"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Rasti i familjes Përgega në Porto Romano, dega e PD-së Durrës: I trajtoni njerëzit si numra, 5 milionë lekë janë vetëm
31 Gusht 2020, 17:31Nga DOSJA
DURRËS– Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ka reaguar në lidhje me rastin e familjes Përgega në Porto Romano. Sipas Xhaferrajt, Bashkia po tregon neglizhencë në lidhje me qytetarët që janë dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit, duke i llogaritur ata si numra. Xhaferraj shton se 5 mln lekë nuk I mjaftojnë familjes së Vera Përgegës që të rikonstruktojë banesën e saj.
REAGIMI I PLOTË I KREUT TË PD DURRËS, FERDINAND XHAFERRAJ. Bashkia le durrsakët pa shtepi e pa dinjitet. Bashkia pa kryetar e Durrresit, ne vend te zgjidhe problemet akute te qindra qytetareve, te neglizhuara qe nga termeti i 26 Nentorit, shkruan novela per PD-ne. Do ju ftoja, pike se pari, te riktheni vemendjen karshi atyre qe vertete kane rendesi, perkatesisht qytetaret e Durresit. Permendni pa turp emrin ne gjendje civile te Veres, duke vertetuar se qytetaret per ju jane vec numra e jo individe. Po te njihnit problemet e Veres, do te dinit edhe se ky eshte emri me te cilin e njeh i gjithe komuniteti. Po te dinit kush eshte Vera, do te dinit se shtepia e saj nuk ka nevoje per riparim por per rindertim te mirefillte. Po te mos e shikonit Veren thjesht si numer, do ta dinit edhe se shuma prej 500 000 lekesh dukshem nuk mjafton per ta bere ndertesen e rrenuar nje shtepi te sigurte dhe te jetueshme. Duke trajtuar ndihmen e Bashkise si lemoshe e jo si detyrim, keni vonuar pergjigjet per qytetaret per me shume se 9 muaj. Duke lene korrupsionin te penetroje edhe fondet e termetit, keni ndryshuar gjendjen e vertete te shume ndertesave duke alokuar me pak fonde sec eshte nevoja per te gjithe ata qe nuk jane ne gjendje te paguajne zyrtaret e korruptuar. Termeti u mori disa Durrsakeve si Vera shtepine, por ju po i merrni edhe dinjitetin…
Vera Përgega, e cila jeton në zonën e Portoromanos u shpreh sot se ka marrë 5 milion lekë, pasi shtëpia e saj është dëmtuar në shkallën DS3, por ajo thotë se nuk i mjaftojnë. Bashkia e Durrësit reagoi për rastin në fjalë dhe u shpreh se këto para janë mëse të mjaftueshme për banesën e familjes Përgega.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidentin në aksin Shkodër-Bogë, ku shtatë persona mbetën të plagosur. Mësohet se brenda furgoni...
SHKODËR– Shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se shtatë personat, bashkë me disa të tjerë, po udhëtonin...
TIRANË– Sipërfaqja e lejeve të reja të ndërtimit në të gjithë vendin ra me 33% në 6- mujorin e parë të vitit 2020 në raport me të njëjtën periudhë të...
Një ekip hulumtues nga Universiteti i Oksfordit ka studiuar politikat e miratuara nga qeveritë e mbi 180 vendeve për të adresuar pandeminë e shkaktuar nga infek...
ELBASAN– Mjeku kirurg në spitalin e Elbasanit rezulton i infektuar me Covid-19. Dosja.al mëson se mes 10 personave që kanë rezultuar të infektuar gjatë 24...
DURRËS -Bashkia e Durrësit ka reaguar në lidhje me rastin e Vera Përgegaj, qytetares nga Durrësit, e cila iu ankua kreut të Partisë Demokratike në Durrës, ...
TIRANË– Një 25-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, pas divorcit është kthyer tek prindërit. Ngado që shkon ajo poston fotografi në Instagram. E dhënë pas m...
SHQIPËRI– 284 viktima, 4015 të infektuar aktivë dhe 5214 pacientë të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Dr. Rove...