"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
29 Nëntor 2019, 12:36Nga DOSJA
Tiranë– Për “Hotel Plaza-n” orët e fundit kanë qarkulluar lajmet se ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Madje në rrjet qarkulloi edhe një foto e publikuar nga JOQ, ku në të shfaqej ‘një çarje’ në godinën e hotelit.
Dosja.al u interesua për këtë, por fotoja rezultoi se ishte e rreme, kjo godinë nuk ka asnjë plasaritje apo ndonjë çarje. Fotoja që qarkulloi ishte një iluzion optik, që krijohet nga faqet e ndërtesës.
Për këtë ka reaguar edhe vetë hoteli “Maritim Plaza Tirana”, ku theksohet se kjo godinë është konceptuar dhe realizuar me teknikat më të fundit në parandalimin e dëmtimeve sizmiologjike dhe se lajmet që kanë qarkulluar janë “fake news”. Nënvizohet në reagimin e hotelit, se zyra ligjore është duke marrë të gjitha hapat e nevojshme për të luftuar “fake news”-et mbi integritetin strukturor të godinës.
Reagimi:
Të nderuar miq! Maritim Plaza Tirana dëshiron të informojë publikun se integriteti strukturor i godinës, gjatë dhe pas tërmetit të datës 26 Nëntor, nuk është vendosur asnjëherë në diskutim, pasi kjo godinë është konceptuar dhe realizuar me teknikat më të fundit në parandalimin e dëmtimeve sizmiologjike. Më shumë se 200 persona të stafit tonë janë çdo ditë në dispozicion të të ftuarve të hotelit, të cilët mund të ndihen të sigurtë në godinën tonë ndërkohë që zyra ligjore është duke marrë të gjitha hapat e nevojshme për të luftuar “fake news”-et mbi integritetin strukturor të godinës. Maritim Plaza Tirana bën thirrje që e gjithë vëmendja e strukturave përkatëse, si dhe e medias online dhe së shkruajtur, të drejtohet tek zbulimi, rikuperimi dhe rimëkëmbja e dëmeve, në njerëz dhe objekte, pas tërmetit të datës 26 Nëntor. Faleminderit.
Tragjike, 50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Durrës- Vangjush Dako është shfaqur në publik pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor.Ai është shfaqur në ambientet e palestrës së shkollës “9-vj...
THUMANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy familjeve Cara dhe Gregu në Thumanë që humbën plot 9 anëtarë pas tërmetit të tmer...
TIRANË- Tërmeti i cili tronditi vendin tonë solli pasoja të mëdha. Yllka Osmani është njëra nga të mbijetuarat e tërmetit, e cila ka rene nga kati i shtate...
Ka nisur përcjellja e arkë-morteve të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit në Thumanë. Gjyshja e Saimir Grekut, ka shpërthyer në vaj, ndërkohë që të afërmit e d...
DURRËS- Këngëtari i njohur, Noizy i cili u pa pranë banorëve të Durrësit që në momentet para të ditës së tmerrit, duket se nuk po heq dorë së ndihmuari kët...
Tiranë- Shumë donatorë kanë dhënë ndihmë financiare për personat të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama herë pas herë bën thirrje që e vetmja faq...
TIRANË- Teksa kanë kalaur 3 ditë nga ngjarja e rëndë që prekur banorët e Durrësit dhe të Thumanës ka, numri i të plagosurëve ka shkuar në 900. Vetëm gj...
Tiranë-Niset me helikopter drejt Italisë i plagosuri Albert Cara, humbi në tërmet anëtarët e një familjeje.8 prej 9 pjesëtarëve të familjes Cara u shuan në tërm...
️Tiranë- Ambasada amerikane ka njoftuar së fundmi se SHBA po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri. Në njoftim theksohet se zyra për Ndihmë të Ja...