Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Rikthehet Ardi Veliu! Merr seriozisht punën e re, flet me pasion për alga e molusqe
26 Janar 2022, 09:57Nga DOSJA
TIRANË– Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duket se ia ka marrë dorën mirë detyrës së tij të re. Sot, i veshur me “kostumin” e zv.ministrit të Energjitikës, ka shkuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhurese për të kërkuar shqyrtimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare për kontrollin e dëmit nga sistemet për mbrojtjen antivegjetative në anije, (Anti-Fouling) 2001”.
“Projektligji që po paraqesim sot ka si synim aderimin në Konventën Kombëtare për kontrollin e dëmit nga sisteme anti-vegjetative në anije. Sistemet “antifouling” janë materiale që shpërbejnë për lyerjen e fundit të anijeve me qëllim parandalimin e ngjitjes së gjallesave si alga e molusqe. Që ndikojnë në uljen e shpejtësisë së anijeve,”-nis fjalën e tij në Kuvend Veliu.
Pasi mbaroi me prezantimin gjeti kohën për t’ju përgjigjur gjithë pyetjeve të deputetëve, duke treguar sesa me “qejf” e ka marrë detyrën e re. Edhe pse për momentin merret me “halle” algash e molusqesh.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DURRËS– Policia e Durrësit po verifikon kushëririn e autorit të dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të FSHF-së, Armand Duka. Policia ...
TIRANË– Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka përditësuar ndjekësit e tij me një zbulim të ri të bërë lidhur me pandeminë e koronavirusit. Duke i...
DURRËS– Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e Arlen Hasanajn, të dyshuarin për vendosjen e sasisë së tritolit në banesën ...
DURRËS– Personi që shihni në foton e mëposhtme është Arlen Hasanaj, i riu që vendosi tritol në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, ...
TIRANË– Rruga e Rinasit do të vijojë të jetë prapë e mbyllur. Kjo u bë e ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili përmes një njoftimi thotë se në...
Deutsche Welle; Zonja Prokiç, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka pësuar rënie në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Cila ësh...