LIVE UPDATES
Bota

Reporterët pa kufij: Media dhe Qeveria në Kosovë s’e shohin me të njëjtin sy njëra-tjetrën

3 Maj 2022, 14:06 Nga DOSJA
Reporterët pa kufij: Media dhe Qeveria në Kosovë s’e shohin

KOSOVË- Viti 2021 nuk ka qenë aspak i lehtë për gazetarët dhe mediat, në kuptimin e një terreni të përshtatshëm për kryerjen e punës së tyre, vlerësojnë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). Trendi i ngjashëm ka vazhduar edhe në katër muajt e parë të vitit 2022, thonë nga ky asociacion.

Gjatë vitit 2021, në këtë organizatë janë raportuar 29 raste të sulmeve dhe kërcënimeve verbale ndaj gazetarëve, forma të ndryshme të shantazhit, tendenca për frikësimin e gazetarëve, përdorim i gjuhës linçuese ndaj tyre dhe forma të tjera të pengimit të gazetarëve në kryerjen e punës.

Ndërkaq, vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2022, në AGK janë raportuar 11 raste të ngjashme.

Pengesat, fyerjet dhe gjuha nxitëse nga politikanët

Naile Dema-Selmani, anëtare e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në shumicën e rasteve, format dhe tendencat për pengimin e punës së gazetarëve dhe mediave vijnë nga njerëzit në pushtet, ose që janë të lidhur me pushtetin.

Në shumicën e rasteve, kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me Qeverinë aktuale, por gjithmonë pengesat e tilla vijnë prej njerëzve në pushtet, ose prej njerëzve që janë ngushtë të lidhur me pushtetin. Ka raste – më të rralla se këto – që mund të vijnë prej grupeve tjera të interesit, për shembull prej ndonjë përfaqësuesi të ndonjë komuniteti fetar ose të bizneseve të ndryshme – pra, kur një gazetar e prek ndonjë biznes, ndonjë biznes të caktuar të dikujt”, thotë Dema-Selmani.

Rastet e raportuara në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës këtë vit përfshijnë arrestimin e një kameramani të agjencisë së lajmeve Ekonomia Online, më 3 shkurt, derisa po mbulonte një aksion të policisë në një ndërmarrje në Suharekë.

Pastaj, më 9 shkurt, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përdorur gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë, duke i quajtur ato “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Më 22 shkurt, ekipi i RTV Dukagjinit është sulmuar fizikisht në Prishtinë, derisa po raportonte për deklarimin e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës.

Më 8 prill, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka cilësuar mediat në Kosovë dhe në Shqipëri si “mercenare” dhe “të shitura”.

Më 15 prill, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, ka përdorur gjuhë nënçmuese ndaj gazetares Besarta Hoti, duke i cilësuar pyetjet e saj si “budallallëqe”.

Juristja e së drejtës së medias në Kosovë, Flutura Kusari, njëherësh këshilltare ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit 2021, por edhe gjatë vitit 2022, politikanët në disa raste kanë përdorur gjuhë fyese dhe denigurese ndaj gazetarëve.

“Për më tepër, gjuha denigruese, fyese dhe nxitëse nga politikanët në drejtim të gazetarëve është rritur, duke i bërë ata shënjestër të sulmeve ‘online’ dhe ‘offline’”, thotë Kusari.

“Qeveria ka raporte të shëndosha me mediat”

Nga Qeveria e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se kanë raporte të shëndosha me mediat dhe se kjo është “Qeveria e parë që nuk ka raporte transaksionale” me to. Ata nuk shpjegojnë më shumë për “raportet transaksionale”.

“Në rastet kur ka pasur trajtim joadekuat [të mediave] nga institucionet, sikur pati ndodhur në rastin e arrestimit të kameramanit të agjencisë së lajmeve Ekonomia Online, reagimi jonë ka qenë i menjëhershëm. Policët e përfshirë u janë nënshtruar procedurave diciplinore”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë.

“Mungesa e bashkëpunimit” të Qeverisë me mediat

Por, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ngre shqetësimin për, siç thotë, “mungesën e theksuar” të qasjes së gazetarëve në dikasteret qeveritare dhe në marrjen e përgjigjeve nga këto dikastere.

Naile Dema-Selmani thotë se gazetarët e kanë raportuar këtë si problem në AGK, gjatë viteve 2021 dhe 2022.

“Të gjithë ne që jemi gazetarë, në baza ditore, dhe që kemi nevojë për përgjigje të Qeverisë, të ministrive, të institucioneve të ndryshme, e dimë se sa vështirë është të arrijmë deri te një informatë zyrtare. Do të thotë, ka njëfarë mungese të bashkëpunimit në këtë drejtim dhe kjo, pa asnjë diskutim, mbetet një prej shqetësimeve më të mëdha të komunitetit tonë”, thotë Dema-Selmani.

Flutura Kusari vlerëson se liria e shprehjes dhe e mediave është duke u cenuar nga vetë njerëzit në pushtet.

“Puna e gazetarëve, vitin e fundit, është bërë shumë, shumë e vështirë. Ata e kanë gati të pamundur të marrin informacione. Nuk ka konferenca të rregullta për media. Zëdhënësit zgjedhin t’iu përgjigjen vetëm disa mediave dhe qasja në dokumente publike është vështirësuar”, thotë Kusari.

Qeveria thotë se bashkëpunon me të gjitha mediat

Por, nga Qeveria e Kosovës, e cila është zgjedhur në mars të vitit të kaluar, thonë se, deri më tani, ekzekutivi – përfshirë Zyrën e Kryeministrit dhe ministritë – “ka organizuar mbi 150 konferenca për media, në të cilat përfaqësues të Qeverisë u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve”.

Po sipas Qeverisë, ka pasur mbi 120 paraqitje televizive apo intervista të përfaqësuesve të lartë të Qeverisë në secilin televizion të Kosovës “pa përjashtim”.

“Në të njëjtën kohë, të gjitha vendimet e Qeverisë dhe ministrive janë bërë publike në ueb-faqet përkatëse. Sa i përket qasjes në dokumente publike, nga 84 kërkesa që janë pranuar nga Zyra e Kryeministrit brenda vitit të saj të parë, 81 sosh kanë marrë përgjigje të plotë; për dy prej tyre Zyra e Kryeministrit nuk ka qenë në posedim të dokumenteve të kërkuara dhe një kërkesë ka qenë në procedurë. Pra, praktikisht, çdo kërkesë në qasje për dokumente publike ka marrë përgjigje të plotë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës për REL-in.

Në Kosovë dhe vende të tjera shënohet më 3 maj Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Në këtë ditë, organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij publikoi Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror, në të cilin Kosova radhitet më mirë, përkatësisht në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021.

Por, përkundër përparimit në renditje, Kosova vazhdon të mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”, vlerësuan Reporterët pa Kufij.

Në pjesën për Kosovën të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021, është thënë se Qeveria, në përgjithësi, e ka respektuar të drejtën e shprehjes, por raporte të besueshme kanë treguar se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare kanë bërë përpjekje t’i frikësojnë përfaqësuesit e medias./REL/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni asociacioni i gazetarëve të kosovës naile dema-selmani reporteret pa kufij asociacioni i gazetarëve të kosovës naile dema-selmani reporteret pa kufij

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj