Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI– Një grup prej 5 grash dhe 14 fëmijësh shqiptarë, mbërritën sot në Tiranë, pasi u riatdhesuan nga kampi “Al Hol” në Siri. Bëhet fjalë për familjarë të luftëtarëve shqiptarë të cilët u përfshinë në luftimet në Siri dhe Irak, në krah të grupeve ekstremiste islamike. Pas kthimit nga Libani, ku së bashku me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi pritën të evakuuarit, kryeministri Edi Rama, foli për një operacion të ndërlikuar i cili u realizua nga forcat e sigurisë së Libanit në bashkëpunim me oficerë shqiptarë të antiterrorit. Zoti Rama paralajmëroi dhe për mundësinë e një tjetër operacioni. Në kampin “Al Hol” mendohet se ndodhen edhe 30 shqiptarë të tjerë.
Pesë gratë dhe 14 fëmijët shqiptarë e shpëtuar mbërritën sot në mëngjes në mëngjes në Tiranë, pas udhëtimit nga Bejruti, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Riatdhesimi i tyre u bë i mundur falë një operacioni që kryeministri e përshkroi si të ndërlikuar dhe me jo pak rreziqe.
“Operacionet e kësaj natyre janë shumë të vështira sepse nuk zhvillohen në një terren miqësor, zhvillohen në një terren forcash që janë edhe në luftë me njëra-tjetrëtn përveç të tjerash dhe kampet në luftë nuk janë kampe pushimi jo e jo, por as kampe shtetërore e të sistemuara sipas një rregulli të caktuar. Janë kampe lufte, janë kampe të sistemuara në mënyrë gjysëm të improvizuar dhe me autoritete që variojnë. Kështu që në këtë drejtim puna që bëhet është një punë e dyfishtë, është një punë me ata që administrojnë kampet, është dhe një punë inteligjente me personat e infiltruar për të mbledhur informacion. Pastaj brenda kampit ka dinamika nga më të ndryshmet, ka njerëz që nuk shfaqen fare, ka njerëz që janë pengje të të tjerëve aty brenda. Pra është vertetë një situatë ferri”, u shpreh zoti Rama.
Gratë dhe fëmijët e mbërritur nga Siria do t’i nënshtrohen një trajtimi të specializuar. “Do t’i drejtohen një stukture enkas të përgatitur për ta në Durrës, ku do të bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe ato psikologjike, ku do të kenë një periudhë të shkurtër karantinimi dhe pastaj sipas rasteve sepse një pjesë e tyre kanë familjarët, kanë adresa këtu, do të çohen ose në shtëpi ose do të qëndrojnë në struktura të posaçme. Por keni parasysh që bëhet fjalë për gra dhe për fëmijë. Kjo e bën më të lehtë këtë punë nga pikëpamja e sigurisë ndërsa nga pikëpamja psikologjike dhe nga pikëpamja shoqërore patjetër që kjo kërkon kujdesin e vet”, shpjegoi zoti Rama.
Kryeministri paralajmëroi dhe një tjetër operacion të mundshëm në të ardhmen, për shqiptarë të tjerë të mbetur ende në kampin Al Hol në Siri “një numër që ende nuk e dimë saktësisht sepse është një pune terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden, por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin, në mos pak më i vogël, duke menduar që me shumë sesa gjysma tanimë është marrë dhe është në vendin tonë”.
Ky është operacioni i tretë për riatdhesimin në Shqipëri të grave dhe fëmijëve të mbetur në kampet e luftës në Siri, ku mendohet të jenë ende afro 30 familjarë të tjerë të shqiptarëve që ju bashkuan luftimeve të grupeve ekstermiste islamike.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI- Një sherr i momentit bëri që një 28-vjeçar me origjin shqiptare të godiste me thikë një shtetas italian. Mediat e huaja raportojnë se gjendja e 35...
VLORË– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pranë ByPass-it të Vlorës. Mësohet se flakët janë përhapur mbrëmjen e sotme dhe po avancojnë duke vënë në r...
KURBIN– Forcat ushtarake të Zall Herrit kanë mbërritur në Kurbin, në vendin ku u dogj kurora me pisha pasditen e sotme, në fshatin Shpërdhet. Mësohet se zjarrfi...
TIRANË– Ndarjet janë të hidhura dhe të vështira. Në mënyrë të veçantë kur partneri ose partnerja zhduken pa dhënë asnjë shpjegim apo arsye. Kë...
TIRANË– Muhamed Rageh akuzohet për vrasje dhe që për shkak të rrezikimit të jetë së tij në vendlindje ekstradimi i tij ka ngecur pa afat! Gjykata e T...
TIRANË– Ministri Niko Peleshi ka fshirë nga profili i tij në Facebook, videon e publikuar ku shihej helikopteri në të cilin ishte lidhur një kovë e m...
MAMURRAS– Mamurrasi është një nga zonat më të përfshira nga flakët për momentin. Dosja.al ju sjell pamje nga pyjet në këtë zonë, kur shihet se tymi e mbul...
TIRANË– Ministri Niko Peleshi ka lajmëruar se situata me zjarret është mjaft e rënduar. Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar një video ku sh...
TIRANË– Prej më shumë se dhjetë ditësh vendi ynë është në flakë dhe Ministria e Mbrojtjes ka menduar një zgjidhje ‘brilante’. Në helikopterin e vetëm që ka...
MAMURRAS– Situata në Mamurras është e rënduar. Një qytetar nga Mamurrasi, Alban Çakalli ka raportuar orë pas ore përmes videove në profilin e tij n...