LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rrëfimi i Zamir Podës/ Shqiptari i vetëm që ka takuar Giovanni Falcone-n

24 Maj 2020, 10:20 Nga DOSJA
Rrëfimi i Zamir Podës/ Shqiptari i vetëm që ka takuar

Historia e prokurorit të antimafias, Giovanni Falcone, që u vra nga mafia në mënyrë çnjerëzore bashkë me gruan dhe tri truprojat e policisë. Jeta e një njeriu të denjë të drejtësisë, që nuk u ndal nga mafia më e egër që kishte shtrirë ndikimin në shoqëri dhe politikë

Kush e njohu në jetë e ka si privilegj deri sa të jetë gjallë, kush e takoi qoftë edhe një herë, e ruan fort atë imazh. Të ndershmit në drejtësi duan t‘i ngjajnë atij. Mjaftojnë vetëm dy rreshta ‚enigmë‘  për të kuptuar se bëhet fjalë për Giovanni Falcone-n, i cili, nëse nuk do të ishte vrarë në mënyrën më dhunshme dhe të tmerrshme nga mafia italiane, mund të ishte 81 vjeç. Për të shumë kanë shkruar, por shqiptari i vetëm që e ka takuar vetëm pak kohë para se të vritej është Zamir Poda.

Gazeta “Fjala” sjell një speciale për 28-vjetorin e vrasjes së Giovanni Falcone-s, figurës ikonë të luftës ndaj mafias italiane të “Cosa Nostra-s”. Autori është juristi dhe gjyqtari i njohur Zamir Poda, që është edhe shqiptari i parë dhe i vetëm që e ka takuar Giovanni Falcone-n, pak muaj përpara se të vritej.

Poda në këtë speciale ekskluzive, posaçërisht për gazetën “Fjala” sjell historinë e plotë të Falcone-s, luftën e tij për të shkatërruar mafian dhe fundin e tij tragjik. Një histori aq aktuale për vendin tonë, për pjesën e mafias, por kaq larg për ata që na mungojnë, heronjtë e luftës ndaj saj.

Pasuesi i Falcone-s në vitin 1992  ishte Paolo Borselino, edhe ai i vrarë në hyrjen e banesës së nësës së tij. Më pas mafia do të pësonte një goditje të fortë, në gjyqe masive deri në 1500 vetë, në megaprocese që u mbyllën me shumë burgime të përjetshme dhe vite të rënda dënimi.

Nga Zamir Poda

Për Palermon do të dëshiroja të thosha se njerëzit shkojnë, idetë mbeten, mbeten tensionet e tyre morale, do të vazhdojnë të ecin me këmbët e të tjerë njerzve…Secili nga ne do të duhet të vazhdojë të bëjë pjesën e tij, e madhe apo e vogël qoftë, për të kontribuar që në këtë qytet të krijohen një herë e përgjithmonë kushte për një jetë të lumtur…”.

Janë fjalë që thonë shumë. Janë fjalë me të cilat Xhovani Falkone (18 maj 1939 – 23 maj 1992) përfundonte një intervistë të realizuar në vitin 1985, pak ditë para nisjes së maksiprocesit të vitit 1986. Ishte rrjedhojë e një hetimi të gjatë që do të mbaronte me dënimin përfundimtar të më shumë se dyqind mafiozëve, që do ta fotografonte mafien si një tragjedi ndërkombëtare, por, para së gjithash, tërësisht një tragjedi siciliane…

Është folur shumë për Xhovani Falkonen, për luftën pa kompomis që ai i ka bërë krimit të organizuar dhe, veçanërisht, mafies, për profesionizmin e tij, për atë çfarë ai la trashëgim, për të mposhtur të keqen e madhe që quhej Koza Nostra. E, megjithatë, ai mbetet një njeri, një qenie njerëzore, me të mirat dhe të këqijat e tij, ndryshe nga sa është përkufizuar prej shumë “miqve” dhe “armiqve” të tij, si “njeri i vështirë”, ”supernjeri”, ”arrogant” etj. Prokurori Falkone ishte dhe mbetet pa dyshim një ndër personazhet më të njohura në Itali, por edhe gjetkë, për atë që ka sakrifikuar jetën në luftën kundër krimit të organizuar, e mbyllur në mënyrë tragjike më 23 maj 1992. Shpërthimi në vendin e quajtur Kapaçi, pranë Palermos, vrau atë, bashkëshorten, prokuroren Françeska Morvillo, si dhe njerëzit e truprojës Roko di Çilo, Antonio Montinaro e Vito Skifani.

Shpesh është akuzuar se bënte protagonistin, pa iu rënë ndër mend se thjesht ai ishte një protagonist. Me “retorikën” e tij të zakonshme, ai përgjigjej se “nuk është e vërtetë, unë jam një shërbëtor besnik i shtetit”. Falkone ishte nga ato qenie të rralla njerëzore, sikundër ka thënë shefi i tij, prokurori Antonino Kaponeto, që qielli i dërgon në raste të caktuara. Falkone kishte nerva çeliku, por ashtu sikundër thonë miqtë e tij, melankolia që nuk e lëshoi kurrë vështrimin e tij, ishte treguesi i vuajtjes së vazhdueshme për shqetësimet, jetën e privuar, punën vetmitare, xhelozitë, akuzat për protagonizëm etj. Më tej tentativat për ta vrarë, për të ardhur tek atentati i dështuar në vendin e quajtur Adaura. Ishte një atentat i përgatitur për një masakër të vërtetë. Në qendër të objektivit vazhdimisht do të ishte një “njeri i bindur”, që shpejtonte të çonte nga fillimi deri në fund detyrën e tij, si do që të ishte sakrifica që duhej të përballonte. Falkone ishte i destinuar të goditej për vdekje, pikërisht për atë që kërkonte të bënte. Një nga rojat e Falkones, Antonio Montinaro, një ditë para masakrës së Kapaçit, i kishte shprehur prokurorit të shquar Paolo Borselino, të gjithë krenarinë për “privilegjin” që i ishte ngarkuar dhe që ai kishte pranuar, për të ruajtur jetën e Falkones. Edhe këto viktima “rastësore”, si ky punonjës policie, kishin dinjitetin e të qenit njerëz, të njëjtin koncept që Xhovani Falkone përçonte me qëndrimin dhe veprën e tij.

56 ditë pas vrasjes së Xhovani Falkones, në 19 korrik 1992, në rrugën „Mariano Amelio“ në Palermo, do të vritej edhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Paolo Borselino, ndërsa si çdo të diel shkonte të shikonte nënën e tij.

Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino u vranë, sepse me veprën dhe punën e tyre si magjistratë, ishin kthyer në simbolet e një shteti që kishte dhënë një goditje vdekjeprurëse për Koza Nostran, duke rrëzuar mitin e pamposhtshmërisë së saj. Pas vrasjes se Falkones, Borselino, në disa intervista të fundit publike në Palermo, sidomos në ato për ta kujtuar atë, do të linte të kuptohet se e dinte shumë mirë se do të ishte viktima e ardhshme. E dinte se do të vinte tritoli edhe për të. E, megjithatë, ai nuk ndaloi. Janë emblematike fjalët e Borselinos në 23 qershor 1992, dedikuar Xhovani Falkones, bashkëshortes Françeska Morvilo dhe tre agjentëve truproja, të masakruar në Kapaçi, atë 23 maj 1992. Sipas një gazetari, ishin fjalë emocionuese, pa diplomaci, pa gjuhë juridike, thjesht të tmerrshme, tek të cilat qëndronte pezull një tragjedi e kryer dhe një tjetër që ishte duke ardhur…

Xhovani Falkone punonte, megjithëse ishte i ndërgjegjshëm se forca e të keqes, e mafies, një ditë do ta vriste. Françeska qëndronte në krah të bashkëshortit të saj me ndërgjegje të plotë se do ta ndante fatin bashkë me të. Njerëzit e truprojës e mbronin Falkonen me ndërgjegje të plotë se do të ishin pjesëmarrës në fatin e tij. Nuk mund të injoronte dhe nuk e injoroi Xhovani Falkone rrezikun ekstrem që i kanosej, sepse shumë jetë të shokëve të tij të punës e të miqve, ishin dërrmuar pikërisht nga rrugëtimi që atij i ishte diktuar. Përse nuk ishte shmangur, përse e kishte pranuar këtë situatë të tmerrshme, përse nuk ishte turbulluar kurrë, përse gjithmonë ishte i gatshëm t’i përgjigjej gjithkujt që shpresonte tek ai? Për dashuri. Jeta e tij ishte një akt dashurie për këtë qytet, për këtë tokë që e kishte lindur. Sepse, nëse dashuria është mbi të gjitha në thelb, ajo që jepet, për atë dhe për cilindo nga ne që ishim në krah të tij në këtë aventurë të mrekullueshme, dashuria për Palermon dhe njerëzit ka pasur dhe ka domethënien e dhënies së diçkaje për këtë tokë, gjithçkaje që ishte dhe është e mundur të jepet nga forca jonë morale, intelektuale e profesionale, për ta bërë më të mirë këtë qytet dhe atdheun të cilit i përkasim. Këtu Falkone fillon të punojë në një mënyrë të re.  Dhe jo vetëm për sa u përket teknikave të hetimit. Por edhe sepse, ishte i vetëdijshëm që puna e magjistratit dhe hetuesit, duhet të hynte në vetë gjatësinë e dallgës që ndiente secili. Lufta kundër mafies nuk duhet të ishte vetëm një vepër e shkëputur represioni, por një lëvizje kulturore, morale dhe fetare, që duhet t’i prekte të gjithë, që të gjithë të ndienin bukurinë dhe freskinë e ajrit të lirisë, që i kundërvihet erës së keqe të kompromisit moral, të indiferencës, të bashkëjetesës me të keqen dhe më në fund edhe me bashkëpunimin me krimin.

Kujtoj lumturinë e Falkones, kur në një periudhë të shkurtër entuziazmi, konsekuent për sukseset shkatërruese që do të vinin nga deklarimet e Tomazo Bushetës, më thotë: “Njerëzit do të bëjnë tifo për ne”. Dhe me këtë nuk kërkonte t’i referohej vetëm inkurajimit që mbështetja morale e popullatës i jepte punës së hetuesit. Do të thoshte mbi të gjitha, që puna jonë, puna e tij, do të vinte në lëvizje ndërgjegjen, duke thyer ndjeshmërinë e pranimit të bashkëjetesës me mafien, që krijonte forcën e vërtetë të  saj. Kjo stinë e “tifos për ne” duket se do të zgjaste pak, sepse shumë shpejt e papritmas do të vinin shqetësimet, padurimi dhe vuajtjet, për çmimin që lufta kundër mafies, lufta kundër të keqes, do të duhej të paguhej nga qytetaria. Vuajtje dhe padurim nga skortat, vuajtje dhe padurim nga sirenat, vuajtje dhe padurim nga hetimet, vuajtje dhe padurim nga një luftë që kushtonte për secilin, sigurisht jo sakrificat e tmerrshme të Falkones, por mospranim për avantazhe të vogla ose të mëdha, për ambientimin me një jetesë modeste, për ambientimin me situata të vogla apo të qëndrueshme, të krijuara mbi indiferencën, mbi heshtjen apo mbi bashkëpunimin. Padurime dhe vuajtje që, për fat të keq, përfundojnë me kërkesa për të përftuar masa legjislative që, të krijuara mbi një dehje të garantizmit, do të pengonin dukshëm represionin ndaj Koza Nostres dhe do të jepnin një alibi për këdo, që me dashje apo me faj, nuk dëshironte të okupohej në luftën kundër mafies. Në këtë situatë Falkone do të largohej nga Palermoja. Nuk u shmang. Kërkoi të rikrijonte gjetiu me një perspektivë më të gjerë, kushte optimale për punën e tij. Për të mundur të vazhdonte pikërisht atë dhënie kontributi. Për të mundur të vazhdonte atë “dashuri”. U akuzua se ishte i lidhur shumë me pushtetin politik. Shpifje. Disa muaj pune në një ministri nuk mund të bënte që të harrohej puna e tij prej më shumë se dhjetë vitesh. Dhe si e bënte. Punë të pandërprerë për të rihyrë në magjistraturë. Për të bërë magjistratin e pavarur, ashtu sikundër kishte qenë gjithmonë, ndërsa flitej keq për të, me turpin e atyre që përgojonin sjelljen e tij të mirë. Vdiq dhe të gjithë kujtohen për dimensionet që sjell kjo humbje. Edhe ata, të cilët për shkak se e kishin denigruar, penguar, urryer dhe persekutuar, kishin humbur të drejtën për të folur. E, megjithatë, askush nuk e ka humbur të drejtën apo detyrën e shenjtë ta vazhdojë këtë luftë. Nëse ai ka vdekur në trup, është i gjallë në shpirt, sikundër besimi na mëson. Ndërgjegjja jonë nëse nuk është zgjuar, duhet të zgjohet. Shpresa është përjetësuar në sakrificën e tij. Është përjetësuar te bashkëshortja e tij. Është përjetësuar tek truprojat e tij. Shumë qytetarë për herë të parë filluan të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Pushteti politik gjeti kurajën t’i pranojë gabimet e tij dhe të punojë për t’i korigjuar, të paktën një pjesë e tij, duke i rikthyer magjistraturës instrumentet e saj, të marra me argumente akademike. Është e nevojshme të evitohet një kthim prapa. Është e nevojshme t’i jepet një sens vdekjes së Xhovanit, të Françeskës së ëmbël, të vlerave të truprojave të skortës. Kanë vdekur të gjithë ata për ne, për padrejtësitë, kemi një detyrim të madh ndaj tyre dhe duhet ta paguajmë me çdo çmim, duke vazhduar veprën e tyre; duke bërë detyrën tonë; duke respektuar ligjet, edhe ato që kërkojnë sakrifica; duke refuzuar t’i japim frymëmarrje sistemit mafioz, edhe kur kërkon të japë përfitime (ndihma, rekomandime, vende pune); duke bashkëpunuar me drejtësinë; duke dëshmuar vlerat në të cilat besojmë, në të cilat duhet të besojmë edhe brenda sallave të gjyqit; duke këputur në mënyrë të menjëhershme çfarëdo lidhjeje interesi, edhe ato që duken të parrezikshme, me cilindo person prurës të interesave mafiozë, të mëdhenj apo të vegjël; duke pranuar tërësisht këtë trashëgimi të pasur dhe të bukur shpirtërore; duke demonstruar për vetë ne dhe për botën se Falkone është i gjallë.

Marrë nga: Gazeta Fjala

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur giovanni falcone zamir poda giovanni falcone zamir poda

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj