LIVE UPDATES
Bota

Reagime pas ndalimit të hyrjes në Izrael të dy ligjvënëseve amerikane

16 Gusht 2019, 08:22 Nga DOSJA
Reagime pas ndalimit të hyrjes në Izrael të dy

SHBA- Anëtaret demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib janë kritike të zëshme të Izraelit dhe të trajtimit prej tij të palestinezëve. Ato kishin në plan të vizitonin Izraelin dhe disa qytete në Bregun Perëndimor në ditët e ardhshme.

Zëvendës Ministrja e Jashtme e Izraelit Tzipi Hotovely i tha transmetuesit publik Kan: “Ne nuk do të lejojmë të hyjnë në Izrael ata që mohojnë të drejtën tonë për të ekzistuar në këtë botë. Në parim, ky është një vendim shumë i justifikuar.”

Presidenti i SHBA Donald Trump komentoi në Twitter pak para njoftimit: “Izraeli do të tregonte dobësi të madhe nëse lejonte që ligjvënëset Omar dhe Tlaib të vizitonin vendin. Ato e urrejnë Izraelin dhe tërë popullin hebre, dhe nuk ka asgjë që mund të thuhet ose të bëhet për të ndryshuar mendjen e tyre. ”

Kritikat e shpeshta të ligjvënëseve Omar dhe Tlaib ndaj Izraelit, prej muajsh janë bërë shkak për akuza për antisemitizëm ndaj tyre.

Omar dhe palestinezo-amerikania Tlaib janë përkrahëse të lëvizjes BDS (Bojkot, Tërheqje Investimesh dhe Sanksione), që i bën trysni ekonomike Izraelit për t’i dhënë fund pushtimit të Bregut Perëndimor. Disa përkrahës të lëvizjes mbështesin zgjidhjen me një shtet të vetëm, që kritikët thonë se do të çonte në shkatërrimin e shtetit hebre.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha që komentet e presidentit “janë një shenjë mosdije dhe mungesë respekti e nuk qëndrojnë në dinjitetin e zyrës së Presidentit”. Zonja Pelosi ripohoi dashurinë e saj për Izraelin, por tha se masa për t’u mohuar hyrjen dy ligjvënëseve “është një shenjë dobësie dhe jo në dinjitetin e shtetit të madh të Izraelit”.

Zonja Omar u kritikua nga udhëheqësit e Kongresit të partisë së saj për përdorimin e një metafore fyese për hebrenjtë dhe paratë në postimet e saj në mediat sociale në fillim të këtij viti.

Në një reagim të saj të enjten zonja Omar shkruante se ndalimi që iu bë nga qeveria izraelite për të hyrë në këtë vend e pengoi atë të përmbushë detyrat e saj si anëtare e Kongresit amerikan.

Është detyra ime të mbikëqyr ndihmën e huaj të Shteteve të Bashkuara dhe të punoj për akte ligjore që lidhen me praktikat e të drejtave të njeriut në të gjithë botën“, shkruante ajo në një deklaratë. “Ironia e “demokracisë së vetme” në Lindjen e Mesme lidhet me atë se një vendim i tillë është është një fyerje për vlerat demokratike, por edhe një përgjigje tronditëse ndaj një vizite të zyrtarëve qeveritarë të një kombi aleat“.

Kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve Eliot Engel pranoi diferencat që ka në opinione me dy ligjvënëset megjithatë ai e kritikoi vendimin e Izraelit.

Qeveria izraelite ka gabuar që ka ndaluar hyrjen e anëtarëve të Kongresit në Izrael,” thuhej në një deklaratë të enjten të zotit Engel. “Nëse qeveria e Izraelit shpreson të fitojë mbështetjen e ligjvënësve amerikanë të të gjithë spektrin politik, atëherë kjo vizitë mund të kishte qenë një mundësi për të shkëmbyer mendime dhe argumentuar se pse mbështetja amerikane për Izraelin është kaq e rëndësishme. Në vend të kësaj, me refuzimin e hyrjes së anëtarëve të Kongresit duket se Izraeli po e shkëput vetën prej kritikave e dialogut“, shkruante zoti Engel.

Në një postim në Twitter, zyra e Kryeministrit të Izraelit e justifikoi vendimin, duke shkruar se ligjvënëset e kishin “shënuar destinacionin e udhëtimit të tyre si Palestinë dhe jo Izrael dhe ndryshe nga të gjithë anëtarët demokratë e republikanë të Kongresit që kanë vizituar Izraelin, ata nuk patën kërkuar të takoheshin me ndonjë zyrtar izraelit, qoftë nga qeveria apo nga opozita”.

David Friedman, ambasadori amerikan në Izrael, tha që Shtetet e Bashkuara e respektojnë plotësisht vendimin e Izraelit. Ai hodhi poshtë kritikat se masa përbënte një shkelje ndaj fjalës së lirë.

 Marrë nga VOA 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ilhan omar izrael kongresmenet me ngjyre rashida tlaib shba ilhan omar izrael kongresmenet me ngjyre rashida tlaib shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj