Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Rrëfimet e të prekurve me Covid: Mbas 3-4 ditësh më erdhi përgjigja që isha pozitiv
14 Nëntor 2020, 15:37Nga DOSJA
DURRËS- Historinë e rrëfejnë pa problem, por fytyrën nuk janë gati ta ekspozojnë. Ky i ri nga Durrësi nisi të dyshonte se ishte prekur nga Covid kur filloi të ndjejë dhimbje trupi dhe lodhje të pajustifikueshme. Në atë moment ju shtua dhe ankthi.
“Filloi me dhimbje trupi kyçesh më pas më nisën dhe dhimbjet e forta të kokës. Simptomat që më krijuan ankth ishin se ndjeja lodhje nuk lëvizja. S’kisha kollë kisha thjesht humbje fuqie”, thotë ai.
Ky i ri si shumë të tjerë kreu tamponin dhe përgjigja ju vonua. Po në pritje të saj respektoi rregullat.
“Telefonova 127 erdhën të nesërmen. Mbas 3-4 ditësh më erdhi përgjigja që isha pozitiv. Nga momenti që prisja përgjigjen deri në fund kam qenë në shtëpi. Që kur mora në tel 127 qëndrova në shtëpi, s’kisha kontakt me asnjë tjetër vetëm me familjarët. Temperatura më filloi pak më pas zgjati 2-3 ditë. Përdora disa ilaçe që më rekomanduan mjekët”, tregon ai.
Për ritestimin priti disa ditë dhe u negativizua pas 3 javësh. Nëse ai e kaloi lehtë nuk patën të njëjtin fat motra dhe i ati.
“Të dy patën probleme me oksigjenin dhe u shtruan në Tiranë 4 ditë. Tani janë më mirë por duhet të qëndrojnë në shtëpi se ka ende probleme me mushkëritë. Motra është shumë e re po e kaloi rëndë”, thotë ai.
Një 63 vjeçar nga Vlora e kaloi koronavirusin në muajin gusht. U tregua i kujdesshëm sapo ju shfaq shenja e parë kërkoi ndihmë tek 127.
“Pata temperaturë dhe mora 127. Shkova bëra tamponin dhe përgjigja që isha pozitiv më erdhi pas 3 ditë”, rrëfen ai.
MARRË NGA ABCNEWS
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FRANCË- Eliot Charlet është një 24-vjeçar francez, i cili është gjetur i vrarë në prill të këtij viti në Kroaci. Ndërkohë kërkimet për gjetjen e vra...
SHQIPËRI– 612 viktima, 13 miëj e 854 të infektuar aktivë dhe 12 mijë e 767 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Minist...
Organizata “Reporterët pa Kufij” ka bërë thirrje për një hetim transparent lidhur me vrasjen e gazetarit të Radios Evropa e Lirë, Ilyas Dayee.Ilyas Dayeem, 33-v...
KUKËS– Në hyrje rrigës së Shishtavecit në Kukës ka rënë një gur i madh, dhe si pasojë ka bllokuar dhe rrugën.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gurët kan...
TIRANË- Lëvizja e shumtë e qytetarëve në Tiranë me makina ka bërë që rrugët e lagjes së Kasharit të kenë një fluks të madh lëvizjesh. Dosja.al ka siguruar ...
PEQIN– Pesë persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Në fshatin ...
DURRËS– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me 300 mijë eurot e sekuestruara ditën e djeshme në Durrës. Dyshohet se paratë i përkasin grupeve kriminal...
KORÇË- Shqipëria është duke u përballur me valën e dytë të koronavirusit duke numëruar mesatarisht 400-500 të prekur në ditë. Rrjedhimisht, spitalet...