LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i 2 eskortave,shesin trupin për para; Njëra s’pati rrugë tjetër,tjetra s’dëshironte

9 Mars 2022, 09:35 Nga DOSJA
Rrëfimi i 2 eskortave,shesin trupin për para; Njëra s’pati

“Skllavëria akoma ekziston, por i bëhet vetëm grave dhe quhet prostitucion”, – thoshte Viktor Hygo, një dashamirës i tyre, referuar punonjësve të seksit. Tani, sigurisht vazhdon të ekzistojë, por njëherë quhet prostitucion, një herë si punë seksi. Tek tuk quhet eskortë ose thjesht stil jetese.

Në Shqipëri, koncepti i gjerë i prostitucionit është ai i ambienteve të përshtatura për ta zhvilluar atë ose rruga. Eskorta përfshin hotele luksi dhe udhëtime jashtë vendit, për një shumë të lartë. Por sidoqoftë procesi dhe qëllimi është i njëjtë: marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Këtë 8 mars, L.B do të festojë ditën e gruas në një mbrëmje me shoqet e saj. Ajo nuk punon, nuk ka fëmijë dhe jeton vetëm me partnerin e saj nga Rusia. Ky është 8 marsi i tretë ‘i papunë’ për të. Vitet e tjera ajo punonte, në Itali. Kënaqësi në këmbim të parave.

L.B, tashmë 47- vjeçe nga qyteti i Lushnjës, tregon për Gazetasi.al se u detyrua të hynte në prostitucion pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, 24 vite më parë. Një vajzë e re që familja nuk e mbështeste për ndarjen e saj dhe i’u drejtua rrugës, aty ku paratë vinin më shpejt.

“Pak kohë pasi u ndava u nisa për në Itali, me ndihmën e disa shokëve nga Durrësi. Për javë me radhë qëndrova në një shtëpi me tre dhoma në Brescia. Aty banonim 7 vetë, burra dhe gra me kombësi të ndryshme në kushte të papërshtatshme për të jetuar. Merrnim ushqime falas.”

Ndërkohë, L.B i ishte ofruar tashmë puna si punonjëse e seksit deri ditën që ajo u largua nga banesa dhe pranoi ofertën nga një shqiptar, pjesë e një rrjeti të madh prostitucioni në Itali. 47- vjeçarja tregon se puna e saj nuk ishte trafik, as shfrytëzim nga të ashtuquajturit tutorë, ajo e zgjodhi atë si një punë me përfitime të shpejta.

“Për pak kohë unë i ndaja fitimet me personin që gjente klientët, por më vonë krijova vetë një grup, do e quaja, me gra të tjera, njëra nga Shqipëria. Rrjeti që ne kishim krijuar na ndihmonte për të shtuar klientelën.”

Ky moment ishte ai që e reja, atëherë, 26-vjeç, nisi të shijonte rezultatin e një pune tabu dhe të paligjshme. Ajo i përdori paratë e fituara dhe si mënyrë për t’u afruar përsëri me familjarët e saj me të cilët kishte vite që nuk komunikonte. Ata ishin në nevojë dhe kishin nevojë për paratë e të bijës, ndërsa ajo kishte nevojë për pranimin e familjarëve të saj. L.B thotë se ndryshe nga si e priste, familja e saj nuk e gjykoi atë për punën që ajo kishte zgjedhur, por u bënë mbështetës, për sa kohë që nuk ishte e ditur.

Tashmë, në fshatin e saj në Lushnjë, prindërit e saj bashkë më të vëllain jetojnë në një shtëpi të sapo rindërtuar, me kushte shumë të mira jetese dhe me kujdes shëndetësor, gjëra që i mungonin më parë dhe u mundësuan nga vajza që kishte shitur trupin për ato para.

“Kam 5 vite që kam dalë nga tregu”, –thotë ajo duke qeshur-“unë kisha kursyer, kisha në krah dhe një partner që më mbështeste. Të 40-tat nuk janë të lehta dhe mendova të largohem nga kjo punë”.

Në kontrast, A. tregon historinë e saj për Gazetasi.al se si ajo u bë një punonjëse seksi, një emërtim që ajo nuk e pranon. A. tani 25 vjeç, tregon se ka nisur të marrë para në këmbim të seksit pasi mbushi 19- vjeç, pak kohë pasi ajo kishte tentuar të hynte në botën e modelingut. Aty nisi gjithçka.

“Unë isha në një lidhje me një djalë nga një familje e njohur e Tiranës, me status të lartë social, por edhe vetë familje ime më kishte përkëdhelur gjatë gjithë kohës me të mira materiale. Krijova një stil jetese të kushtueshëm. Sa herë ndihesha keq emocionalisht, ish-i dashuri im më dërgonte në një ishull që të relaksohesha”,-tregon A. nga qyteti i Vlorës.

Më tej, ajo shpjegon se njohja me burra të të gjitha moshave dhe të gjitha fushave i solli asaj përballjen me oferta të një pas njëshme për vetëm një natë me të. Shifra të larta për një natë apo më shumë.

“Nuk më ishte dukur asnjëherë gjë turpi, sepse fundja un paguhesha me shuma të mëdha për një natë. Merrja pushime falas dhe së fundmi një makinë. Unë nuk kam dalë ndonjëherë në rrugë. Ka qenë gjithmonë tërheqje e dyanshme dhe e fituara isha unë”.

25- vjeçarja, thotë se ajo nuk ka punuar asnjë ditë të jetës së saj dhe ka bërë një jetë luksi. Tashmë, A. është ngritur një gradë më lart. Ajo gjen vajza që duan para dhe burra që duan vajza.

“Nëse njëra nga vajzat merr 200 euro, aq marr dhe unë”,– shprehet ajo. A. Nuk pranon të përmendet prostituimi, as shfrytëzimi, as punë seksi. Ajo nuk pranon as eskortën, jo sepse si pëlqen, por sepse kjo ndodh kur ikën në një shtet tjetër vetëm për këtë punë.

“Kjo nuk ndodh, ne ikim më pas”.

8 marsi për 25-vjeçaren nuk është ndonjë gjë me rëndësi, nuk e ka shënuar kurrë si ditë domethënëse për të, vetëm kur i ka blerë ndonjë dhuratë të ëmës së vet. Në dy qytete, afër dhe larg njëra-tjetrës, janë dy gra që kanë mbledhur të ardhura nga shitja e trupit të tyre. Njëra sepse nuk pati rrugë tjetër dhe tjetra sepse nuk dëshironte rrugë tjetër. Kjo e para pret darkën me shoqet, për hir të ditës së grave dhe e dyta një vajzë më shumë.

Marrë nga GazetaSi

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet punonjëset e seksit tirane punonjëset e seksit tirane

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje