All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Rindërtimi i vështirë i Notre-Dame de Paris

15 Prill 2021, 09:49 Nga DOSJA
Rindërtimi i vështirë i Notre-Dame de Paris
All - Paragraf - 1

FRANCË– Rrallë prerja e pemëve është organizuar në mënyrë kaq pompoze. Të rrethuar nga një numër i madh kamerash televizive ministri francez i Bujqësisë Julien Denormandie dhe ministrja e Kulturës Roselyne Bachelot ngulën pllaka të vogla me numra në disa lisa. Pastaj të dy mbajtën një fjalim në pyllin shtetëror Bercé, 200 kilometra në jugperëndim të Parisit. “Besoj se Notre-Dame, që është simbol i së kaluarës sonë, tregon se në ç’masë pyjet shkruajnë historinë e kohës”, u shpreh Denormandy solemnisht. Kolegia e tij ministre shtoi në mënyrë më konkrete: “Na duhen gjithë këto dru, sepse është marrë vendimi që katedralja të rindërtohet ashtu siç ka qenë më parë, domethënë përpara zjarrit që nga ndërtimet [e arkitektit Eugène] Viollet-le-Ducs, që nisën në 1843”.

Lisat janë pjesë e rreth 2000 drurëve, që janë prerë dhe që do të përdoren për rindërtimin e majave të kullave dhe të kulmit të Notre-Dame de Paris, të cilat janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë nga zjarri me 15 prill 2019. Këto plane rindërtimi janë pritur me pakënaqësi. Por jo për faktin se nuk ka siguri a do të arrihet të mbahet premtimi i presidentit Emmanuel Macron për rindërtimin e plotë të katedrales brenda pesë vitesh.

Rindërtimi “brenda pesë viteve”

Zjarri që ra dy vjet më parë tmerroi Francën dhe gjithë botën. Mijëra kureshtarë ishin grumbulluar atë mbrëmje rreth kësaj trashëgimie botërore të UNESCO-s, duke ndjekur me thirrje tmerri se si shëmbej maja e kambanares nga zjarri. Edhe pjesë të tëra të konstruksionit mesjetar të kulmit të çatisë u dogjën, qemerët e kalimeve kryesore anësore pësuan dëmtime. Ekipet televizive nga e gjithë bota ditë me rradhë zunë vend përreth katedrales, nga ku raportonin drejtpërdrejt, edhe kur Macron u zotua se do ta rindërtonte monumentin brenda pesë vitesh. Fillimisht ai u shpreh se dëshironte një rindërtim bashkëkohor të majave të kambanareve, por në fund iu nënshtrua ekspertëve, të cilët kërkonin një rindërtim sipas Viollet-le-Duc. Menjëherë pas zjarrit sipërmarrje të mëdha dhe donatorë të vegjël premtuan gati një miliard euro donacione për rindërtimin. Administratorët e katedrales kanë mbledhur tanimë 833 milion euro dhe kanë marrë të paktën premtime ligjërisht të detyrueshme për 98 për qind.

Pemët “gjithësesi do të priteshin”

Për rindërtimin e katedrales në formën e saj origjinale Francës i duhen tani lisa. Gjysma e tyre do të vijë nga pyje private dhe gjysma nga pyje publike. Pas prerjes ato duhen depozituar dymbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë muaj për të ulur lagështinë e drurit në rreth 30 përqind.

Bëhet fjalë për pemë shekullore, që gjithsesi do të kishin qenë në listën e lisave që do të priteshin, thotë Guillaume Larrière, zëdhënësi i ONF-së, qendra shtetërore franceze për administrimin e pyjeve. Franca ka një nga rregulloret më të rrepta në botë për menaxhimin e pyjeve: “Prandaj është e drejtë, që druri për Notre-Dame të sigurohet ekskluzivisht nga Franca – këtu e kemi saktësisht nën kontroll prerjen.”

Ambientalistët: Planet për rindërtimin janë “tërësisht të vjetëruara”

Por Jacky Bonnemains e kritikon këtë mënyrë. Ai është kryetari i shoqatës për mbrojtjen e mjedisit Robin des Bois. “Ne amputojmë pyjet tona, u rrëmbejmë atyre lisat, që janë të rëndësishëm për rigjenerimin e pyjeve. Ato janë habitate për një numër të madh insektesh dhe shpendësh”, thotë Bonnemains.

Këtë mendim e përkrahin së paku më shumë se 40.000 bashkatdhetarë të tij, të cilët kanë nënshkruar një peticion për të ndaluar prerjen e pemëve. Vendimin për rindërtimin e Notre-Dame ashtu siç ka qenë, ai e quan “tërësisht të vjetëruar”: “Kurrë nuk do të kisha menduar se qeveria do të zgjidhte këtë duo infernale drurin dhe plumbin, që mundësoi zjarrin dhe ndotjen me plumb”.

Ndotja e konsiderueshme me plumb në territorin e katedrales dhe në zonat përreth është konfirmuar edhe nga Instituti shtetëror për mjediset industriale dhe rreziqet e tyre. Kështu në 2019 Robin des Bois ngriti padi kundër personave të panjohur për rrezikimin e jetës së të tjerëve. Por çështja u ndërpre para disa muajve.

Bonnemains mendon se materiale të tjera ndërtimi do të ishin shumë më bashkëkohore dhe më të sigurta: “Katedralja Saint-Pierre-et-Saint-Paul në Nantë për shembull ka një çati prej betoni. Zjarri vitin e kaluar shkaktoi dëme relativisht të pakta atje”, shpjegon ai.

Plumbi dhe druri “kombinim ideal”

Betoni nuk është zgjidhje në rastin e Notre-Dame de Paris, kundërpërgjigjet një zëdhënës i autoritetit që administron monumentin, i cili nuk dëshiron të japë emrin. “Struktura e kulmit të katedrales ka nevojë për një peshë të caktuar, në mënyrë që ndërtesa të qëndrojë – kombinimi plumb dhe dru është ideal”, i thotë ai DW. “Zjarri është përhapur për shkak të gabimit njerëzor, ne thjesht kemi nevojë për më shumë njerëz për ta kontrolluar në vendet e duhura. Përveç kësaj do të vendosim dyer kundër zjarrit, për parandalimin e zjarreve në të ardhmen”, shpjegon ai.

Puna për sigurimin e katedrales nga shembja do të vazhdojë deri në korrik pastaj do të shpallen tenderë të shumtë publikë, në mënyrë që në fund të këtij apo fillimi të vitit të ardhshëm të mund të fillojë rindërtimi. “Në vitin 2024 Notre-Dame do të hapet për panaire siç është planifikuar”, tha zëdhënësi.

 Dyshimet për afatin e rindërtimit

Por zërat, që dyshojnë në afatin e vendosur nga presidenti, po shtohen. Ata vijnë madje nga vetë kantieri i ndërtimit. “Punimet për sigurimin nga shembja kanë zgjatur shumë dhe neve ndoshta do të na duhet të vazhdojmë disa punime pas vitit 2024, si për shembull qemerin mbështetës në pjesën e jashtme të ndërtesës”, i thotë DW Yann de Carné. Ai është president i shoqatës së industrisë GMH, e cila përfaqëson 80 përqind të kompanive, që kryejnë punë restauruese në monumentet publike. “Por panairet si dhe rihapja e disa pjesëve të katedrales për vizitorët, kjo duket mjaft realiste pas tre vjetësh”, është i mendimit ai.

Edhe Jacky Bonnemains beson se rindërtimi i katedrales do të marrë “edhe shumë vite të tjera”. “Kjo na jep kohë për të vepruar kundër mënyrës, se si i bëjnë ata gjërat”, thotë ambientalisti. Shoqata e tij dëshiron të rifillojë gjyqin për helmimin nga plumbi, në një përpjekje të re, këtë herë si bashkëpaditës.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota notre-dame de paris notre-dame de paris

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj