LIVE UPDATES
Aktualitet

Rasti Çalamani/ Detajet tronditëse: Autorin e mbanin me bukë familjarët e 8-vjeçarit

16 Nëntor 2021, 22:18 Nga DOSJA
Rasti Çalamani/ Detajet tronditëse: Autorin e mbanin me bukë

FIER- Gazetarja Anila Sefa ka dhënë detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen makabre ku 38-vjeçari Klodian Çalamani rrëmbeu dhe më pas vrau 8-vjeçarin, Mateo Vasiu. Mësohet se policia ka dyshuar për Çalamanin pas pyetjeve që ky i fundit ka bërë teksa autoritetet kërkonin për të voglin. Dyshimet e uniformave blu janë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së xhaxhait të 8-vjeçarit. Po ashtu gazetarja raportoi se familjarët e viktimës e kanë mbajtur me bukë herë pas here autorin e ngjarjes pasi ky i fundit ishte në gjendje të rëndë ekonomike.

“Janë komshinj, 100 metra banesat larg njëri-tjetrit. Autori i vrasjes, Klodian Çalamani i jepte biçikletën jo vetëm viktimës së sotme, por shpeshherë edhe djemve të lagjes për të luajtur dhe mesa duket e përdorte atë si një objekt për të tërhequr fëmijët. Ngjarja e sotme i tejkalon kufijtë e imagjinatës.

(Klodian Çalamani) Është një personazh që në vitin 2006 është arrestuar për veprën penale të rrëmbimit dhe heqjes së lirisë së personit pasi ka marrë peng një vajzë 16-vjeçare. Ajo ka mundur t’i shpëtojë dhe ka mundur të bëjë denoncimin në polici. Klodiani atë kohë është arrestuar së bashku me xhaxhain e viktimës së sotme, pra të djalit 8-vjeçar pasi edhe ai banon po në këtë lagje. Shtëpitë janë ngjitur njëra me tjetrën. Ka kryer dënimin dhe është liruar më 6 Maja të vitit 2009.

Nuk ka pasur ngjarje të tilla që prej asaj kohe që ai ka kryer dënimin. Nuk ka qenë në mbikëqyrje të grupeve që duhej të interesoheshin për vazhdimësinë dhe rehabilitimin e tij nëse ishte kryer apo jo.ai ka bërë një jetë të rregullt. Informacionet nga Fieri vijnë se ai gjithmonë kërkonte të punësohej, madje ishte i përpiktë në momentet e kryerjes së punës, i përpiktë në oraret dhe i përpiktë në punë.

Mendohet se ai duhet të ketë probleme të shëndetit mendor. Në fakt ka qenë vetë ai pothuajse që i çoi policinë drejt vendit të krimit dhe në zbulim. Kur familjarët denoncuan humbjen e 8-vjeçarit, autori vinte vërdallë dhe shpeshherë pyeste policinë “e gjetët apo jo, ndoshta autori që e ka vrarë ka ikur me makinë”. Ko ka qenë fraza që e ka bërë policinë të dyshonte. Policia ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait të viktimës, i cili ka kamera të sigurisë dhe kanë marrë prej andej kamerën e sigurisë. Kanë parë që djalit i është afruar autori i krimit, Klodian Çalamani, i ka dhënë biçikletën dhe e ka futur në shtëpi. Policia është futur në shtëpinë e autorit.

Në momentin që është futur në oborr ka parë cepin në ngjyrë të kuqe të xhupit që kishte veshur djali sot dhe aty kanë dyshuar që mund të jetë djali. I janë afruar dhe kanë parë që nuk ka arritur ta groposte por i kanë hedhur pak baltë dhe disa gjethe pemësh. Edhe autori jeton në gjendje të tmerrshme. Ka një kasolle, edhe ajo mund të quhet e rrënuar sepse ka vetëm baltë dhe ferra. Sipas policisë e ka lidhur djalin 8-vjeçar, e ka dhunuar. Madje është bërë edhe autopsia për vepra të tjera penale përpos dhunës së dukshme me lopatë që i ka gjuajtur dhe frakturave që u ka shkaktuar në kokë ai edhe e ka lidhur fëmijën. Policia e ka arrestuar në kushtet e flagrancës dhe më pas ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Mes dy familjeve nuk kanë pasur hasmëri. Madje mund të them që familjarët e viktimës më informuan që e kanë mbajtur edhe me bukë. Për shkak se autori jetonte vetëm, shpeshherë familjarët e viktimës i kanë dhënë ushqim, madje e kanë mbajtur edhe afër”, tha Sefa.

Klodian Çalamani jetonte i vetëm. Prindërit e tij ishin të divorcuar. Babai dhe vëllai i tij mësohet se vuajnë dënimin me burg në Greqi. Ndërsa nëna e tij sipas burimeve është e martuar në Maqedoni dhe jeton atje së bashku me vajzën.

Marrë nga Tv Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anila sefa klodian çalamani vritet i mituri ne fier anila sefa klodian çalamani vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj