LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritet papunësia tek ata me shkollë të lartë, ulet për të pashkolluarit

10 Korrik 2019, 05:47 Nga DOSJA
Rritet papunësia tek ata me shkollë të lartë, ulet për

SHQIPËRI:Të kesh mbaruar arsimin e lartë, në Shqipëri nuk do të thotë që të jesh domosdoshmërish i privilegjuar për të gjetur një punë. Përkundrazi, në 2018-n, është rritur numri i të diplomuarve profesionistë të papunë, ndonëse zyrtarisht papunësia ra ndjeshëm atë vit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, shkalla e papunësisë për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë ishte 14.2%, nga 13.8% që ishte vitin e mëparshëm. Papunësia është rritur tek femrat e diplomuara (nga 13.9% në 15.8%), ndërsa ka rënë tek meshkujt (nga 13.7% në 12.1%). Të mbetur pa punë, ka shumë të diplomuar që po tentojnë të hapin vetë një sipërmarrje private, duke rritur peshën e vetëpunësimit te ky grup.

Tendenca e rritjes së papunësisë tek të arsimuarit e lartë ka ecuri në drejtim të kundërt me totalin e papunësisë në vend, që ra nga 14.1% në 2017-n, në 12.8% në 2018-n.

2018-a duket se ka qenë një vit i mbarë për ata që janë me arsim të ulët 8/9 vjeçar. Shkalla e papunësisë për këtë grup ra nga 12.9% në 10.6%.
Në rënie ka qenë dhe papunësia tek popullsia aktive në moshë pune, që ka mbaruar shkollën e mesme, nga 15.7% në 14.5%.

Në fakt, popullsia me arsim të ulët 8/9 vjeçar rezulton më e guximshme në hapjen e një aktiviteti privat, duke e siguruar vetë punën, kryesisht në njësi tregtimi me pakicë, apo dhe në bar-restorante.

Të dhëna të tjera të INSTAT, tregojnë se 43% e të punësuarve me arsim 8/9 vjeçar janë të vetëpunësuar. Kjo peshë që është shumë më e lartë në krahasim me ata që janë me arsim të lartë, teksa vetëm 13.5% e tyre kanë zgjedhur të hapin një aktivitet të tyrin privat, ku mbizotërojnë meshkujt (21.4), ndërsa femrat e kanë këtë tregues vetëm 7%. Gjithsesi, duket se pamundësia për të gjetur një punë i ka shtyrë dhe ata me universitet që t’i kthejnë sytë nga vetëpunësimi, që është rritur me gati 2 pikë përqindje në 2018-n. Kjo tendencë ka qenë e dukshme si te meshkujt (nga 17.7 në 21.4%) ashtu dhe tek femrat (nga 6.1 në 7%).

Këtë tendencë e konfirmojnë dhe të dhënat e INSTAT për llojet e bizneseve, sipas të cilave shërbimet profesionale janë ato që po hapen më shumë vitet e fundit, teksa po mbyllen subjektet tregtare dhe ato të bar-kafeneve.

Bizneset që kanë shënuar rritjen më të lartë në vlerë absolute në 2019-n janë ato në “Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit”. 186 subjekte të reja (shtesa neto) të kësaj kategorie u hapën në 2018-n, duke arritur në total në 793. Ndonëse numri total i tyre është i ulët në raport me sipërmarrjen tradicionale të shqiptarëve, atë të tregtisë (ku ka gjithsej 35 mijë subjekte), biznesi i shefave dhe i konsulencës ka arritur një rekord të tijin në 2018-n sa i përket hyrjeve të reja në treg. Në raport me vitin 2013, numri i tyre është katërfishuar.

Pse të diplomuarit po mbesin pa punë

Tendenca e përzgjedhjes së degës së shkollës së lartë vitet e fundit rezulton që të mos ketë qenë në të njëjtën linjë me kërkesat e tregut të punës, duke bërë që mijëra të diplomuar të mbesin pa punë, ose të punësohen në një aktivitet që nuk ka lidhje me arsimin e tyre.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se tregu i punës po mbushet me juristë e ekonomistë, që janë dhe dy degët më të preferuara nga studentet. Nga 139 mijë studentë që janë të regjistruar në vitin akademik 2018/2019, rreth 24% e tyre janë në fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, 15% në “Shëndet dhe mirëqenie”, dhe e treta është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”, me 14% të totalit të studentëve të regjistruar.

Marrë nga Monitor

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale rritet papunësia për të shkolluarit ulet papunësia për të pashkolluarit rritet papunësia për të shkolluarit ulet papunësia për të pashkolluarit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj