Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Ristani: Nëse Basha ka dyshime, të shkojë tek Paloka të verifikojë firmat
10 Nëntor 2021, 21:27Nga DOSJA
TIRANË– Arben Ristani ka ftuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe administratën e selisë blu që të shkojë në zyrën e Edi Palokë, Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së dhe të verifikojë firmat e mbledhura. Në një deklaratë për “Opinion”, përmes Skype, Ristani tha se çdokush që ka dyshime, mund të shkojë dhe të bëjë verifikimet e nevojshme.
“Vetë kuvendi kur mblidhet do të bëjë edhe verifikimin e mandateve. Janë të ftuar edhe pakica, edhe media të jetë prezente kur të bëhet verifikimi. Aty do të jetë tavolina që do të regjistrohen do të marrin kartat e identitetit. Të dhënat e anëtarëve nuk mund të dalin sipas një vendimi të vetë PD-së, të bërë të ditur nga Jemin Gjana. Por kush ka dyshime të shkojë atje të zyra të bëjë verfikimin. Firmat janë depozituar në PD, në organin më të lartë mes dy Kuvendeve, që është Këshilli Kombëtar. Kush do nga administrata apo nga kryetari të shkojë të shohë firmat,”- tha Ristani.
Mbrëmjen e sotme, përmes të besuarve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi 4 mijë e 200 firmat e mbledhura në zyrën së Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Këto firma, sipas Berishës do të mbeten të mbyllura deri më 11 dhjetor, ditë kur ka parlajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Berisha ka paralajmëruar rikthimin e tij si kryeministër i Shqipërisë duke i shpallur sfidë të hapur kreut të qeverisë aktuale, Edi Rama.
TIRANË- Anëtarët e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit Klotilda Bushka dhe Blerina Gjylameti janë nxehur ditën e sotme me kryetarin Enkelejd Alib...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike në duart e tij është e fortë mjaftueshëm për të mundur këtë maxhorancë në zgjedh...
TIRANË- Anëtari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Etjen Xhafaj i ka kërkuar kryetarit të këtij komisioni Enkelejd Alibeajt, që të mos kërcën...
TIRANË– Grida Duma, nënkryetarja e Partisë Demokratike ka deklaruar se fjalët e rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha si kryeministër i Shqipër...
TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetmor për zgjedhjet e 25 prillit Enkelejd Alibeaj u ka dhënë ultimatum institucioneve që kanë lidhje me atë që Partia Demokr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kthimin e tij të fuqishëm në politikë. Nga konferenca për mediat, Berisha tha se do të riktheh...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Brisha i është përgjigjur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila sot deklaroi se nuk mund të...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se fati i kryedemokratit Lulzim Basha do të vendoset nga vetë ai. Nga konferenca për media, Berish...
TIRANË– Të besuarit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dorëzuar 4 mijë e 200 firmat e mbledhura për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokr...