LIVE UPDATES
Politike

Rovena Voda bën bilancin pas tërmetit/ Mbi 1000 banesa të inspektuara në Durrës, mbi 2000 në Krujë. Çfarë tregojnë ngj

6 Dhjetor 2019, 18:12 Nga DOSJA
Rovena Voda bën bilancin pas tërmetit/ Mbi 1000 banesa të

TIRANË- Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë një bilanc të punës së bërë deri tani nga Ministria e Brendshme për situatën pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Në një deklaratë për mediet, Voda shprehet se po vijohet me inspektimin e banesave. Ajo shtoi se janë inspektuar mbin 1000 banesa në Durrës dhe mbi 2000 në Krujë. Po ashtu, Rovena Voda vuri në dukje se policia po punon për sistemimin e qytetarëve të pastrehë.

Ministrja Voda ka shpjeguar edhe ngjyrat që inspketorët në terren vendosin për banesat që verifikojnë. Konkretisht sipas ministres NGJYRA E GJELBËR tregon se objekti ka dëmtime të lehta dhe është i banueshëm. NGJYRA E VERDHË tregon se objekti ka dëmtime mesatare dhe nuk është i banueshëm derisa të riparohet. NGJYRA E KUQE tregon se objekti është në rrezik dhe se banorët duhet të evakuohen.

Deklarata e zv.ministres Rovena Voda:

E premte, 6 dhjetor 2019, ora 18:30 pm:

Përshëndetje, vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 17:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 505 (Tiranë – 221; Durrës – 241; Lezhë – 41; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 434 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

Ndërkohë, kërkoj vëmendjen tuaj për një sqarim lidhur me sinjalistikën për shkallët e Vlerësimit të Dëmit në Banesa nga grupet e inspektim-vlerësimit në terren:

NGJYRA E GJELBËR tregon se objekti ka dëmtime të lehta dhe është i banueshëm.

NGJYRA E VERDHË tregon se objekti ka dëmtime mesatare dhe nuk është i banueshëm derisa të riparohet.

NGJYRA E KUQE tregon se objekti është në rrezik dhe se banorët duhet të evakuohen.

Për të gjitha objektet e klasifikuara me ngjyrën e kuqe do të ndërmerret një vlerësim më i specializuar për të përcaktuar nëse këto objekte do të shemben apo riparohen.

PUNA NË TERREN

Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 2267 Objekte të inspektuara, 819 të pabanueshme, 22 për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 1637 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 325 për t’u prishur;

Në rang qarku, 5171 objekte të inspektuara.

– Të prishura gjithsej në Qarkun Durrës 33 objekte.

Lista e objekteve të prishura në Durrës, gjithsej 21 objekte:

1 objekt 2 katësh (lagjja Kënetë)

1 objekt 3 katësh (Rr. “Mujo Ulqinaku”)

3 ndërtesa 3-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 4-katësh (zona e plazhit, pas hotel “Koral”)

1 objekt 4-katës, në zonën e plazhit (Rrota e Kuqe)

1 objekt 4-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 5-katësh, hotel “Vila Verde” 1 objekt 6-katësh, në qytet Durrës

1 objekt 6-katësh hotel Gostivari, Durrës (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt në Durrës

1 objekt 5-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 5-katësh, (hotel “Lubjana”)

1 objekt 3-katësh në Shkozet (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt 2-katësh (ka qenë 5-katsh) në Lagjja “Kënetë”

1 objekt 5-katësh në Shkozet, (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt 4-katësh në Shkozet

1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë”

1 objekt 4-katësh, Lagjja “Kënetë”

1 objekt 4-katësh në “Ura e Dajlanit”

Lista e objekteve të prishura në Thumanë, gjithsej 10 objekte:

2 objekte 2-katëshe, qendër, Thumanë

7 objekte 5-katëshe, qendër Thumanë

1 objekt 2-katësh shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”

Lista e objekteve në fshat Bubq, Bashkia Krujë, gjithsej 2 objekte:

1 objekt 2 katësh, shkolla 9-vjecare;

1 objekt 3 katësh, në fshat Bubq.

AKOMODIMI

Në vijim të takimit të kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit e sipërmarrësve të ndërtimit në Durrës, ku u bë thirrje për investitorët, pallatet e të cilëve kanë pësuar dëmtime, që të marrin përsipër gjithë kontributin e tyre në mënyrë që qytetarëve t’u riparohen banesat dhe të futen sa më shpejt në shtëpi, deri ditën e djeshme janë 14 biznese, firma  private që kanë shprehur gatishmërinë për të filluar me riparimin e godinave që janë ndërtuar prej tyre.

Gjithashtu, po punohet intensivisht për të siguruar që rreth 4000 qytetarët e akomoduar në strukturat hoteliere, tu garantohen të gjitha shërbimet e nevojshme. Konkretisht, pranë hoteleve jane evidentuar 679 persona nën moshen 18, prej të cilëve 204 fëmije 0-5 vjeç. Gjithashtu janë 454 pensioniste, 620 që vuajnë nga sëmundje kronike dhe 177 persona me aftësi ndryshe.

VULLNETARËT

Vullnetarët e regjistruar deri tani në e-albania kanë dhënë ndihmën e tyre në çdo sektor që ka pasur nevojë.

Në bashkinë Durrës:

– Në qendrën Dispeçer qëndrojnë në dispozicion të telefonatave të qytetarëve vullnetarë që punojnë turni parë 3 veta, turni dytë 3 veta dhe turni tretë 2 veta.

– Në sportelet e hapura në bashkinë Durrës, në pritje të qytetarëve qëndrojnë 12 vullnetarë turni parë dhe 5-6 turni dytë.

-Hedhja e të dhënave që mblidhen nga akt-konstatimet bëhet nga 4 vullnetarë.

Kampi Manzës:

-10 vullnetarë që shërbejnë në kampin e Manzës me dy turne ( turni parë 5 veta dhe turni dytë 5 veta )

–  Sot erdhën 20 vullnetarë nga Belshi, të cilët shpërndanë ndihma në ushqime dhe veshje kryesisht për fëmijë.

Në strukturat hoteliere :

–  Vullnetarët ofrojnë mbështetje psiko-sociale dhe argëtim për fëmijët që janë akomoduar në 5 hotele (Kolaveri, Bonita, AS, Pameba, Pishat e Buta)

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rovena voda situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019 rovena voda situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj