LIVE UPDATES
Aktualitet

Rikthehet SKEMA e Endrit Dokles, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon lirinë me të njëjtën procedurë si numri dy I

29 Maj 2020, 16:21 Nga DOSJA
Rikthehet SKEMA e Endrit Dokles, i dënuari me burgim të

TIRANË– Një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm po përpiqet që të lërë qelinë e burgut. Dosja.al, mëson se bëhet fjalë për të dënuarin Edmond (Edi) Batra, i cili qëndron pas hekurave prej shumë vitesh, që në vitet ’98-’99, që kur kreu një grabitje me armë, ngjarje në të cilën vdiq fqinji i Batrës, Lulash Kroni, i cili në atë kohë punonte kambist.

Mësohet se Brata, duke ndjekur strategjinë e Endrit Dokles, i dënuari me burg të përjetshëm që fitoi lirinë përmes vendimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, i është drejtuar gjykatës me një kërkesë për njohje amnistie të viteve 2014-2015 dhe 2016, kërkesë, e cila është pranuar vetëm pak ditë më parë nga Taulant Tafa, gjyqtar në Elbasan, duke i ulur gati dy vite burgim këtij të dënuari me burgim të përjetshëm dhe duke e bërë gati për depozitimin e kërkesës për lirimin me kusht, pasi Brata, e ka kryer tashmë ¾ e dënimit, në burgun e Peqinit.

Në dosjen që u përpilua për përfitimin e amnistisë, shkruhet edhe për sjelljen e mirë të Batrës në qeli, për ta marrë në konsideratë në uljen e dënimit të këtij të burgosuri. Ky vendim i marrë nga gjyqtari Taulant Tafa, tashmë është apeluar në gjykatën e Apelit Durrës, ku pritet që kjo e fundit të marrë në shqyrtim rastin.

Ajo që mësohet është edhe se prokurori që ka ndjekur këtë çështje nuk ka qenë dakort në marrjen e këtij vendimi, por pavarësisht kësaj, Tafa e ka çuar deri në fund.

Sipas dosjes hetimore Edmond Batra është dënuar me burgim të përjetshëm, para shumë vitesh, Ai ishte autor i një grabitjeje me armë me pasojë vdekjen. Batra u fut në shtëpinë e komshiut të tij, Lulash Kronit, i cili në atë kohë punonte si kambist dhe grabiti paratë që ai kishte në banesë.

Në momentin që Brata po dilte nga banesa u pikas nga Kroni dhe e qëlloi atë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Batra u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm, pork y krim solli një seri vrasjesh në Shkodër, për shkak të hakmarrjes. Ishte djali i viktimës Kroni, Art Kroni, ai që gjashtë muaj pasi u ekzekutua babai i tij shkoi drejt e në Milano për të vrarë Land Bratën, vëllain e autorit Edmond Brata.

djali i Lulashit, 6 muaj pas ekzekutimit të babait, ka udhëtuar drejt Milanos në Itali, ku ka ekzekutuar me armë zjarri vëllanë e Edi Bratës, Land Brata. Kroni u kthye më pas për në Shkodër dhe pas tre muajsh u nis drejt Kolumbisë. Në mënyrë krejt të papritur, Kroni u ekzekutua me breshëri plumbash.

Edmond Brata është akuzuar edhe për një tjetër ngjarje të rëndë. bëhet fjalë për vrasjen e Marjanit, një muzikant në Shkodër, që u ekzekutua nga disa grabitës që iu futën në shtëpi, pasi ai i pikasi ata. Por, kjo akuzë nuk është provuar.

Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës. Vendimi u mor mesditën e sotme nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishgte sjellje të mirë në burg. Ky vendim është apeluar nga prokuroria e Krujës. Dokles gjithashtu iu ofrua edhe një kontratë pune, duke premtuar kështu rehabilitimin e numrit dy të bandës së Durrësit dhe riintegrimin e Dokles në shoqëri.

Kjo formulë lirimi është përfolur edhe për të dënuarin Admir Tafilaj, I cili kërkoi që të linte qelinë. Tafilaj, i dënuar me 2 burgime të përjetshme kërkoi ulje të dënimit por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata e Burrelit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet admir tafili edmond brata endrit dokle lirimi i edmond brates admir tafili edmond brata endrit dokle lirimi i edmond brates

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj