LIVE UPDATES
Aktualitet

Rritja e infektimeve, Silva Bino jep detajet: Shumica dërrmuese e rasteve të reja me Delta, të pavaksinuar

13 Gusht 2021, 18:07 Nga DOSJA
Rritja e infektimeve, Silva Bino jep detajet: Shumica dërrmuese e rasteve

Në Shqipëri, shumica dërrmuese e rasteve të shtuara me COVID 19 i përkasin moshave të reja dhe kategorisë mbi 70 vjeç që janë të pavaksinuar. Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Drejtuesja e Departamentt të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino thotë se rritja e rasteve sidomos në dy javët e fundit është shqetësuese. Ndërsa bën thirrje për zbatimin e rregullave anti Covid, si nga popullata ashtu dhe institucionet, zonja Bino shprehet se sipas saj, do të duhej që të parashikohen mekanizma detyruesë për kryerjen e vaksinës. Në 24 orët e fundit u konfirmuan 379 raste dhe 1 humbje jete

Përhapja e Koronavirusit ka shënuar një kthesë të fortë negative në këto ditë të muajit gusht, me një rritje të shpejtë të rasteve të reja. Të dhënat e deritanishme tregojnë për një numër më të lartë se totali i të prekurve në tre muajt pararendës, Maj-Qershor dhe Korrik, të marrë së bashku.

Autoritetet shëndetësore janë të mendimit se shkak është qarkullimi i dendur i variantit Delta “për vetë faktin se si rastet janë transmetuar, por dhe gjithashtu nga disa të dhëna sugjeruese laboratorike, për vetë faktin se ne nuk bëjmë sekuencimin gjenetik në vendin tonë. Ne vazhdojmë të çojmë mostra dhe nga të dhënat që kemi, pjesa më e madhe janë Delta”, shpjegon drejtuesja e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Varianti Delta u konfirmua në Shqipëri në gjysmën e dytë të muajit Korrik, nga mostra të cilat ishin mbedhur që nga Qershori. Pavarësisht rritjes së shpejtë të rasteve, autoritetet nuk duket se mund t’i rikthehen së afërmi ashpërsimit të masave kufizuese, sepse “është akoma herët të flasim nëse kemi të bëjmë me një transmetim të gjerë komunitar. Fakti është që e kemi vënë re në disa qyetete të mëdha të përqëndruar por situata do të monitorohet hap pas hapi, për të gjitha llojet e masave kufizuese”, thotë zonja Bino.

Nga të infektuarit rishtazi, vetëm një pjesë e vogël rezulton të ketë kryer vaksinimin.

“Vetëm 2-3 në përqind janë raste që janë vaksinuar me dy doza dhe vetëm 10 përqind me një dozë. Gjë që tregon qartë se ne kemi një epidemi të pavaksinuarish dhe që vaksinat janë efektive në jetën reale në Shqipëri”, tregon zonja Bino.

Kategoritë më të prekura janë moshat nga 25-34 që nuk janë vaksinuar ose nuk preferojnë të vaksinohen, si dhe ata mbi 70 vjeç që nuk duan të vaksinohen, pavarësisht se siç shpjegon zonja Bino po ju bëhet apel dhe janë në moshat prioritare për t’u vaksinuar.

Që prej fillimit të gushtit ka nisur muaji i hapur për vaksinimin, ndaj të gjthë moshave mbi 18 vjeç. Deri më tani 20 përqind e popullatës ka marrë të dyja dozat, dhe një 5 përqindësh tjetër vetëm njërën dozë. Autoritetet po bëjnë thirrje të përsëitura. Megjithatë zonja Bino është e mendimit se “të gjithë fushatat e promovimit dhe ndërgjegjësimit, ezaurohen në një moment të caktuar dhe patjetër duhet të ketë mekanizma detyrues. Unë mendoj se dhe ne duhet të kemi mekanizma detyruesë brenda vendit, në mënyrë që numri i vaksinimeve të rritet dhe njerëzit të bëhen më të ndërgjegjshëm.”

Nga ana tjetër ka një shkujdesje të plotë ndaj rregullave anti Covid. Ndonëse një akt normativ i qeverisë parashikon detyrimin e mbajtjes së maskave në mjediset e mbyllura, kjo masë nuk zbatohet thuajse askund.

“Organet ligjzbatuese, qoftë policia apo inspektoratet. të ndjekin në mënyrë rigoroze, zbatimin e ligjit në mënyrë korrekte”, thekson zonja Bino.

Sipas saj, respektimi i rregullave të brendshëm është thelbësor, dhe ajo nuk e sheh problematike zgjedhjen për të mos patur kontrolle në kufi për ata që hyjnë në vend, ku pjesë më e madhe janë nga Kosova e Maqedonia, dy vendet të cilat po përjetojnë një përkeqësim të shpejtë të gjendjes. “Shumë vende ndoqën politika drastike, edhe Tajlanda, apo Kina, që kanë një numër shumë të lartë rastesh. Pra është shuëm e vështirë të mbash këtë lloj virusi jashtë kufijve, me masa drastike kufitare”, shprehet zonja Bino.

Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria numëron gati 135 mijë të prekur nga Koronavisuri. Por një studim i kryer nga Insituti I shëndetit publik, tregon se në grupet e rriskut, si personeli shëndetësor është vënë re rritje e antitrupave në 60-70 përqind të kampionëve. ndërsa në popullatë në 40-50 përqind të saj.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Gusht 2021, 16:52

TIRANË– Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku një kamion dhe një makinë kanë përplasur secila nga një mot...

Aktualitet 13 Gusht 2021, 16:13

Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Pishkash

PRRENJAS– Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Pishkash të Prrenjasit, ku të angazhuar për fikjen e tij janë banorët pasi flakët po shkojnë në drejtim të fsh...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj