LIVE UPDATES
Aktualitet

Reforma fiskale/ Gati rikthimi i taksës fikse 25 mijë lekë për bizneset e vogla

2 Mars 2022, 08:13 Nga DOSJA

TIRANË – Reforma fiskale që qeveria synon të ndërmarrë në periudhën afatmesme 2022-2026 synon të heqë të gjithë stimujt e dhëna nga përjashtimet fiskale ndaj biznesit dhe gjithashtu të përfshijë në taksim biznesin e vogël.

Dokumenti zyrtar i Ministrisë së Financave, njoftoi se bizneset e vogla do të trajtohen me një skemë të thjeshtë, me prag të ulët të të ardhurave dhe me kërkesa më të thjeshtuara të mbajtjes së regjistrimeve. Në këtë kuadër për bizneset me të ardhura deri në 1 milion lekë, mund të aplikohet pagesë vjetore fikse tatimi (psh 25.000 lekë).

Ndërsa për tatimpaguesit, të cilët aktualisht janë të përjashtuar nga tatimi nëse kanë të ardhura deri 14 milion lekë në vit, nuk paguajnë tatim mbi fitimin neto, sugjerohet që për tatimpaguesit me të ardhura deri 8 milion lekë në vit, të prezantohet një regjim tatimor i thjeshtuar bazuar në aplikimin e një tarife 2-4% mbi të ardhurat bruto dhe jo të taksohen mbi fitimin neto.  Qeveria pret ti zbatojë këto dy masa pas tre vitesh.

Me këto masa qeveria mori në konsideratë rekomandimin e FMN për taksimin e biznesit të vogël me një tarifë vjetore fikse, e aplikuar me parë gjatë viteve 2000.

Strategjia Afatmesme Fiskale e Qeverisë  2022-2026, u hartua  me asistencën e FMN, por miratimi dhe zbatimi i saj u shty për shkak të pandemisë Covid-19.

Strategjia e re fiskale do të revizionojnë skemën e taksimit të bizneseve me të ardhura të ulëta, duke aplikuar skema të thjeshta taksimi me kuotë fikse dhe me % mbi të ardhurat bruto të biznesit.

Sistemi aktual i taksimit për bizneset e vogla në vendin tonë, është kompleks dhe kërkon mbajtjen e një niveli të caktuar regjistrimesh, i cili mund të mos jetë shumë i nevojshëm për këtë kategori biznesesh. Ky konstatim vjen edhe nga Raportet e FMN-së, ndërkohë që, sugjeron se duhet të rishikohet niveli i të ardhurave për përcaktimin e normës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.

Në janarin e vitit 2021 shkalla tatimore për tatimin mbi fitimin dhe tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e bizneseve të vogla, për tatimpaguesit me qarkullim, deri në 14 milion lekë në vit u, bë 0%. Me anë të kësaj incentive, tatimpaguesve me qarkullim nga 5-14 milionë lekë iu lehtësuat barra fiskale në kuadër të tatimit mbi fitimin dhe tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, ku nga 5% tatim që paguanin më parë, (rreth 0.8 miliard lekë gjatë vitit 2019), nga 1 janari 2021 nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat nga biznesi.

Pragu minimal i regjistrimit në tatimin mbi vlerën e shtuar u rrit nga 2 milion lekë qarkullim në një vit kalendarik, në 10 milion lekë. Ulja e pragut të regjistrimit për TVSH-në u miratua në kuadër të politikave fiskale të ndërmarra në mbështetje të krijimit të një kuadri ligjor mbështetës për tatimpaguesit që u përballën me vështirësi të mëdha dhe të tejzgjatura nga situata e krijuar nga pandemia COVID-19. Kontributi në TVSH i tatimpaguesve që për shkak të rritjes së pragut të regjistrimit dolën nga skema e TVSH-së llogaritej në rreth 3-4% të totalit të TVSH-së së arkëtuar.

Ministria e Financave referoi se, vitet e fundit janë realizuar ndryshime të shumta dhe të shpeshta të legjislacionit tatimor, përfshirë tarifat e tatimit dhe përjashtimet tatimore. Ndryshimet e shpeshta nuk kanë stimuluar qëndrueshmërinë e sistemit tatimor dhe kanë ndikuar edhe në uljen e performancës në mbledhjen e të ardhurave, por njëkohësisht kanë çuar në rritjen e kostove të administrimit nga administrata fiskale, por edhe të kostove të pajtimit të tatimpaguesve.

Ndonëse të ardhurat gjatë viteve të fundit kanë trend rritës, vihet re që rritja e të ardhurave rezulton me ritme rënëse. Nga ana tjetër objektivat për rritjen e shpenzimeve me rreth 2.00% – 2.55% të PBB-së, të nevojshme këto për stimulimin e zhvillimit ekonomik të vendit, kërkojnë rritjen e të hyrave buxhetore me ritme më të shpejta ku më e rëndësishme është rritja e të ardhurave tatimore. Në këtë kuadër lind nevoja e kalimit në fazë reformimi të sistemit tatimor, në harmoni me praktikat më të mira ndërkombëtare, reformë e cila do të ndikojnë në rritjen e të ardhurave tatimore dhe në vijimësinë e zbatimit të reformave të rëndësishme strukturore, raportoi Ministria e Financave.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet paketa fiskale 2022 paketa fiskale 2022


Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Mars 2022, 21:28

VIDEO/ Reshje të dendura dëbore në Llogora

LLOGARA- Llogoraja është përfshirë nga reshje të dendura dëbore këtë mbrëmje. Intensiteti i reshjeve është shtuar në orët e mbrëmjes ku trashësia arrin deri në ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj