Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Materialeve të ndërtimit të donatorëve, që do të merren në dorëzim nga kompanitë që po rindërtojnë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, do t’u njihen si shpenzime të zbritshme mbi tatimfitimin. Udhëzimi i përbashkët i ministres të Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi i botuar në Fletoren Zyrtare miraton metodologjinë për përcaktimin e vlerës së kontributeve në natyrë, sendeve apo materialeve ndërtimore, si dhe kushtet e procedurat për njohjen e kontributit si shpenzim i zbritshëm.
Udhëzimi përcakton se kontributet në natyrë (materiale apo pajisje ndërtimi) e donatorëve do të merren në dorëzim nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile që do të bashkëpunojë me Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit dhe më pas do të lëvrohen te operatorët ekonomikë. Sakaq çmimet e inventarizimit të materialeve të ndërtimit do të përcaktohen nga vetë autoriteti përgjegjës për magazinimin, duke u bazuar në çmimet e shitjes, kur këto dhurohen me faturë, në çmimet referuese të doganave, kur nuk kanë një faturë ose në çmimet referuese sipas manualeve të ndërtimit në fuqi.
Sipas dokumentit, kushtet dhe procedurat për njohjen e kontributeve si shpenzime të zbritshme, zbatohen në përputhje me parashikimet në legjislacionin fiskal. Për rastet kur këto shërbime nuk janë parashikuar në manual dhe operatori nuk ka fatura të ngjashme në gjashtëmujorin e fundit, udhëzimi thekson se vlera mund të llogaritet nga fatura me të njëjtin zë nga operatorë të ngjashëm, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Udhëzimi
Kontribut në natyrë do të quhet çdo material ose shërbim (punë), me qëllim dhe destinacion objektet që do të rindërtohen, në kuadër të procesit të rindërtimit.
Kontributet do të ndahen në dy kategori të veçanta: a) materiale ndërtimore ose mallra e pajisje që shërbejnë për rindërtimin ose rehabilitimin e objekteve dhe ambienteve në funksion të procesit të rindërtimit; b) shërbime (punë) të ndryshme që do të ofrohen nga donatorë, subjekte private e shtetërore, të huaj ose vendas, me qëllim ndërtimin e objekteve ose ambienteve përreth tyre, që janë pjesë e programit të miratuar nga Komiteti Shtetëror i Rindërtimit.
Në rastet kur donatorët marrin përsipër të kontribuojnë në natyrë, sende apo material ndërtimore, punë apo shërbime në funksion të procesit të rindërtimit, këto kontribute, merren në dorëzim nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, që bashkëpunon për këtë qëllim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit ose me kërkesë të kësaj drejtorie, me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe i vendosen në dispozicion të njësisë zbatuese, sipas përcaktimeve në këtë udhëzim: a) marrja në dorëzim e tyre bëhet me komision të ngritur nga AKMC-ja. Mallrat merren me dokumentacion shoqërues, kryesisht aktin e dhurimit, dokumentacion origjine, faturë tatimore, certifikata të ndryshme e garanci nëse ka. Nuk pranohen mallra jashtë përdorimit, jashtë funksionit dhe jashtë standardit shtetëror. Gjithashtu, nuk pranohen mallra e materiale të cilat nuk mund t’i shërbejnë qëllimit dhe objektit të rindërtimit në tërësi. Nëse, për shkak të mungesës së ambienteve magazinuese, këto materiale nuk mund të magazinohen në ambientet e AKMC-së, materialet depozitohen në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit; b) shërbimet, punët, merren në dorëzim me komision të ngritur nga AKMC-ja. Këto shërbime merren me dokumentacion shoqërues, kryesisht aktin e dhurimit, faturë tatimore, garanci punimesh. Këto punë merren në dorëzim nga autoriteti (operatori) mbikëqyrës dhe kolaudatori i objektit përkatës, nëse përmbushin standardet shtetërore të punimeve të konfirmuara në volume dhe cilësi. Ky proces dokumentohet në prani edhe të përfaqësuesve të njësisë vendore, në rast se janë përfitues. Në përbërje të komisionit minimalisht të jetë një specialist i fushës, sipas objektit të dhuruar, nëse këto materiale rezultojnë specifike. Gjithashtu, nëse AKMC-ja, nga strukturat e veta, nuk disponon specialistë të fushës, rast pas rasti, në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, bën pjesë përbërëse specialistë nga kjo strukturë.
Pas magazinimit dhe marrjes në dorëzim të materialeve, ato lëvrohen sipas kërkesës së njësisë përfituese dhe transferimi i tyre bëhet me miratim nga Komiteti Shtetëror i Rindërtimit, pasi të jetë vendosur nga Këshilli i Ministrave për përdorimin e tyre. Nëse për arsye kohore, kostoje administrative, teknike e fizike, është i pamundur magazinimi i materialeve, AKMC-ja administron vetëm dokumentacionin përkatës dhe njëkohësisht, pas miratimit të Komitetit Shtetëror të Rindërtimit, bëhet marrja në dorëzim dhe transferimi te njësia përfituese. Marrja në dorëzim e mallrave konfirmohet nga njësia përfituese.
Kontributet në natyrë të prodhuara, të projektuara apo të përshtatura për ndërtim ose rikonstruksion përllogariten në vlerën e tyre financiare dhe i vendosen në dispozicion kontraktorit të përzgjedhur për zbatimin e punimeve, me kusht që vlera korresponduese e tyre t’i zbritet kostos së preventivit të projektit që do të zbatohet.
Pas magazinimit, autoriteti përgjegjës për magazinimin lëshon një vërtetim ku përcaktohet emri i subjektit, përshkrimi i sendeve të dhuruara, sasia e tyre, si dhe data dhe vendi i depozitimit.
Çmimet e inventarizimit të tyre përcaktohen nga vetë autoriteti përgjegjës për magazinimin, duke u bazuar në çmimet e shitjes, kur këto dhurohen me faturë, në çmimet referuese të doganave, kur nuk kanë një faturë ose në çmimet referuese sipas manualeve të ndërtimit në fuqi.
Kushtet dhe procedurat për njohjen e kontributeve si shpenzime të zbritshme, zbatohen në përputhje me parashikimet në legjislacionin fiskal. Nëse këto shërbime nuk janë parashikuar në manual dhe operatori nuk ka fatura të ngjashme në gjashtëmujorin e fundit, vlera mund të llogaritet nga fatura me të njëjtin zë nga operatorë të ngjashëm, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
AKMC-ja informon periodikisht Komitetin Shtetëror të Rindërtimit për çdo kontribut në natyrë, që të regjistrohet sipas parashikimeve të nenit 37, të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019.
Kontributet, sipas nenit 37, të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, nga operatorë ekonomikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në Republikën e Shqipërisë, të marra në dorëzim, sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi, u njihen subjekteve përkatëse si shpenzime të zbritshme mbi tatimfitimin. Kontributet nga operatorë apo subjekte që nuk ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, AKMC-ja u lëshon vërtetim për kontributin e dhënë, për efektet e veta financiare në vendin e origjinës.
Marrë nga Monitor
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Kredia detyron administratorin e një pallati të ndërtojë një “shtëpi bari” në katin e 9 të godinës që menaxhon. Gazetari Elton Qy...
TIRANË– Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar ditën e sotme për gjendjen e minatorit të Martaneshit që u dëmtua pas një aksidenti në...
TIRANË– Atë që nuk e bëri banda e Selitës, e bëri rastësia! Fatmir Avdillari, i njohur si Xubi i Yzberishit, ka ndërruar jetë pasditen e sotme, pikër...
Edhe pse Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e Covid 19 dhe nuk është më pjesë e zonës së riskut krahasuar me vende të rajonit dhe ato europiane, ajo nuk është në...
TIRANË– Gazetari i ‘News 24’ në Vlorë, Enrik Mehmeti, ka bërë të ditur se ka aplikuar prej një viti në polici për të marrë një armë me leje. Te...
Bledar Birçaj u ekzekutua dje me armë zjarri brenda makinës së tij, në në lagjen “Hajro Cakërri”, në Vlorë. Kjo nuk është vrasja e vetme, e ndodhur në ...
TIRANË– Komiteti Mysliman i Shqipërisë ka bërë të ditur se të gjithë besimtarët myslimanë do mund të falin ditën e enjte Fiter Bajramin në sheshin ‘Skëndër...
DURRËS– Zbardhen emrat e të prangosurve nga Policia e Durrësit. Mësohet se në prangat e efektivëve të Policisë së Shtetit kanë përfunduar Vilson Memini dhe...
DURRËS– Dy persona, të identifikuar si V.Mm, 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjeç janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit gjatë një operacioni të zh...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ekzekutimit të biznesmenit Bledar Birçaj në Vlorë. Gazetari Elton Qyno është shprehur se viktima nuk ë...