LIVE UPDATES
Bota

“Rrjedhja” e dosjeve të Gjykatës Speciale, pa hetim të konfirmuar në Kosovë

18 Shtator 2020, 06:28 Nga DOSJA
“Rrjedhja” e dosjeve të Gjykatës Speciale, pa hetim

Identiteti i personit i cili më 7 dhe 16 shtator ka dërguar në këtë organizatë “me mijëra dosje me dëshmi dhe emra dëshmitarësh”, vazhdon të jetë anonim.

Institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë nuk konfirmojnë hetime për këtë rast. Policia e Kosovës tha se pyetja për këtë çështje duhet të adresohet ‘tek institucionet përkatëse’, e në Prokurorinë e Shtetit nuk përgjigjën. Koment për këtë çështje nuk dha as Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Në një konferencë për media të enjten në Prishtinë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së konfirmoi se në prani të avokatit Tomë Gashi, u ka dorëzuar hetuesve të Gjykatës Speciale ‘dosjet që kanë mbetur’ në zyret e kësaj organizate.

Avokati i OVL UÇK-së, Tomë Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë, se institucionet e vendit nuk kanë arsye të hetojnë sjelljen e këtyre dosjeve, pasi ‘rrjedhja e tyre ka ndodhur në Hagë’. Ai tha se në cilësinë e avokatit, ka përfaqësuar organizatën në dorëzimin e dosjeve.

“Ata me dokumentacion, identifikim të Gjykatës Speciale, i kanë marrë një pjesë të dokumenteve që kanë mbetur, për shkak se ditën e djeshme kur janë sjell këto dokumente, një pjesë e tyre ka mbetur aty dhe ka mundur të përdoret nga kushdo gjatë konferencës për media”, tha Gashi.

Të mërkurën, drejtues të OVL UÇK-së kishin thënë se nuk do të dorëzojnë dokumentet te hetuesit e Hagës pa praninë e Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës. Por, ata ndryshuan qëndrim pas këshillës së avokatit, duke u bazuar në faktin se Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar e përcakton si vepër penale, publikimin apo posedimin e dokumenteve të Gjykatës. Dënimi në këto raste është deri në dhjetë vjet burg.

Njëri nga gazetarët në Prishtinë, Zekirja Shabani, tregon se ka marrë një kopje nga dosjet e para të prezantuara në konferencën e OVL UÇK më 7 shtator, dhe më pas ka publikuar disa pjesë që në gjykimin e tij kanë qenë të publikueshme. Porse, më pas, media ku ai punon, është kontaktuar nga Dhomat e Specializuara dhe më pas ai është pajtuar që dosja të dorëzohet në tërësi, e cila, sipas Shabanit, kishte materiale të ndjeshme të Task Forcës Hetuese të udhëhequr nga Clint Ëilliamson në vitet 2014-2015.

“Duke e ditur sensitivitetin e këtyre dokumenteve, vazhdojmë të besojmë që nuk është mirë që ato t’i ketë në dorë asnjë person. Ne kemi pranuar t’i dorëzojmë me procedurë standarde, ku hetuesit na kanë dëshmuar se janë nga Gjykata Speciale”, tha Shabani për Radion Evropa e Lirë.

Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, fton gazetarët që t’i përmbahen etikës dhe të mos publikojnë dokumente që mund të rrezikojnë jetën e personave që janë të përfshirë në proceset gjyqësore.

“Këto dokumente kanë rënë në më shumë se një dorë, por fakti që nuk janë publikuar dëshmon se të gjithë e dinë përgjegjësinë penale që pason, nëse dokumente të tilla do të publikoheshin. Ajo që është me rëndësi është që këto procedura të Gjykatës të respektohen, nëse për asgjë tjetër, për shkak të drejtave që i gëzojnë personat e hetuar, personat e akuzuar dhe po ashtu që të mbrohen dëshmitarët të cilët janë pjesë e këtyre proceseve”, tha Kusari për Radion Evropa e Lirë.

Avokati Tomë Gashi beson se interesi i këtyre veprimeve është që të diskreditohet puna e Gjykatës Speciale. Sipas tij, dokumentet janë sjellë tek OVL UÇK me besimin se kjo organizatë do t’i publikojë ato.

Ndërkohë, mediat në Kosovë raportuan edhe për dorëheqjen e prokurorit Këai Hong Ip pas ‘rrjedhjes së dosjeve’, por zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennet, i tha Radios Evropa e Lirë se prokurori Hong Ip ishte dorëhequr më herët dhe se tani punon në një institucion tjetër.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për shqyrtim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Hashim Thaçi  kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Deri më tani, asnjë aktakuzë nuk është konfirmuar ose hedhur poshtë publikisht. Gjyqtari ka gjashtë muaj për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

Nën përgjegjësinë e Gjykatës Speciale është hetimi i krimeve të pretenduara kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe veprave të tjera penale në lidhje me pretendimet e përfshira në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011.

Që nga krijimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, ekspertët e kanë parë si sfidë të vështirë mbrojtjen e dëshmitarëve.

Një nga arsyet kryesore pse Gjykata Speciale e Kosovës u vendos në Hagë ishte frika nga kërcënimi i dëshmitarëve potencialë “marrë parasysh se bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe për faktin se disa nga të dyshuarit, në pjesë të caktuara të shoqërisë kosovare, mund të konsiderohen si luftëtarë të lirisë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Holandës, të lëshuar qysh në vitin 2016, kur ishte vendosur për këtë gjykatë.

Marrë nga: REL

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hagë hagë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj