LIVE UPDATES
Aktualitet

“Rinasi”/ Artan Hoxha: Kush është Imami Veseli, si mbijetoi për 1 vit në burgjet afgane

23 Prill 2019, 05:33 Nga DOSJA
“Rinasi”/ Artan Hoxha: Kush është Imami Veseli, si

Tiranë- Një ditë më parë, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se një nga të arrestuarit e fundit për grabitjen e Rinasit ka luftuar në Afganistan dhe ai është 38-vjeçari Oltian Veseli.

Hoxha ka publikuar një shkrim të tij të 2016-tës dhe tregon detaje rreth Veselit dhe familjes së tij. Ai shprehet se ai është i vetmi shqiptar që është kthyer nga Afganistani dhe tregon detaje sesi ai ka mbijetuar në burgjet afgane.

“I vetmi i rikthyer deri tani nga shqiptarët e kapur në Afganistan është Olti Veseli, ndërsa shtatë personat e tjerë janë ende nën hetim. Ata dyshohet se kanë shkuar të luftojnë në radhët e luftëtarëve talebanë dhe të Al Kaeda-s në malet e Afganistanit. Udhëtimi i tyre është bërë fillimisht drejt Jemenit. Ne vendin me të varfër tëgadishullit arabik rekrutet për muxhahidinë janë stërvitur dhe më pas janë penetruar në zonat malore të Afganistanit duke kaluar nëpërmjet kufirit Pakistanez. Grupet radikale te besimit mysliman e cilësojnë si një detyre të shenjtë pjesëmarrjen në xhihad dhe luftën kundër pushtuesve të vendeve islamike.”, shkruante ai në 2016.

Shkrimi i plotë:

Shkrim i botuar me 16 korrik 2006 ne GAZETA SHQIPTARE, pas riatdhesimit te Olti Veselit, i arrestuar nga marinsat amerikane gjate nje beteje ne periferi te Kandaharit me talebanet.
Si dukej 13 vite me pare njeriu i dyshuar si nje nga autoret e grabitjes se 9 prillit 2019 ne Rinas….

Imami i Krujës: Si mbijetova për 1 vit në burgjet afgane

ARTAN HOXHA

TIRANE (16 Korrik)- Sapo hyn ne pazarin e vjeter te Krujes, ne te majte te tij ndodhet xhamia e vetme funksionale e qytetit.
Minareja e lyer me gelqere ngrihet siper cative me qeramidhe te pazarit te vjeter. Nese e shikon nga larg rendesia e saj si pike orientimi humb, per shkak te dominimit nga kulla e kalase se famshme te Skenderbeut. Interesohemi se ku mund ta gjejme njerin prej ish-imameve te kesaj xhamie, Olti Veselin, i cili qysh prej tre vitesh thuhet se ka shkuar per studime ne nje universitet teologjik ne Jemen, por me pas eshte arrestuar nga marinsat amerikane ne Afganistan. Na thone se shtepine e ka ne nje nga lagjet me periferike te Krujes, diku matane kalase se qytetit.

Nga besimtaret myslimane te Krujes mesojme se Olti ka qene per afro nje vit imami i xhamise se qytetit dhe per te flasim me fjale te mira dhe respekt te vecante. “Olti ka qene gjithmone nje prej besimtareve me te devotshem te qytetit. Ai ishte nje djale me deshire te madhe per te studjuar dhe mesuar gjithcka mbi besimin islam”, na thote nje prej besimtareve te Krujes qe e ka njohur. Kruja nuk eshte nje nga qytetet e spikatura ku besimtaret myslimane perbejne shumicen, pasi ne te dominojne teqet dhe tyrbet e shumta te besimtareve bektashinj. Xhamia e qytetit ku ka sherbyer per afro nje vit si imam Olti Veseli, eshte e vetmja qe funksionon ende. Ne qytet ndodhet dhe xhamia e vjeter, e ndertuar nga turqit, e cila ndodhet brenda mureve te kalase, por per shkak te demtimeve qe ka pesuar ka mbetur thjeshte si nje relike.

Familja
Per te shkuar ne banesen e familjes Veseli duhet te pershkosh nje rruge te ngushte qe kalon poshte kalase se Krujes dhe te futesh mes nje grumbulli shtepish private, te cilat duket sikur jane kapur me thonj pas shpatit te malit per te mos u rrokullisur tatepjete fushes. Zbresim me kembe deri ne fund te nje rrugice te ngushte dhe te pjerret, ne te majte te se ciles ndodhet dera prej hekuri e shtepise se imamit te Krujes. Te dera na pret babai i Oltit, nje mesoburre, i cili na fton te hyjme brenda. Shtepia eshte modeste por na terheqin vemendjen zerat e shumte qe vijne nga dhoma e pritjes.
Prinderit e Oltit kane shtruar nje dreke per miqte dhe te afermit qe kane ardhur te festojne sebashku kthimin e 24-vjecarit nga Afganistani. Olti eshte arrestuar me shume se nje vit me pare nga trupat amerikane gjate nje operacioni kunder talebaneve dhe mbeshtetesve te tyre ne Afganistan. Ai ka qendruar ne burg gjate gjithe kesaj kohe dhe me 25 qershor 2006 u kthye ne Shqiperi me linjen e Turkish Airlines. Pavarsisht miqve te shumte qe kane ne shtepi, babai dhe nena e Oltit shkeputen prej tyre duke u marre leje dhe na presin ne nje dhome tjeter. Pas tyre hyn dhe Olti. Ai eshte i veshur thjeshte, dhe ka pamjen e nje adoleshenti gati te pafajshem. Nese nuk do te na prezantohej as qe do ta merrnim vesh se ishte pikerisht ai njeriu qe kishte qendruar per me shume se nje vit ne burgjet amerikane ne Afganistan, i dyshuar si terrorist islamik dhe pjestare i guerrilasve talebane. Ai eshte i qethur shkurt dhe forma e mjekrres mezi i dallohet. Me veshjen dhe paraqitjen e tij, Olti me shume i ngjan nje djaloshi trendy sesa nje besimtari mysliman me paraqitjen tradicionale qe jemi mesuar te shohim.

Imami
Paraqitja dhe e folura e Oltit te lene me te vertete me goje hapur dhe te duket e habitshme sesi ai mund te kete qene imami i xhamise se qytetit, apo ca me teper, person i dyshuar per lidhje me terroristet islamike. Por nese i kushton pak me teper vemendje fytyres se tij, kupton se Olti eshte pak i turbullt dhe nuk e fsheh tronditjen nga dicka e dhunshme qe mund te kete pesuar. “Mezi e kam rritur, me njeqind halle dhe siklete”, thote babai i tij duke na treguar dhe gishtrinjte e gjymtuar te njeres dore. Familja e Oltit eshte e besimit bektashian. Por ky fakt nuk e ka penguar Oltin te krijoje nje tjeter lidhje shpirterore, ndryshe nga tradita e familjes se tij. “Nuk e kishim menduar kurre se djalit tone do t’i ndodhte kjo qe i ndodhi. Po shyqyr zotit qe qe me kaq dhe qe na u kthye shendoshe e mire ne shtepi”, thote babai i Oltit. E ema e tij perpiqet te na respektoje duke na servirur gjithcka qe i perket mikpritjes shqiptare. Ne koefidence Olti eshte i hapur dhe nuk fsheh asgje por kur i kerkojme te flaes per median ai ndryshon mendje. “Nuk dua te flase per momentin, pasi ende nuk e kam marre veten pas atyre qe kam kaluar”, na thote Olti. Ai perpiqet qe te na e mbushe mendjen me fakte se ato qe jane thene per te nuk jane te verteta dhe se ai mund te kete qene thjeshte viktime e nje trilli te moshes. Babai i Oltit perlotet ndersa kujton vuajtjet qe i jane dashur te kaloje gjate kohes qe i biri ka qene larg, i arrestuar nga marinsat amerikane ne Afganistan.
“Une e di se c’kam hequr per kete djale, qe zoti deshi te ma kthente serish shendoshe e mire. Nga shqetesimet dhe hallet jam bere me diabet, e kam nisur te vuaje nga zemra”, thote babai i tij. Ai kerkon te mos spekullohet me ato qe ka hequr ne kurriz i biri. “Nuk me interesojme llafet e njerezve, me intereson djali im qe fale zotit e kam ketu. Une qe e kam bere njehere 24 vjec, e bej dhe 24 vjec te tjera”, thote i ati i Oltit. Qysh nga dita kur Olti eshte kthyer, prinderit dhe te afermit e tij i kane qendruar shume afer, madje nuk e kane ndare nga syte asnjehere.

Besimtari
Ndersa largohemi Olti na shoqeron deri jashte ne rrugice. Ai na kujton se besimi te zoti e beri tu mbijetonte gjithe atyre qe ka kaluar ne seancat hetimore speciale gjate kohes qe qendroi ne burgjet afgane. “Jeta eshte nje prove qe duhet kaluar dhe une nuk kam bere asgje tjeter vecse kalova nje prove te tille”, na thote Olti. Gjate kthimit ndalemi per nje kafe ne nje lokal prane xhamise ku Olti ka sherbyer si Imam. Disa te rinj, bashkemoshatare te tij qe e kane njohur prej vitesh nuk ngurrojne te flasin per te. “Bravo i qofte, ai eshte nje besimtar i mire dhe ka bere ate qe do ta bente cdo myslimane i botes”, na thote njeri prej tyre. Bashkemoshataret e tij flasin me respekt per aventuren e Oltit ne Jemen e Afganistan dhe nuk duan tia dine shume per akuzat qe rendojne mbi te.
“Nese do te ishte terrorist islamik sic thone nuk do ta kishin leshuar, por do ta kishin mbajtur atje”, na thote nje tjeter krutan qe e njeh Oltin prej femijerise. Kthimi i Oltit te dielen e 25 qershorit me avion nga Turqia, duket sikur u ka dhene krahe shokeve te tij besimtare myslimane, te cilet duan te mbyllin gojet e liga. “Imami i xhamise sone nuk eshte terrorist islamik, ne e njohim mire ate dhe e dime sesa beson ai te Allahu”, na thote teksa largohemi njeri prej bashkemoshatareve te Oltit.

Agjentet e antiterrorit marrin ne pyetje Veselin
Vetem disa dite pasi ishte kthyer nga Afganistani, nje inspektor i policise se Krujes ka shkuar ne banesen e Olti Veselit dhe i ka kerkuar qe te paraqitet ne komisariat. Ish-imami i xhamise se qytetit eshte paraqitur ne komisariatin e Krujes ku i eshte nenshtruar nje seance rutine pyetjesh. Personat qe jane interesuar per te marre ne pyetje imamin e Krujes nuk kane qene policet vendas, por agjentet e sherbimit te Luftes Kunder Terrorit te Ministrise se Brendeshme dhe te Sherbimit Informativ Shteteror. Ata kane kerkuar sqarime nga Olti pse ka qene jashte vendit, si eshte larguar nga Jemeni per ne Afganistan dhe si eshte arrestuar nga trupat amerikane i dyshuar si terrorist islamik. Sipas burimeve te policise thuhet se Veseli gjate kthimit nga Afganistani, Olti nuk ka patuar asnje dokument identifikimi me vete pasi ato i ishin sekuestruar gjate arrestimit. Pasi ka dhene sqarimet e nevojshme per agjentet e antiterrorit, Olti Veseli eshte lene i lire te kthehet ne banesen e tij.

Olti Veseli shkoi si student fetar ne Jemen
Agjentet e sherbimit te Luftes Kunder Terrorit kane mbetur te habitur kur jane njoftuar nga sherbimu inteligjente amerikan se ne periferi te Kandaharit ishte kapur mes nje grupi militantesh afgane dhe imami i xhamise se Krujes. Qysh nga ky moment ka nisur puna per te zbuluar te kaluaren dhe veprimtarine e tij ne Shqiperi. Hetimet jane kryer paralelisht nga agjentet ne terren te zyres se Antiterrorit ne Ministrine e Brendeshme dhe nga agjentet e zyres se Antiterrorit ne Sherbimin Informativ Shteteror. Eshte mbajtur per muaj me radhe nen vezhgim familja e imamit dhe persona te njohur te tij. Ndersa jane kryer hetime te hollesishme per te zbuluar rrugen sesi 24 vjecari nga Kruja kishte mberritur ne rrethinat e ish-kryeqendres se talebaneve ne Kandahar, dhe kush e kishte ndermjetesuar per udhetimin e tij. Hetimet e kryera deri tani kane cuar ne zbulimin e rruges qe ndiqnin rekrutet shqiptare per tu bashkuar me guerrilet e muxhaidineve ne Afganistan. Agjentet e antiterrorit jane duke kryer hetime ne lidhje me shtate shqiptaret e tjere qe vazhdojne te jene te burgosur ne Afganistan.

Studenti
Imami i Krujes, Olti Veseli ishte padyshim nje nga besimtaret me te devotshem dhe nje nga kleriket e rinj myslimane qe mbeshtesnin krahun radikal ne Shqiperi. Sipas burimeve nga Antiterrori, thuhet se “Olti Veseli u perzgjodh per ti sherbyer kauzes se militanteve islamike per shkak te moshes se tij te re dhe besimit te forte ndaj Allahut”. Udhetimi i Veselit drejt Jemenit u mbulua me faktin se ai duhej te shkonte per studime ne nje universitet teologjik islamik ne kryeqytetin e ketij shteti, San’a. Udhetimi i Veselit eshte mbuluar nga nje shoqate me qender ne Tirane emri i se cilen nuk jepet nga policia. Sipas burimit te cituar dhuhet se “eshte e njejta shoqate qe ndihmonte afro 200 jetime ne fshatin Kondove te Maqedonise gjate kohes qe ky fshat ishte nen kontrollin e nje grupi te armatosur personash me kombesi shqiptare. Universiteti ne te cilin ishte nisur per studime Veseli, ne San’a, nuk eshte ndonje institucion arsimor i njohur ne pergatitjen e klerikeve myslimane ne bote, perkundrazi diploma e tij nuk njihet as nga vet shteti i Jemenit. Pasi ka qendruar per disa muaj aty, Veseli eshte nisur ne drejtim te Pakistanit. Sipas burimeve nga sherbimi i antiterrorit thuhet se “Veseli eshte stervitur dhe trajnuar per 4 deri 6 muaj ne Jemen, nga ku me pas eshte transferuar ne drejtim te Pakistanit. Udhetimi nga vendi me i varfer i gadishullit arabik ne drejtim te Pakistanit eshte i kushtueshem keshtu qe shpenzimet e tij jane paguar nga personat qe kane pergatitur rekrutet per muxhaidine. Nje nga celulat e rrjetit te Al Kaeda-s qe vepron ne Pakistan ka bere grumbullimin e rekruteve dhe me pas i ka infiltruar nepermjet kufirit tokesor ne drejtim te zonave malore te Afganistanit, ku veprojne guerrilet e talebaneve dhe militanteve te Al Kaeda-s”.

Arrestimi
Agjenteve te antiterrorit do te mjaftonte vetem prezenca e Veselit ne rrethinat e Kandaharit per te dyshuar mbi aktivitetin e tij ne mbeshtetje te muxhaidineve. Pse nje student shqiptar ne Jemen do te kapej ne pjesen tjeter te botes, ne nje vend mjaft te rrezikshem per jeten e cdo qytetari, ne Afganistan?! Sipas burimit te cituar thuhet se “Imami i Krujes sebashku me nje grup militantesh islamike mendohet te kete vepruar per me shume se nje vit ne Afganistan. Ai eshte kapur gjate nje operacioni te marinsave amerikane ne nje nga zonat ne periferi te Kandaharit, te zhvilluar afro nje vit me pare”. Qysh nga ai moment imami i Krujes i eshte nenshtruar nje hetimi special ne burgjet famekeqe te Afganistanit, te njohura per trajtimin e ashper qe u bejne te dyshuareve si militante islamike apo mbeshtetes te talebaneve dhe Al-Kaeda-s. Pas nje viti ne burgjet afgane Veseli u riatdhesua nen kujdesin e sherbimeve inteligjente amerikane nepermjet linjes ajrore me Turqine ne fundin e qershorit. Gjate hetimit rezultoi se ai nuk ka patur ndonje rol te rendesishem ne radhet e militanteve islamike dhe se kishte rene viktime e radikaleve islamike per shkak te moshes shume te re te tij.

Ne burgjet afgane edhe shtate shqiptare te tjere ne pranga
Ne burgjet afgane jane ende te izoluar dhe 7 shqiptare te tjere, te arrestuar nga trupat amerikane pasi dyshohet se kane lidhje me militantet islamike qe kane shkuar ne mbeshtetje te guerrilasve talebane. Sipas burimeve te sherbimit te Luftes Kunder Terrorit ne Ministrine e Brendeshme thuhet se dy prej tyre jane arrestuar gjate te njejtit operacion te marinsave amerikane ku u kap dhe imami i Krujes Olti Veseli. I vetmi i rikthyer deri tani nga shqiptaret e kapur ne Afganistan eshte Olti Veseli, ndersa shtate personat e tjere jane ende nen hetim. Ata dyshohet se kane shkuar te luftojne ne radhet e luftetareve talebane dhe te Al Kaeda-s ne malet e Afganistanit. Udhetimi i tyre eshte bere fillimisht drejt Jemenit. Ne vendin me te varfer te gadishullit arabik rekrutet per muxhahidine jane stervitur dhe me pas jane penetruar ne zonat malore te Afganistanit duke kaluar nepermjet kufirit Pakistanez. Grupet radikale te besimit mysliman e cilesojne si nje detyre te shenjte pjesemarrjen ne xhihad dhe luften kunder pushtuesve te vendeve islamike.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha grabitja ne rinas olti veseli artan hoxha grabitja ne rinas olti veseli

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje