LIVE UPDATES
Bota

Renditja e shkollave më të mira të biznesit në Europë, kryeson Franca

8 Dhjetor 2021, 06:50 Nga DOSJA
Renditja e shkollave më të mira të biznesit në Europë,

PARIS – Shkollat ​​franceze të biznesit e ruajtën epërsinë e tyre ndaj shkollave të ngjashme të vendeve të tjera në Renditjen e Shkollave Europiane të Biznesit nga Financial Times për 2021, duke ofruar gamën më të madhe të lëndëve të edukimit për biznesin.

HEC Paris, Insead dhe Essec ishin të gjitha në nivelin më të lartë të tetë institucioneve kryesore të vlerësuara në renditjen e 95 institucioneve. Shtatë të tjera, të udhëhequra nga Edhec, ESCP dhe EMLyon, siguruan vende në grupin e dytë të shkollave të renditura nga vendi i nëntë në të 46-in.

Një shkollë biznesi nga secili prej pesë vendeve të tjera europiane përmbylli nivelin më të lartë në renditje: London Business School në Mbretërinë e Bashkuar, Iese nga Spanja, SDA Bocconi nga Italia, St Gallen në Zvicër dhe ESMT Berlin i Gjermanisë.

Institucionet e Mbretërisë së Bashkuar ishin të përfaqësuara mirë në përgjithësi, pavarësisht pasojave të Brexit. Në nivelin e dytë u renditën 11 institucione të tjera, të udhëhequra nga Oxford: Saïd, Cambridge: Judge, Imperial dhe Warwick, duke reflektuar interesin global dhe atraktivitetin e vazhdueshëm të vendit për menaxherët, liderët dhe sipërmarrësit e ardhshëm.

Kjo renditje vjen në një kohë kur presioni mbi shkollat ​​​​e biznesit është shumë i madh për shkak të pandemisë, e cila ka çuar në mbylljen e kufijve, kufizimin e studimit në universitet dhe i ka bërë shumë studentë dhe kompani të hezitojnë për të aplikuar. Shkollat ​​janë detyruar të përshtaten me mësimin online dhe atë të përzier, të përballen me konkurrencën në rritje nga llojet alternative të trajnimit dhe të përballen me presionin në rritje për të ulur tarifat, ndërkohë që pandemia vazhdon.

“Ne nuk kemi qenë kurrë në një udhëkryq kaq strategjik,” tha Frank Bournois, dekan i ESCP, me qendër në Paris. “Është koha që të ketë një riorganizim tërësor. Këto janë momente emocionuese dhe, ndonjëherë, edhe të frikshme.”

Shkollat ​​europiane mbizotërojnë globalisht në ofrimin e programeve Master në Menaxhim (MiM), të cilat  e kanë zanafillën në këto vende dhe shihen nga disa studentë si një alternativë më e lirë ndaj MBA-ve të krijuara fillimisht në Amerikën e Veriut. Institucionet në të dy kontinentet po përballen me konkurrencë nga shkollat ​​më të reja të biznesit në Azi, pasi ekonomitë me rritje të shpejtë, të udhëhequra nga Kina, po gjenerojnë një kërkesë në rritje mes studentëve.

Në shenjë ndryshimi të kërkesës, midis shkollave europiane të vlerësuara nga FT si në 2020 ashtu edhe në 2021, madhësia mesatare e klasave të programeve MBA ra me 15 studentë vitin e kaluar duke shkuar në 112, ndërsa midis MBA-ve Ekzekutive ajo ra me gjashtë pjesëmarrës, duke shkuar në 72. Nga ana tjetër, regjistrimet në MiM u rritën me mesatarisht 26 studentë, duke shkuar në 330.

Vlerësimi FT është një “renditje e renditjeve” që rrjedh nga performanca e shkollave europiane në renditjet më të fundit individuale të ofruesve globalë të MBA, EMBA dhe MiM, si dhe për kurset e arsimit ekzekutiv pa diplomë. Renditjet individuale të FT marrin parasysh rezultatet e të diplomuarve, duke përfshirë pagën dhe përparimin në karrierë, si dhe faktorë të tillë si cilësia e punës kërkimore dhe diversiteti ndërkombëtar dhe gjinor i studentëve, stafit dhe i organeve drejtuese të shkollave.

Vlerësimi europian favorizon shkollat ​​që kanë rezultate të mira në të gjitha programet e ofruara, por gjithashtu i përshtat vlerësimet në mënyrë që institucionet të mund të performojnë mirë në përgjithësi edhe nëse nuk ofrojnë gamën e plotë të lëndëve. Shumica e të dhënave mbështeten në renditjen e FT të publikuar në vitin 2021, por performanca e shkollave për arsimin ekzekutiv përdor rezultate nga viti 2020, sepse vlerësimi i këtij viti u pezullua përgjatë pandemisë.

Studentët në shumë pjesë të botës e shtynë punësimin dhe vazhduan studimet e tyre duke ndjekur një diplomë master në biznes. Ndërkohë, disa punonjës vendosën të linin punën e tyre për t’iu kthyer studimeve me kohë të plotë ose të pjesshme, pas përhapjes së Covid-19. Megjithatë, shumë kompani shkurtuan buxhetet e trajnimit dhe reduktuan mbështetjen për kurset e arsimit ekzekutiv.

“Shumë prej nesh në Europë kishim një portofol të konsiderueshëm arsimor ekzekutiv dhe ndoshta ishim më të varur prej tij sesa disa shkolla biznesi në SHBA me mundësi financimi shumë të mëdha,” tha Jean-François Manzoni, president i IMD në Zvicër. “Ndërsa të tjerët deklaronin humbje për arsimin ekzekutiv, ne duhej të sillnim risinë.”

Renditja nxjerr në pah shpërndarjen gjeografike të shkollave kryesore të biznesit në të gjithë Europën. Nga 95 shkollat ​​e renditura nga FT, 22 janë nga Franca, 19 nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjashtë nga Gjermania, ekonomia më e madhe në Europë.

Jörg Rocholl, president i ESMT Berlin, një shkollë biznesi private dhe e pavarur, e krijuar me mbështetjen e kompanive gjermane në vitin 2002, tha se historikisht universitetet publike të vendit kanë qenë “shumë dominuese” në arsimin e lartë dhe u ka munguar fleksibiliteti për t’u khyer në institucione të klasit botëror, duke përfshirë shkollat ​​kryesore të biznesit.

Rusia tani ka tre shkolla biznesi në renditje, Turqia ka dy dhe Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovenia kanë nga një secila. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota renditja e shkollave shkolla e biznesit renditja e shkollave shkolla e biznesit

Sondazh

Poll
Bota 7 Dhjetor 2021, 21:56

Kurti-Sassolit: 5 vendet mosnjohëse të na njohin

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë, është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Gazeta Ekspress shkruan se në kë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj