All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Restoranti 295-vjeçar “Botin” në Madrid, përballë luftës për mbijetesë nga pandemia e koronavirusit

28 Shtator 2020, 18:28 Nga DOSJA
Restoranti 295-vjeçar “Botin” në Madrid,
All - Paragraf - 1

SPANJË– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë të vështirë për mbarë botën, ku ka futur në krizë edhe kompanitë më të mëdha në rang global. Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar për restorantin më të vjetër sipas librit “Guinness” të rekordeve botërore, restoranti 295-vjeçar “Botin” në kryeqytetin e Spanjës, Madrid ku thuhet se po përballet me luftën e mbijetesës kundër problemeve ekonomike të shkaktuara nga COVID-19.

Në një kohë që Spanja është një prej vendeve më të goditura nga pandemia e koronavirusit në Evropë, turizmi ka ardhur në pikën e ngecjes dhe masat e rrepta kanë rritur edhe më shumë problemet e sektorit të restorantëve.

Mbi 40 mijë restorante, bare ose kafene në mbarë vendin u detyruan të mbyllen duke mos mundur të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19. Restoranti BOTIN që shërben nga viti 1725 në Madrid, edhe pse është më me fat në krahasim me restorantet tjera në sektor për shkak të reputacionit, përvojës dhe kapacitetit, për shkak të pandemisë përjetoi humbje të mëdha.

“As në Luftën e Brendshme të Spanjës ky restorant nuk u mbyll. Gjyshi im vazhdoi të punojë këtu. Por (restoranti) në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur për shkak të COVID-19 (14 mars-21 qershor) qëndroi mbyllur me vendimet e marrë.”– është shprehur Antonio Gonzalez, një ndër anëtarët e gjeneratës së tretë të familjes spanjolle që janë në krye të restorantit që nga vitet 1930-ta.

Më tej ai tha se pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme çdo mëngjes kanë hapur furrën rreth 300-vjeçare të cilin e cilësoi si “diamanti i restorantit”.

“Ka dy arsye për këtë. E para furrat antike të tilla shkaktojnë probleme serioze nëse qëndrojnë të mbyllur gjatë. Duhej ta mbajmë të nxehtë për ta ruajtur aromën. Ndërsa e dyta, është romantike për ne çdo ditë ta nxehim furrën. Në ditë normale restoranti ynë priste rreth 600 myshteri në ditë. Por tani ky numër u ul në 60. Prej 75 punonjës 63 janë në shtëpitë e tyre me grant afatshkurtër të punës. Vetëm 12 punojnë. Humbja jonë mujore është 50-60 mijë euro. Kështu mund të qëndrojmë edhe vetëm 1-2 vite.”– tha Gonzalez.

Sa i përket librit “Guinness” të rekordeve botërore, Gonzalez deklaroi se, kanë hyrë si restoranti më i vjetër në botë pasi në vitin 1987 një klient i tyre britanik ka ndërmarrë iniciativë pavarësisht se pronarët nuk bënë kërkesë.

“Para ne ishte tek një restorant në Paris. Por për të marrë këtë titull duhet të kesh çdo herë emrin e njëjtë, në vendin e njëjtë dhe mos të mbyllet asnjëherë.”– përfundoi Gonzalez.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio gonzalez koronavirusi ne spanje libri "guinness" restoranti 295-vjeçar botin antonio gonzalez koronavirusi ne spanje libri "guinness" restoranti 295-vjeçar botin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj