Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi sot se ka kërkuar rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën. SPAK u vu në lëvizje, pikërisht pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit.
Ish ministri i Mbrojtjes nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë, madje ai nuk u thirr as dëshmitar në procesin gjyqësor që u zhvillua, ndaj një numri personash të përfshirë, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve. Ndaj tij u zhvilluan hetime, dhe Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.
Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap asnjëherë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të familjes Durda.
Në kërkesën e tanishme, SPAK, argumenton se motivi që çoi në vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2009, nuk ekziston më. “Imuniteti parlamentar i deputetit gjen zbatim për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, heqjen e lirisë në çfardo lloj forme, në rastin e kontrollit të banesës apo të personit, por deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij”, shpjegon SPAK në njoftimin e tij, duke nënvizuar se “ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për proçedim ka qënë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston”.
Zoti Mediu nuk e komentoi lëvizjen e Prokurorisë së Posaçme, duke i thënë Zërit të Amerikës se nuk ka asnjë njoftim veç atyre mediatike.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së pandemisë, sidomos për gjyshërit dhe...
ELBASAN– Një aksident ka ndodhur këtë pasditë në qytetin e Elbasanit, ku një motor ka përplasur një person të moshuar. Mësohet se e moshuara, me emrin Zymrie Aq...
SHKODËR– Një 10-vjeçark a humbur jetën në mënyrë tragjike teksa mundohej të realizonte një video për “tik-tok”. Mësohet se i mitur me incialet N.Y p...
TIRANË– Liljana Buzo, 54-vjeçarja e cila u vra sot nga bashkëshorti i saj, ish-polici Koço Buzo, fshihej në Tiranë prej shumë kohësh para se ...
BALLSH– Gjykata e Fierit ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, duke liruar shefin e sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimi...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hequr sekuestron ndaj pajisjeve dhe serverave të redaksisë dhe gazetarë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë ditën e sotme kreun e shtetit slloven, Barot Pahor.Pas takimit mes dy homologëve, Meta tha se ka zhvil...
ELBASAN– Gruaja që shikoni në foto është Liljana Buzo, 54 vjeçarja e cila u vra sot nga bashkëshorti i saj, ish-efektivi Koço Buzo. Buzo doli jash...
TIRANË– Avokati Taulant Hodaj ka treguar nëse do të lejohej që Shqipëria të dilte garante e lirimit me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirim...
TIRANË– Dita e sotme shënon plot 2 vite nga ngjarja tragjike, ku dy efektivë të Forcave të Armatosura ndërruan jetë gjatë një stërvitjeje në bazën e ...