isai, që i’u dha vërejtje e rëndë në mbledhjen e Byrosë që vazhdoi për disa ditë me radhë nën drejtimin e Ramiz Alisë, ku pati përplasje të forta midis antarëve të saj, me akuza të ndërsjellta për abuzime dhe shpërdorime, e deri në problemet familjare që ata kishin.

Në mesin e viteve ’60, teksa shkrimtari dhe studjuesi i njohur, Nasho Jorgaqi, po shkruante skenarin e filmit “Dueli i heshtur”, që bazohej mbi një ngjarje të vërtetë të ndodhur në vitet e para të pasluftës në portin e Durrësit dhe ujrat territoriale shqiptare në Detin Adriatik (ngjarje e cila edhe sot e kësaj dite mbart mbi vete shumë mistere dhe nuk është zbardhur ende), nuk do t’i shkonte kurrë ndërmend, se ajo ngjarje do të përsëritej pikë për pikë, plot 42 vite më vonë, në janarin e vitit 1989. Por ndryshe nga ajo e fillimit të qershorit të vitit 1947, kur marinari Spiro Kote, (i interpretuar në film nga i madhi Rikard Ljarja), arriti ta kthente anijen në Portin e Durrësit, pasi kishte vrarë më parë tre pjestarët e ekuipazhit me në krye “kapterr Ramiun”, kapiteni i anijes “Dukati”, arriti të arratisej nga Shqipëria së bashku me tetë shokët e tij që i kishte të fshehur në ambientet e anijes, duke e ankoruar atë në portin e Brindizit, pasi kishte mbajtur peng shtatë pjestarët e ekuipazhit në hambarët e anijes. Kjo ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht një nga historitë më të pazakonta të ndodhura plot tre dekada të shkuara që pati një jehonë të madhe në shtypin italian, jo vetëm që shkaktoi një furtunë të vërtetë në rradhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe, ku u shkarkuan apo u dhanë dënime e masa të rënda ndëshkimore rreth 30 persona të zinxhirit drejtues e zyrtarë të lartë, duke filluar nga nënoficeri i Pikës së Kalim Kontrollit në Portin e Durrësit, (që s’kishte kryer si duhet kontrollin e anijes para daljes në det), Kryetari i Degës së Punëve të Brendëshme, Drejtori I Portit Detar të Durrësit, Sekretari i Parë i Komitetit Partisë të Durrësit, Qirjako Mihali,  e deri tek Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, si dhe vetë ministrit të Punëve të Brendëshme, Hekuran Isai, të cilit i’u dha vërejtje e rëndë në mbledhjen e Byrosë Politike që u zhvillua për disa ditë me rradhë nën drejtimin e Ramiz Alisë. Ku si rrallë ndonjëherë, të gjithë anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, u përfshinë në debate të ashpra me njëri tjetrin, me akuza të ndërsjellta për abuzime, shpërdorime e deri tek problemet familjare të tyre. Lidhur me sa më sipër, pra që nga ngjarja e pazakontë e 6 janarit të vitit 1989, negociatat e qeverisë shqiptare me atë italiane për kthimin në Shqipëri të “Grupit terrorist” prej tetë personash me në krye, Enver Metën, që “ishin implikuar në kontrabandë droge” etj., proçesin hetimor ndaj tyre në Durrës, si dhe mbledhjet e gjata tepër të acaruara të Byrosë Politike, Memorie.al disponon dy dosje voluminoze të cilat kanë qenë me siglën “Tepër sekret” dhe tashmë prej disa kohësh të deklasifikuara, duke i bërë ato publike për herë të pare.

Raporti sekret i ministrit të Punëve të Brendëshme, Hekuran Isai, lidhur me dënimet dhe masat e rënda që u dhanë për ngjarjen e anijes “Dukati”

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISET E SHQIPERISE SEKRET                                         

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDESHME Ekzemplar Nr.3                  

NR.281 PROT

Tirane, më 13.1.1989

I N F O R M A C I O N

PER ARRATISJEN E 9 PERSONAVE NGA RRETHI I DURRESIT

Më datën 6 janar 1989 realizuan arratisjen me motobarkën “Dukati” 9 persona ndër të cilët Enver Halit Meta, lindur e banues në Durrës, vjeç 30, i martuar me 2 fëmijë, kapiten i motobarkës “Dukati” dhe Bardhyl Jakup Vogli, lindur e banues në Durrës, vjeç 22, i pamartuar, me arsim 8-vjecar, punëtor në peshkim.

Shtatë personat e tjerë me qëndrim moralo-politik të mirë, me përjashtim të njërit,….., që ka qënë 3 herë i dënuar për vjedhje të pasurisë qytetare dhe nëna e tij……, pasi është divorcuar me të jatin e…. është arratisur në vitin 1966 aktualisht ndodhet në SHBA.

Si u realizua arratisja?

Në kohën kur nuk ishin peshkatarët në motobarkë, Enver Meta e Bardhyl Vogli, organizojnë futjen dhe fshehjen e 7 elementëve armiq në të.

Në orën 17.40 është bërë nisja e motobarkës në rajonin e peshkimit, duke mbajtur ndërlidhje me dispecerin deri në ora 20.00.

Pasi mbritën në kuadratin 24, peshkatarët kanë hedhur spirancën dhe kanë shtrirë elektrolinjën, Enver Meta, organizon shërbim, duke lënë roje Bardhyl Voglin, kuse të tjerët i fut të pushojnë. Në këtë kohë nxjerr elemetët armiq nga vendi që i kishte fshehur, organizon izolimin e peshkatarëve, ndez motorin e motobarkës dhe niset në rrugën e tradhëtisë.

Pse këta armiq arritën të arratisen?

Këta elementë armiq realizuan arratisjen, pa u zbuluar e ndëshkuar, për arsye se organet e Sigurimit të Shtetit nuk ranë në gjurmët e tyre që në fazën e kompaktësimit dhe të organizimit si grup prej 9 vetësh. Kuadrot kryesorë të Sigurimit të Degës së Brendëshme Durrës, e në veçanti ata që kanë patur e mbajtur në lidhje si……, kanë përgjegjësi të rëndë si për paaftësinë e forcës zbuluese ashtu dhe për shkeljen e normave që kanë të bëjnë me vërtetimin e rrjetit sekret informativ.

Fakti që…..vinte nga rradhët e të dënuarve, që edhe pasi ishte liruar vazhdonte veprimtarinë armiqësore në grup për arratisje, bënte të domosdoshme rritjen e vigjëlencës e zbatimin me disiplinë të lartë të normave të punës me rrjetin sekret informativ.

Gjithashtu….. kishte nënën të arratisur, ai ishte interesuar për të, kishte filluar edhe korrespondencën. Për këto kishte informuar në organet e Sigurimit në Durrës, por nga këto organe nuk ishin bërë verifikimet e nevojshme për të parë saktësinë, vërtetësinë e tyre. Ai kishte informuar edhe për…., me sa duket për të vënë në gjumë organet e Sigurimit të Shtetit. Edhe kjo e dhënë nuk ishte verifikuar e saktësuar.

Për këtë ngjarje të rëndë si dhe për shkeljen e normave të veprimtarisë operative, ka përgjegjësi të veçantë shoku Agron Tafa, si drejtues i organit; përgjegjësi ka dhe Drejtoria e I-rë e Sigurimit të Shtetit, shoku Zylyftar Ramizi, që megjithëse kanë shkuar disa herë në Durrës, nuk janë ndaluar për një punë konkrete efektive në çështjet e mëdhaja që preokupojnë Sigurimin e Shtetit në këtë rreth delikat.

Arratisja u bë për shkeljen e të gjitha normave dhe rregullave në kontrollin e shërbimit kufitar, megjithëse disa ditë përpara, ishte tërhequr vëmendje dhe thënë një sërë porosish me rastin e futjes të një punëtori tjetër në anijen tregtare e që arriti deri në Ravena të Italisë.

Nuk u zbatuan rregullat për kontrollin fizik të motobarkës. Kontrolli i Kufirit që sipas rregullave duhej të futej në të gjitha mjediset ku mund të fshihen shkelësa kufiri, për neglizhencë nuk e bëri, por u mjaftua vetëm me rreshtimin e ekuipazhit nga larg, bile ai nuk hipi fare në barkë. Për këtë u arrestua.

-Rojet e shërbimit kufitar në vend-qëndrimin e mjeteve të peshkimit, nuk zbuluan elementët armiq që u futën pa leje në motobarkë, megjithëse nuk e kishin motobarkën më larg se 30 m.

Shkaqet e ketyre shkeljeve të rënda e kanë bazën tek liberalizmi në zbatimin e normave e rregullave të vendosura për ruajtjen e kufirit në sektor ujor. Ato vërtetojnë mungesën e disiplinës në kontroll ndaj mjeteve tona të lundtimit, me mendimin e gabuar se ekuipazhi është i zgjedhur dhe elementi armik që mund të fshihet s’ka ku shkon, sepse mjeti pas peshkimit do të kthehet prap në qendër.

Siç doli nga efektivi i kufirit dhe peshkatarët, shkelje të tilla janë bërë edhe herë të tjera. Këto shkelje të rregullave të regjimit kufitar ishin studiuar, njohur dhe u shfrytëzuan nga armiku Enver Meta.

Për shkelje të rregullave të shërbimit, kompromentime e indisiplinime të disa ushtarëve në shërbim, kemi konstatime e kemi patur informacione, për të cilat gjatë 3-4 vjetëve të fundit, jemi ndalur, duke shkarkuar dy herë komandën e pikës së kontrollit në portin e Durrësit, kemi hequr e zëvëndësuar ushtarë të kompromentuar me të huaj me dhurata, kontrabandë orësh, deri shitje floriri. Për këtë qëllim edhe i kemi dubluar rojet pranë anijeve të huaja. Por ngjarja e rëndë që ndodhi tregon se edhe këto masa nuk kanë qënë efektive.

Ngjarja ngarkon me përgjegjësi të rëndë edhe komandën e Batalionit të Kufirit të Durrësit, për mungesë kontrolli e mosvendosjen e disiplinës ushtarake, të fortë e rigoroze, për ambjentim me një situatë të sëmurë.

Veç përgjegjësisë së drejtpërdrejtë që kanë kuadrot e bazës, për këto të meta e dobësi përgjegjësi të rëndë ka dhe Komanda e Forcave të Kufirit, shoku Ferit Zeneli, Enver Pataj e Ismail Skeja të cilët megjithëse edhe këta kanë shkuar shpesh herë në Durrës, nuk kanë vendosur rregull, disiplinë që kërkojnë masat e shërbimit në kufi.

Ngjarja u analizua në sektorin e sigurimit dhe të kufirit, u caktuan detyra konkrete për përmirësimin e gjendjes. Detyra konkrete ju shtruan sektorit të Sigurimit për të verifikuar e zbuluar dorën e zbulimeve të huaja.

Çështja u analizua dhe në Kolegjiumin e Ministrisë ku me një frymë kritike e autokritike nxora dhe unë si ministër i Punëve të Brendëshme, përgjegjësinë time për këtë ngjarje.

Kolegjiumi i Ministrisë sipas shkallës së përgjegjësisë direkte mori dhe masa. U nxorën në lirim (me afate të ndryshme):

Zëvëndës Kryetari i Degës së Punëve të Brendëshme Durrës, që drejton sektorin e Sigurimit dhe ka në vartësi portin, shoku Shemsi Spaho.

Shefi i sektorit të Sigurimit për qytetin e Durrësit, shoku Arif Mezini.

Punëtori Operativ që ka patur……., shoku Hamdi Medani.

Komandanti i Batalionit të Kufirit Durrës, shoku Sabri Keçi

Komandanti i Pikës Kontroll Kalimit në Portin e Durrësit shoku Adrian Lala.

Oficer i drejtimit pranë Komandës Kufirit në Ministri, shoku Kapllan Vani.

Komandanti i Postës Policisë Portit të Durrësit, shoku Bajram Idrizi.

U shkarkuan nga funksionet ekzistuese 2 kuadro që lidheshin me ngjarjen: shefi i shtabit Batalionit të Kufirit Durrës, Sadik Ahmeti dhe shefi i seksionit të Sigurimit të Portit, Pëllumb Dedja.

Ju dhanë në linjë shtetërore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” shokëve: Agron Tafa, Zylyftar Ramizi, Ferit Zeneli dhe Ismail Skeja si zëvëndës komandant i Forcave të Kufirit që ka në vartësi direkt pikat e kontroll kalimit të kufirit.

Disa çështje të tjera që edhe mund të lidhen me problemin e mësipërm.

Është e vërtetë që tendenca e arratisjes ka qënë dhe është e mprehtë. Organet tona për këtë tendencë kryejnë një volum të madh pune; në ndjekjen e tyre harxhojnë mjaft kohë, forca, mjete dhe para. Për këtë tendence nga viti 1984 e deri tani janë ndjekur afro 2 mijë vetë, janë arrestuar 398 persona, janë këshilluar e demaskuar 1100 persona të tjerë nga organet e Partisë, të pushtetit dhe Degët e Punëve të Brendëshme. Me gjithë këto masa nga viti 1984 deri në 6 mujorin e parë të vitit 1988, mundën të realizojnë arratisjen jashtë shtetit 354 persona. Veç këtyre u kapën me tentativë për t’u arratisur në zonat kufitare, 495 vetë.

Që nga çlirimi e deri në vitin e fundit janë arratisur në moshë madhore nga Shqipëria 11.800 vetë. Para vitit 1955, arratisjet kanë patur karakter klasor, ata kanë qënë kryesisht armiq të pushtetit popullor e të deklasuar, kurse pas këtyre viteve e deri tani kryesisht nuk janë persona të armiqësuar politikisht apo ideologjikisht me pushtetin popullor, por në pjesën dërmonjëse janë njerëz të degjenruar dhe të moshave të reja, të ndikuar nga propaganda borgjezo – revizioniste për një jetë të shthurur e liberale, kanë qënë të rinj me vese dhe akte rrugaçërie; shumica e tyre nuk i janë shtruar punës e kanë patur prirje të dembelizmit, nuk janë afruar e nuk kanë qënë të organizuar me organizatat e rinisë.

Ngjarja e fundit na evidenton se portet tona që ndodhen brënda qyteteve nuk trajtohen si vija kufitare nga ku elementi armik sidomos ai i brendshëm mund të realizojë e kryejë veprimtari armiqësor, deri në arratisje. Konkretisht në portin e Durrësit kryejnë aktivitetin e tyre 6 ndërmarrje ekonomike, aty qarkullojnë në hyrjet e daljet rreth 10.000 punonjës. Sot të drejtën e fletë hyrjeve në port për punonjësit që punojnë në tokë e kanë vetë drejtoritë e ndërmarrjeve, kurse për ata që punojnë e hypin në mjetet lundruese e kanë Degët e Punëve të Brendëshme. Përveç liberalizmit që ka në zbatimin e rregullave të hyrje-daljeve, ndikon negativisht edhe rrethimi jo si duhet i territoreve të porteve, ndriçimi i dobët i këtij rrethimi, ekzistenca e disa portave për hyrje- daljet etj.

Një gjëndje e tillë është përafërsisht edhe në portet e tjerë. Mendojmë që krahas masave për përmirësimin e rrethimeve dhe të ndriçimit të porteve nga ndërmarrjet ekonomike e organet e pushtetit, të merren masa të forta për hyrje – daljet në porte si nga organet tona të punëve të brendëshme, ashtu dhe drejtoritë e ndërmarrjeve. Rojet e post-blloqeve të porteve të jenë në vartësi e ky shërbim të kryhet nga forcat e kufirit sepse sot ato për hypjet e zbritjet në anije janë të forcave të kufirit; kurse në post-blloqet për hyrje daljet, disa janë të policisë, disa të vetë ndërmarrjeve.

Analiza e ngjarjes në anijen “Dukati” nxjerr në pah edhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkërendimit midis ndërmarrjeve të mjeteve të lundrimit, kufirit dhe ushtrisë. Këtu ka vend për të saktësuar ndonjë të metë në urdhërat e udhëzimet, por kërkohet sidomos bashkërendim për të zbatuar me rigorozitet normat dhe rregulloret ekzistuese, për koordinimin e punëve që mbulojnë radarët e kufirit e radarët e ushtrisë në ruajtje të sipërfaqes së ujit, për të zbatuar me reptësi urdhërin që kur anijet dalin në det, çdo dy orë të lidhen me radio me qëndrën. Në këtë drejtim ka shkelje flagrante. Vetëm në natën e 6 janarit 1989, nuk e zbatuan këtë urdhër 13 anije të peshkimit. Gjithashtu ndërmarrjet e peshkimit nuk japin sipas rregullave qysh më përpara komandës kufirit dhe ushtrisë edhe planin e lëvizjes së anijeve me formularët e caktuar për këtë çështje.

(Marrë nga Memorie.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur hekuran isai raporti sekret hekuran isai raporti sekret

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje