LIVE UPDATES
Politike

Reforma territoriale, Bejko: PD do ngrejë grup pune, tur takimesh në Shqipëri

12 Shkurt 2022, 16:15 Nga DOSJA
Reforma territoriale, Bejko: PD do ngrejë grup pune, tur takimesh në

TIRANË – Sekretari për çështjet Vendore në Partinë Demokratike Roland Bejko deklaroi sot në dalje për mediat se Partia Demokratike do të ngrejë një grup pune me ekspertë si dhe do të zhvillojë një tur takimesh nëpër Shqipëri për të diskutuar çështjen e krijimit të një reforme të re territorilale. Sot, ai shtoi se Reforma e kaluar territoriale ka dështuar pasi 2/3 e bashkive të Shqipërisë janë ndarë sipas interesit të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste. Gjithashtu, Bejko shton se reforma rriti koston për qytetarët, por jo cilësinë e shërbimeve.

“Partia Demokratike e Shqipërisë i bën me dije opinionit publik se brenda pak ditëve merr formë dhe fillon nga veprimtaria një grup pune me ekspertët më të mirë që ajo ka në fushën e qeverisjes vendore, duke kapitalizuar përvojën më të mirë të ish drejtuesve të pushtetit vendor në vite, dhe në bashkëpunim me përfaqësues të shoqërisë civile e botës akademike, do të nisë një tur bashkëbisedimesh në të gjitha qarqet e vendit për të marrë prej qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të interesit gjithë mendimet e vlefshme mbi korrigjimin e gjithçkaje që ka shkuar keq në zbatimin e Reformës Administrativo-Territoriale me synimin e vetëm, jo vetëm të përmirësimit të efikasitetit në ofrimin e shërbimeve në vetëqeverisjen vendore, por ç ‘është më e rëndësishmja, edhe për thellimin e mëtejshëm të decentralizimit dhe demokracisë vendore në përputhje të plotë me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale”, u shpreh zyrtari demokrat Roland Bejko.

DEKLARATA E ROLAND BEJKOS:

Me iniciativën dhe pas kërkesës së shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e fundit plenare të datës 10 shkurt 2022, ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale me një mandat gjashtë mujor të veprimtarisë së tij me objekt rishikimin e Reformës Administrativo-Territoriale të miratuar më 2014-ën në mënyrë të njëanshme nga koalicioni PS-LSI.

Partia Demokratike e ndërmori këtë iniciativë për rishikimin e Reformës Administrativo-Territoriale mbështetur mbi reagimet e shumta të qytetarëve, raporteve të organizatave jofitimprurëse dhe botës akademike, raporteve të organizatave dhe institucioneve të huaja si Kongresi i Autoriteteve Lokale i KE-së, konkluzioneve të raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, progres raporteve vjetore të BE-së, rekomandimeve të donatorëve të huaj në Shqipëri që të gjitha së bashku bien dakord se Reforma Administrativo-Territoriale dhe ligji për Vetëqeverisjen Vendore kanë nevojë urgjente për një analizë dhe rishikim të thelluar.

Pavarësisht se Reforma Administrative-Territoriale ishte e domosdoshme, ajo nuk ka reflektuar plotësisht parimet e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore.
Kjo Reformë në zanafillën e vet:

1. Synoi thellimin e decentralizimit. Por, koha tregoi se e thelloi edhe më shumë centralizimin. U rrit varësia dhe kontrolli nga qeveria qëndrore.

2. Synoi Subsidaritetin. Por e largoi edhe më shumë qytetarin nga pushteti dhe vendimmarrja.

3. Synoi vetëqeverisje lokale. Por, kryetarët e bashkive, nga njëra anë kanë më shumë përgjegjësi, por nga ana tjetër, kanë më pak kompetenca. (Për shërbimet e deleguara, vendosin ministritë)

4. Synoi decentralizimin fiskal. Por legjislacioni i ri (konkretisht Ligji “Për Financat Vendore” dhe Ligji “Për Vetëqeverisjen Vendore”) nuk është harmonizuar me ligje te tjera ne vazhdim. Legjislacioni i ri nuk ka sjellë rritje të buxhetit të bashkive që ishte thelbi i decentralizimit. Niveli është pak a shumë i njëjtë si para reformës territoriale- administrative, pra nga buxheti qendror alokohet jo më pak se 1% e GDP-së që është niveli më i ulët rajonal.

5. Synoi simetri në ndarjen e territorit. Por, prodhoi asimetri demografike, ekonomike me kufijtë e bashkive. Në Veri amalgamim, në Jug fragmentarizim (Gati dy të tretat e bashkive janë ndarë sipas interesit elektoral dhe politik të Kryeministrit Rama dhe partisë së tij.)
U shkelën detyrimet kushtetuese dhe kriteri i popullsisë minimale, kriteri gjeo-kulturor, traditat historike administrative te zonave, etj.

6. Synoi demokraci lokale, transparencë, referendume etj. Por, i ka penguar me ligj referendumet lokale. Kjo është shkelje e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

7. Shkrirja e komunave do sillte ulje te shpenzimeve duke reduktuar numrin e punonjësve. Por ky veprim e çoi nr. e tyre në gati 60 mijë, nga 22 mijë që ishte në 2015. Nr. i lartë i punonjësve rëndon buxhetin e bashkive. Gati 65-70% e grantit shkon për paga e shpenzime, rreth 30 % për investime. Reforma rriti koston për qytetarët, por jo cilësinë e shërbimeve.

8. Me bashkitë e mëdha synoi zhvillim ekonomik, bujqësor, barazi dhe cilësi në ofrimin e shërbimeve ne qytet, deri ne zonat me te thella të territorit të saj. Por, në fakt, pushteti vendor e ka përqendruar gjithë vëmendjen e saj kryesisht në qendra qytetesh. Për shkak të bashkimit të Bashkive dhe Komunave në një bashki të vetme, banorët e zonave rurale janë braktisur dhe nuk marrin asnjë shërbim, duke sjell pasoja në jetën e tyre edhe pse banorët e zonave rurale paguajnë të njëjtat taksa dhe tarifa vendore. Këto politika të gabuara kanë nxitur braktisjen e fshatit, por edhe të ish periferive urbane me industri te falimentuar.

Ndaj, me qëllimin për t’u ardhur në ndihmë përfaqësuesve të saj në Komisionin e posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Partia Demokratike e Shqipërisë i bën me dije opinionit publik se brenda pak ditëve merr formë dhe fillon nga veprimtaria një grup pune me ekspertët më të mirë që ajo ka në fushën e qeverisjes vendore, duke kapitalizuar përvojën më të mirë të ish drejtuesve të pushtetit vendor në vite, dhe në bashkëpunim me përfaqësues të shoqërisë civile e botës akademike, do të nisë një tur bashkëbisedimesh në të gjitha qarqet e vendit për të marrë prej qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të interesit gjithë mendimet e vlefshme mbi korrigjimin e gjithçkaje që ka shkuar keq në zbatimin e Reformës Administrativo-Territoriale me synimin e vetëm, jo vetëm të përmirësimit të efikasitetit në ofrimin e shërbimeve në vetëqeverisjen vendore, por ç ‘është më e rëndësishmja, edhe për thellimin e mëtejshëm të decentralizimit dhe demokracisë vendore në përputhje të plotë me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale.

Partia Demokratike e Shqipërisë është e bindur se reformat e mëdha, për të qenë të qëndrueshme në kohë dhe efikase në qëllimet e tyre, kanë nevojë për dialogun politik, kuvendimin publik dhe konsensusin e gjerë politik, në përputhje me vullnetin e shumicës së qytetarëve, frymës së Kushtetutës së vendit dhe detyrimeve që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe veçanërisht ato të BE-së ku synojmë të antarësohemi si një vend demokratik dhe me ekonomi të zhvilluar.

Ditë e enjte, Kuvendi miratoi me shumicë votash krijimin e Komisioneve të Posaccme për Reformën dhe Zgjedhore.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike reforma territoriale roland bejko reforma territoriale roland bejko

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj