LIVE UPDATES
Bota

Rëzimi i qeverisë Kurti, Mustafa reagon pas zhurmës në rrjet: Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë. S’ua kthe

26 Mars 2020, 21:59 Nga DOSJA
Rëzimi i qeverisë Kurti, Mustafa reagon pas zhurmës në

TIRANË– Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë një shënim një ditë pas rrëzimit të qeverisë Kurti, teksa në Koosvë ka shpërthyer dhe një valë akuzash ndaj Mustafës. Në një status në faqen e tij zyrtare, Mustafa shkruan se po orkestrohet një fushatë kundër tij nëpër media. Ai përdor fjalët e Jezu Krishtit dhe të Ibrahim Rugovës teksa shkruan se ‘Fali o Zot. Nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre’ dhe ‘ Mos të merremi me ta. Të rinj janë. Kanë kohë të piqen’. Mustafa shton se nuk ka ndërmend t’ua kthejë sulmet me të njëjtën mpnedhë tashmë që Kosova po përballet me armikun e shëndetit.

Të dashur miq, Besoj e keni vërejtur që nëpër media, e sidomos në rrjetet sociale, po zhvillohet një fushatë e orkestruar kundër LDK-së dhe strukturave të saj drejtuese. Jezu Krishti do të thoshte: Fali o Zot. Nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre. E Ibrahim Rugova sigurisht do të shtonte: Mos të merremi me ta. Të rinj janë. Kanë kohë të piqen.I vëmendshëm për situatën në të cilën ndodhemi shkaku i pandemisë, ju drejtohem me lutjen për ta injoruar këtë propagandë, që përveç se përhapë të pavërteta, tenton të krijoj përçarje në këtë kohë të vështirë për qytetarët e vendit tonë. Vendimet e LDK-së, si gjithmonë, janë në të mirë të LDK-së, dinjitetit të saj, në të mirë të Kosovës dhe në funksion të ruajtjes së raporteve të Kosovës me partnerët tanë amerikanë dhe me vendet e BE-së. Duke mos dashur të ngarkojmë qytetarët e Kosovës në këtë kohë kur të gjithë po ballafaqohemi me armikun e shëndetit dhe jetës sonë, ne nuk po ua kthejmë me të njejtën formë sulmet që po na bëhen si LDK.

LDK-ja, si gjithmonë, do ta ruaj nivelin e saj të komunikimit korekt me qytetarët dhe me oponentët politik. Jo sepse nuk jemi më të zotët se ata që na sulmojnë. Por, sepse jemi të bindur se kështu i kontribuojmë unitetit të kombit dhe qytetarisë që përpiqemi ta kultivojmë. Kërkoj nga bashkëpunëtorët e mi në LDK që në paraqitjet e tyre publike, në media apo përmes rrjeteve sociale, ta ruajnë gjakftohtësinë dhe t’i kontribuojnë menaxhimit sa më të mirë të gjendjes në të cilën ndodhemi. Nga të gjithë përfaqësuesit e LDK-së në institucionet qendrore dhe lokale, pavarësisht vështirësive me të cilat ballafaqohen, kërkoj të jenë në krye të detyrës dhe t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve, pavarësisht çdo lloj përkatësie që mund t’i takojnë. Me shpresën për mirëkuptim, besoj që pajtohemi se në këtë situatë, ne duhet të ruajmë unitetin e LDK-së dhe të mos lejojmë që agjendat kundër LDK-së dhe kundër interesave të Kosovës të mundin të vërtetën për ne, për Kosovën dhe për domosdoshmërinë e ruajtjes dhe kultivimit të raporteve speciale të Kosovës me SHBA-të dhe aleatët tjerë të Kosovës. LDK-ja ka ditur gjithmonë ta ruaj veten dhe Kosovën nga agjendat e dëmshme. Ndaj ju ftoj që edhe këtë herë ta bëjmë detyrën tonë. Kosova është atdheu ynë i shtrenjtë. Kosova është e sigurt vetëm kur LDK-ja është e fortë dhe e udhëheqë atë. Me njerëzit e saj të mirë dhe me miqtë e saj të dëshmuar. Ju uroj të gjithëve shëndet. Shpresoj ta kalojmë këtë pandemi, me kujdes, durim dhe besim në Zot. Me angazhimin tuaj të përkushtuar, LDK-ja do ta kaloj edhe këtë stuhi e do t’i ndihmoj Kosovës të imunizohet prej virusit të përçarjes dhe ta shpërthej izolimin e saj prej botës. Besoni. Ka shpresë. LDK-ja është shpresa e Kosovës. Me respekt, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së,”– shkruan Mustafa.

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua 51 ditë pas mandatimit. Mbrëmjen e kaluar Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa rrëzohet qeveria e albin kurtit isa mustafa rrëzohet qeveria e albin kurtit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj