LIVE UPDATES
Ekonomi

Rriten me 8% të ardhurat për 10 mujorin

16 Nëntor 2021, 07:29 Nga DOSJA
Rriten me 8% të ardhurat për 10 mujorin

TIRANË- Ecuria e të ardhurave në buxhet ka rezultuar pozitive për 10 mujorin e këtij viti.

Sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave, për periudhën janar-tetor u arkëtuan gjithsej 413 miliardë lekë, me një rritje prej 17% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

Të ardhurat e kanë kaluar nivelin e parakrizës, teksa në krahasim me janar-tetor 2019, të hyrat në buxhet janë rritur me 8%.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave, performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 10 – mujore (Janar – Tetor 2021) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale për 10 – mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 104.2 % të planit të 10 – mujorit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 10 – mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 91.8 % të planit të periudhës.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin për 10 – mujorin e vitit 2021 rezultoi në rreth 35.9 miliardë lekë.

Performanca Paraprake 10-Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Të Ardhurat

Të ardhurat totale për 10-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 413.73 miliardë ose 104.2 % të planit të 10-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 66 miliardë lekë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 360.6 miliardë lekë, 56.1 miliardë ose 18.4% më shumë, krahasuar me vitin 2020, si dhe 18.6 miliardë ose 5.4% më shumë se plani 10 mujor për vitin 2021. Në këtë realizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve më poshtë.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 153.9 miliardë lekë, 30.1 miliardë lekë ose 24.4% më shumë se 10 mujori 2020, si dhe 15.4 miliardë lekë ose 11.1% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 10 mujorin e vitit 2021. Të ardhurat doganore të 10 mujorit 2021 janë ndikuar kryesisht nga rritja e volumit të importit i cili ka sjellë rritje të të ardhurave 114.6 miliardë lekë ose 30 % më shumë krahasuar me 10 mujorin 2020.

Sipas Analizës së 60 grup mallrave, 58.4% të kontributit në totalin e të ardhurave doganore për periudhën Janar-Tetor 2021, e zënë 5 produkte dhe përkatësisht:

Karburant importi 26.5%; cigaret 14.8%; metalet bazë dhe artikujt prej tyre 6.5%; automjetet e përdorura me 4.6%; plastika dhe artikujt  3%; ushqime të përgatitura 3%

Të ardhurat nga TVSH në import për 10 mujorin rezultojnë 103.4 miliardë lekë, 22.4 miliardë lekë ose 27.6% më shumë se një vit më parë, si dhe 12.7 miliardë ose 14% më shumë se plani për 10 mujorin 2021. Ekzistojnë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në realizimin e performancës së tatimit mbi vlerën e shtuar. Gjatë 10 mujorit 2021, produktet doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë: karburant importi me 3.5 miliardë; automjetet e përdorura me 2.4 miliardë; energji elektrike 1.2 miliardë lekë dhe materialet e ndërtimit me 0.9 miliardë, të cilat kanë një kontribut pozitiv +10.2 miliardë lekë.

Ndër produktet me efekt negative renditen: telefona celulare, fruta-perime, sheqeri, mielli dhe gruri dhe biçikletat dhe pjesët, me një efekt -151 milionë lekë.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 42.4 miliardë lekë, 6.3 miliardë lekë ose 17.4% më shumë se viti 2020, si dhe 2 miliardë lekë ose 4.9% më shumë se plani i akcizës për 10 mujorin 2021. Ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza kanë pasur produktet:

Ndër produktet e akcizës që kishin ndikim negativ ishin:

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.97 miliardë lekë, 131.1% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 99.9% kundrejt planit, ose 19 milionë lekë më pak. Të ardhurat nga renta minerare e naftës bruto janë 1.6 miliardë lekë, 478.5 milionë ose 42.7% më  shumë se renta e

10-mujorit të vitit 2020. Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto kanë pësuar rritje si rezultat i rritjes së sasisë së prodhimit të naftës bruto e cila për 10 mujorin 2021 është 6.4% më shumë se viti i kaluar me efekt +71.7 milionë lekë, por në të njëjtën kohë edhe rritja e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, ka sjellë një efekt +406.7 milionë lekë. Gjatë 10-mujorit 2021 kemi një rritje të rentës për njësi nga 2.29 lekë/ton në 3.07 lekë/ton.

Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rritje në masën 20.8 milionë lekë, për shkak të rritjes së sasisë së eksportuar me 2.6% krahasuar me 10 mujorin e vitit 2020 me efekt +9.1 milionë lekë njëkohësisht dhe rritjes së çmimit të mineraleve, me efekt +11.7 milionë lekë.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 6 miliardë lekë, 1 miliardë lekë ose 20.5% më shumë se 10 mujori 2020, si dhe 730 milionë lekë ose 13.7% më shumë se plani i 10 mujorit 2021. Peshën më të madhe në taksën doganore e zënë produktet si cigaret (9.1%), fruta perimet (8%), mish importi (7.6%), veshjet e këmbës (7.5%).

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 10-mujorin 2021 u realizuan në masën 206.8 miliardë lekë, 25.9 miliardë ose 14.3% më shumë se 10-mujori i vitit të kaluar, si dhe 3.2 miliardë lekë, ose 1.6% më shumë se plani i 10-mujorit 2021.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 24.2 miliardë lekë, 339 milionë ose 1.4% më pak se 10-mujori 2020, si dhe 7 miliardë ose 22.4% më pak se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 10-mujorin 2021. Sektorët me kontributin më të madh krahasuar me 10-mujorin e vitit 2020 janë sektori i tregtisë, ndërtimit dhe sektori i shërbimeve. Rimbursimet për periudhën 10-mujore 2021 arritën 21.3 miliardë lekë, 7.9 miliardë lekë ose 59.3% më shumë se 10-mujori 2020, si dhe 6.6 miliardë lekë ose 45% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 10-mujorin 2021.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 27.3 miliardë lekë 5.1 miliardë lekë, ose 22.9% më shumë se 10-mujori 2020, si dhe 123 milionë lekë ose 0.5% më shumë se plani i vitit 2021 për Tatimin mbi Fitimin. Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton sektori i shërbimit me rritje 24% krahasuar me 10-mujorin e vitit 2020, sektori i ndërtimit me rritje 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe sektori i tregtisë me një rritje 23% krahasuar me vitin e kaluar.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 33.6 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë ose 18.3% më shumë se 10-mujori 2020, si dhe 195 milion ose 0.6% më pak se plani i 10-mujorit 2021. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë pasur:

të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave me rritje 96% krahasuar me 10-mujorin e vitit 2020, të ardhurat nga tatimi mbi dividendin dhe aksionet  me rritje 53% krahasuar me 10-mujorin e vitit 2020;

Taksat nacionale, për periudhën Janar-Tetor 2021 u realizuan në masën 32.6 miliardë lekë, 5.3 miliardë lekë ose 19.6% më shumë se 10-mujori 2020, si dhe 3.3 miliardë lekë ose 11.2% më shumë se plani i përcaktuar për 10-mujorin 2021. Peshën më të madhe në të ardhurat e taksës nacionale e zë taksa e qarkullimit rrugor me 50% të totalit të taksës nacionale, e cila gjatë 10-mujorit 2021 ka pësuar rritje me 19.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 89.1 miliardë lekë, 10.6 miliardë lekë ose 13.6% më shumë se 10-mujori 2020, si dhe realizim 108.5% të planit për 10-mujorin 2021.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën dhjetë mujore të vitit 2021, arritën në rreth 449.63 miliard LEK me një realizim në masën 91.8% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 8.7% më i lartë ose rreth 36.1 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 10 mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 75.8% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 73.7% të planit vjetor të ndryshuar me Aktin Normativ nr.26, datë 22.06.2021 (AN nr.26).

Shpenzimet korrente dhe ato kapitale, për periudhën 10 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 96.7% dhe 56.6% e planit të periudhës.

Niveli i deficitit për periudhën 10-mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 35.9 miliardë LEK, ose rreth 30.3 miliard LEK më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 10 mujore niveli i deficitit rezulton 38.7% e planit të periudhës prej rreth 92.7 miliard LEK.

Marre nga: Monitor.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi ministria e financave ministria e financave


Sondazh

Poll
Ekonomi 14 Nëntor 2021, 06:49

Lojërat e fatit ikën, rilindin kazinotë

Kompanitë e lojërave të fatit ishin historikisht ndër më fitimprurëset në vend, edhe për normë, edhe në vlerë. Por, pas një vendimi politik, nga 1 janari i viti...

Ekonomi 13 Nëntor 2021, 09:06

Biznesi i mirë i koncesioneve dhe ndërtimit

TIRANË- Koncesionet, të dhëna ndër vite, po rezultojnë biznesi më fitimprurës në ekonomi. Mungesa e “dhuruar” e konkurrencës u mundëson operatorëve të fiks...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj