Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
REP. ÇEKE – Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman e ka emëruar në postin e kryeministrit, Petr Fiala, udhëheqësin e aleancës së qendrës së djathtë.
Ceremonia e mbajtur të dielën, më 28 nëntor, u zhvillua duke respektuar protokollet kundër pandemisë, pasi Zeman ditë më parë doli pozitiv me koronavirus.
Fiala udhëheq një bllok të pesë partive opozitare të qendrës dhe qendrës së djathtë. Ky bllok opozitar fitoi zgjedhjet e mbajtura në tetor, duke larguar nga pushteti kryeministrin e deritashëm çek, Adrej Babish dhe aleatët e tij.
Qeveria e re çeke do të duhet të përballet me valën e re të infektimeve me koronavirus, që po rrezikon të mbingarkojë spitalet. Po ashtu, sfidë për ekzekutivin e ri do të jetë kriza energjetike, pas kolapsimit të një ofruesi të madh të energjisë. Koalicioni ka thënë se planifikon që ripunojë buxhetin e shtetit për vitin 2022, me qëllim që të zvogëlojë deficitin e lartë.
“Qeverinë e re e pret një periudhë e vështirë dhe shumë sfida… unë dua që ajo të jetë qeveri e ndryshimeve për të ardhmen”, tha Fiala gjatë një konference për media, duke shtuar se ai pret që kabineti qeverisës të votohet në mesin e muajit dhjetor.
Kryeministri i ri çek po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 dhe ka lavdëruar stafin shëndetësorë për punën e tyre, teksa rastet e reja me koronavirus janë në rritje.
Vetëm 58.5 për qind e çekëve janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Kjo shifër është më e ulët sesa mesatarja e vaksinimit në Bashkimin Evropian, që është 65.8 për qind.
Presidenti çek Zeman mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit, por ai ishte i ndarë nga të tjerët përmes një xhami mbrojtës, pasi është diagnostikuar me koronavirus.
Qeveria e Babishit më 25 nëntor ashpërsoi masat kundër koronavirusit, përfshirë edhe ndalimin e tregjeve të Krishtlindjes.
Marrë nga “Radio Evropa e Lirë”
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA-Varianti i ri i koronavirusit, ‘Omicron’, potencialisht më ngjitës krahasuar me COVID-19-n, u shfaq edhe në vende të tjera të dielën, vetëm dis...
KOSOVË- Në 109-vjetorin e pavarësisë në qytetin e Shtimes në Kosovë, është zbuluar statuja e komandantit Adem Jasharit. Kjo shtatore u përjetësua në këtë k...
ITALI- Shkencëtarët italianë kanë publikuar foton e parë të variantit ‘Omicron’ të COVID-19. Mediat e huaja shkruajnë se imazhi u realizua në fushën e kërkimit ...
AUSTRI – Policia austriake arrestoi një grup prej 15 trafikantësh të refugjatëve. Autoritetet e sigurisë hetuan për një muaj personat në fjalë dhe zbuluan...
PERU- Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi Perunë. Sipas Studimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) dhe Qendrës Kombëtare të Sizmologjisë të Perusë tërme...
TURQI – Një i moshuar në Turqi është arrestuar pasi rezultoi se përdhunoi dhe vrau mbesën e tij 3-vjeçare. Pasi hetuesit analizuan pështymën në qaf...
ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur jashtë stadiumit Castellani, në ndeshjen Empoli- Fiorentina e cila përfundoi 2-1. Gazetarja Greta Beccaglia është fy...
ITALI – I riu shqiptar që vdiq në aksident me makinë në atuostradën 76 në Ankona mbrëmjen e djeshme quhet Florenc Kasa. Emri i 24-vjeçarit është pu...
ITALI – Tre emigrantë shqiptarë pësuan aksident mbrëmjen e djeshme në komunën e Mandurias, province e Tarantos. Një furgon i tipit “Ford” doli nga rruga d...
KOSOVË- Disa ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në nder të 28 nëntorit, kanë vendosur në hyrje të Prishtinës një flamur të madh me portr...