LIVE UPDATES
Bota

Rreziku i miokardit ekziston, por mosvaksinimi është më i rrezikshëm

15 Tetor 2021, 10:42 Nga DOSJA
Rreziku i miokardit ekziston, por mosvaksinimi është më i

SUEDI – Lajme të tilla e rrisin pasigurinë tek fëmijët dhe prindërit: Pas Suedisë e Danimarkës tani edhe Finlanda i kufizon vaksinat kundër Coronës të koncernit amerikan, Moderna. Në Suedi kufizimi vlen për nën 30 vjeçarët, në Danimarkë për personat nën 18 vjeç, kurse në Finlandë si rregull për meshkujt nën 30 vjeç. “Lidhja është veçanërisht e dukshme, sidomos tek vaksina Spikevax e Modernas, veçanërisht pas dozës së dytë”, thuhet në deklaratën e autoriteteve shëndetësore suedeze.

Megjithatë autoritetet përkatëse theksojnë, se bëhet fjalë për një masë kujdesi paraprak, sepse rreziku i inflamacionit të muskulit të zemrës, miokardit dhe perikardit është shumë i vogël. Në vend të kësaj kjo grupmoshë e prekur është më mirë të vaksinohet me vaksinën BioNTech/Pfizer, rekomandojnë autoritetet suedeze. Kjo është pak e habitshme, pasi si tek vaksina e BioNTech ashtu si tek ajo e Modernas bëhet fjalë për vaksinat e tipit mARN.

E ndërkohë konsiderohet e provuar në masë të gjerë, që ky efekt anësor i rrallë, pra inflamacioni i muskulit të zemrës, mund të shfaqet pas një vaksinimi me njërën nga vaksinat e mARN që përdoren kundër SARS-CoV-2. Një analizë e fundit e një sigurimi shëndetësor amerikan konfirmon, se pas dozës së dytë të vaksinës së tipit mARN të BioNTech dhe Modernas në raste të veçanta mund të shfaqet miokardi, inflamacioni i muskulit të zemrës, sidomos tek djemtë e rinj. Që në mesin e korrikut të dy koncernet, BioNTech dhe Moderna kishin informuar për një lidhje të mundshme me vaksinën të miokardit tek djemtë e rinj.

Shumë ekspertë të shëndetësisë megjithatë i këshillojnë të rinjtë nëse është e mundur të vaksinohen. Vaksina mbetet mbrojtja më e mirë, sipas tyre, sepse rreziku i inflamacionit të muskulit të zemrës është shumë herë më i vogël, se infektimi me Corona apo pasojat afatgjata të mundshme të sëmundjes, të njohura si long-Covid. “Miokardet pas vaksinës mes vaksinat mARN janë të provuara, por pasoja shumë të rralla, që shfaqen më shpesh tek djemtë, se tek vajzat (..) Zhvillimi akut i miokardit shpesh nën trajtim spitalor kalon lehtë; për pasoja afatgjata nuk ka dijeni deri tani”, shkroi Instituti Gjeman Robert Koch në “Buletinin Epidemiologjik” të 19 gushtit 2021.

Fëmijët e të rinjtë vërtet në shumicën e rasteve kur infektohen me Corona e kalojnë lehtë sëmundjen, por mbetet rreziku i long-Covid, pra i një dëmtimi të vazhdueshëm tek këta të rinj në zhvillim, tregon një studim suedez mbi pasojat afatgjata tek fëmijët e të rinjtë në nëntor 2020. Këtu bëjnë pjesë sindroma e inflamacionit multisistemik e njohur si MIS-C, sindroma e inflamacionit PIMS dhe ajo e lodhjes kronike, ME/CFS.

Inflamacionet e muskulit të zemrës tek të rinjtë nuk shkaktohen vetëm nga vaksinat e mARN. Edhe pas vaksinës kundër viruseve Papillom, influencës, meningjitit, tifos, encefalitit japonez, antraksit, ose variolës mund të ketë në raste të rralla komplikacione të tilla, sipas një raporti të vitit 2018 të Autoritetit amerikan të Shëndetësisë, FDA.

Por një miokard mund të shkaktohet edhe nga infektimi i rrugëve të frymëmarrjes, herpesit apo virusit inflenca. Por edhe infektimet bakteriale si borrelia, streptokokët apo legionelat mund të shkaktojnë miokardin. Shpesh ndodh që inflamacioni i muskulit të zemrës nuk dallohet, sepse simptomat e kollës, temperaturës, dhimbjet e kokës shpesh nuk lidhen me miokardin. Gjatë miokardit pacientët ndjejnë vështirësi në frymëmarje, kanë marrje mendsh, angështi në kraharor, zemra rreh fort apo ritmi i rrahjes së zemrës ndryshon. Nëse inflamacioni diagnostikohet në elektrokardiogram atëherë duhet që pacienti të mënjanojë strapacimet fizike. Më parë mjekët porosisnin për regjim shtrati, sot lejohen shëtitjet e vogla. Pacientët marrin dhe ilaçe që e lehtësojnë zemrën dhe stabilizojnë funksionin e pompimit të gjakut. Më pasj një kardiolog duhet ta kontrollojë zemrën në intervale 2-3 javore.

Parimisht pas një infeksioni nuk duhet filluar herët me sportin. Ngarkesa trupore dhe aktivitete sportive të nivelit të lartë duhet të mënjanohen pas një infeksioni për një gjysmë viti. Miokardi është delikat edhe për një të rritur, kurse për të rinjtë e fëmijët është një rrezik edhe më i madh. Tejlodhja kur ata hidhen e lodrojnë, luajnë me pasion futboll apo kërcejnë mund të kalojë miokardin në komplikacione si probleme me frymëmarrjen, dobësim të zemrës, aritmi deri edhe në vdekjen e papritur.

E në këtë rast nuk ka rëndësi, nëse inflamacioni i muskulit të zemrës u shkaktua nga një infeksion “normal” apo një vaksinë e Coronës. Pra pas një infeksioni të rëndë rikthehuni me ngadalë në normalitetin e mëparshëm!

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aprovimi i vaksines moderna finlanda pezullon modernan moderna vaksina moderna aprovimi i vaksines moderna finlanda pezullon modernan moderna vaksina moderna

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën