Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Rinumërimi i votave, Balla: Gabime njerëzore, por komisionerët duhen ndëshkuar
1 Nëntor 2021, 13:37Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar ndëshkim për numëruesit dhe komisionerët të cilët kanë ndikuar në tjetërsimin e votave. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit të PS-së,Balla i konsideroi gabime njerëzore ato të bërat nga komisionerët, por shtoi se duhen çuar para drejtësisë për të marrë ndëshkim për këtë gjë.
“Së pari, ësht ënjë hap i madh dhe një meritë e jona që kemi mbështetur këtë verifikim që kryhet nga KQZ. Për ata komisionerë që përtej gabimit njerëzor kanë ndikuar në tjetërsimin e rezultatit është një përgjegjësi penale që komisoneri për zgjedhjet duhet t’ia adresojë drejtësisë dhe le të jetë drejtësia ajo që do të vendosë. Është pjesë e një rëndësie që PS i jep. Kam qenë këtu para 11 vitesh kur kërkoja hapjen e kutive për transparencë, tanimë jemi në kushtet kur kutitë rinumërohen, kur ka gabime përtej gabimit njerëzor duhen ndëshkuar,”- u shpreh Balla.
Kutitë ka hedhur shortin dhe ka vendosur për hapjen e 10% të kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë. Fletët e votimit do të rinumërohen dhe shihen për parregullsi. Deri më tani një pjesë e mirë e tyre janë numëruar dhe gjatë procesit janë gjetur tjetërsime votash, kryesisht brenda kandidatëve që kishin ‘vjedhur’ njëri-tjetrin.
TIRANË– Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka qenë sot në Komisionin e Ekonomisë për të folur në lidhje me projektbuxhetin e viti...
ELBASAN- Ambasada suedeze në vend së bashku me Bashkinë e Elbasanit kanë organizuar një aktivitet së bashku për të ndërlidhur dy kulturat me njëra-tjetrën. Vetë...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përshëndetur marrjen e Qerim Ismailajt, si i pandehur në Gjykatën e Posa&cc...
TIRANË– Në Komisionin e Ekonomisë është duke u diskutuar sot projektligji për Buxhetin 2022, i propozuar nga Qeveria dhe një pikë prej tyre kishte të...
TIRANË– Përplasjet mes Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut dhe kryetares së Komisionit Albana Vokshit vijuan për minuta të tëra gjatë Komis...
TIRANË-Komisioni i Shëndetësisë ka sot në fokus pandeminë COVID dhe masat e marra nga qeveria. Në mbledhjen e sotme, ka munguar ministrja e Arsimit, Evis K...
TIRANË– Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj deklaroi se mbledhja duhet...