Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Një grua shqiptare me inicialet M.T., banuese në Prishtinë akuzohet se ka luftuar nën direktivat e Shtetit Islamik. Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës, njofton se gruaja ka nisur të udhëtojë që në shkurt të vitit 2014 drejt Sirisë, ku kishte edhe të dashurin që ishte nën urdhërat e ISIS.
Siç thuhet në komunikatën e Prokurorisë, M.T fillimisht kishte udhëtuar drejt Stambollit më pas në Gazintep dhe kishte përfunduar në Siri. Madje në kuminakte thuhet se gruaja ka marrë edhe paga mujore nga ISIS në këmbim të shërbimeve logjistike për ushtrinë e ISIS-it.
Njoftimi i policisë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër M.T., për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-002.
Prokuroria Speciale njofton se, pasi që i fejuari i të akuzuarës nga muaji shkurt 2014 ka qenë në Siri, duke luftuar për organizatën terroriste ISIS, e pandehura M.T. i është bashkangjitur edhe pse e ka ditur se veprimi i tillë është i kundërligjshëm.
Më 20 qershor 2014, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, e pandehura M.T. ka shkuar për në Stamboll dhe me aeroplan tjetër menjëherë ka vazhduar për në Gaziantep, e pastaj nga aty me një automjet ka kaluar në Siri, ku i është bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, dhe ka marrë pjesë në veprimtarinë e kësaj organizate, me qëllimin që duke luftuar, padrejtësisht të detyrojnë qeverinë Siriane, e pastaj edhe qeveritë e shteteve tjera, që të lënë pushtetin dhe të krijojnë Shtetin Islamik, në atë mënyrë që duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave nga Shteti Islamik, i ka ofruar shërbime logjistike ushtarëve.
Gjatë gjithë kohës e pandehura M.T. ka ndërruar vendbanimin varësisht nga ndryshimi i territorit të Shtetit Islamik, deri sa ISIS-i ka pësuar disfatë të plotë kur kanë qenë të detyruar që të dorëzohen te forcat Kurde, të cilët pastaj me ndihmën e ushtrisë Amerikane i kanë deportuar në Kosovë më 24 maj 2019.
Me këto veprime e pandehura ka kryer veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-002
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
FRANCË -Jim Ratcliffe është një emër i njohur në botën e biznesit. Miliarderi nga Britania e Madhe njihet si një person që e dashuron sportin. Në vitin 201...
KOSOVË- Pas tre orësh ka përfunduar takimi kokë më kokë mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Is...
IRAN- Më 1979 islamistët morën pushtetin në Iran, duke e rrëzuar Mbretin Mohamad Reza Pahlavi. Si erdhi puna deri këtu? Një përgjigje gjendet në vitin 1971, kur...
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë ka folur lidhur me konfliktin SHBA-Iran, vet...
KANADA- Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e ditës së sotme në Otava të Kanadasë , pas një sulmi me armë. Sipas mediave të ...
KOSOVË- Kosova ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare me arrestimin e Ikballe Berisha-Hudutit, gruas e cila kritikoi SHBA-në për vrasjen e komandantit ...
IRAN- Janë publikuar pamjet më të rënda nga Irani në vendin ku u rrëzua mëngjesin e sotëm avioni ukrainas me 176 njerëz brenda, përfshirë edhe 9 anëtarë të ekui...
IRAN- Rrëzimi i avionit ukrainas në orët e para të mëngjesit në Iran, ka tronditur botën, pasi pasojat ishin fatale. 176 njerëz humbën jetën ku mes tyre ishin e...
Si akt hakmarrës kundër vrasjes së gjeneralit me influencë të Iranit, Khasem Soleimani në Irak nga drone amerikane, Irani ka vënë në shënjestër trupat amerikane...
IRAN- Irani ka deklaruar se nuk do t’i dorëzojë kutitë e zeza, që u gjetën pak orë pas rrëzimit të avionit ukrainas në territorin e Iranit, incident nga i cili ...