All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

Rrugëtimi i një paje në gjurmët e Tiranës së harruar/ Copa mëndafshi dhe qëndisje me ar, pasuritë e endura në kohën e

20 Shtator 2020, 13:28 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

Një grua, e veçanërisht kur ishte e porsamartuar nuk mundej t’i shfaqej bashkëshortit me të njëjtën përparëse, me të cilën kishte bërë punët e ditës. Ajo përparja e qëndisur me të çarë e me gjyrmysh, në stil të çervesë së Takëmit Shqiptar , me figurën e një fluture që ndoshta fshihte erotiken dhe sensualitetin përmes simboleve.

 

Safeti kishte nisur të mendonte për pajën e saj qysh në moshën tetëvjeçare. Ishte viti 1932 dhe sapo ishte shkëputur nga shkolla. Punimet me fije ari e mëndafsh, të linjtat, qëndismat, dekorimi i dhomës dhe mjediseve të tjera të shtëpisë, do t’i punonte vetë deri më 1944-n, kur edhe vuri kurorë me Riza Bermemën dhe foleja e tyre e dashurisë u bë banesa, që sot mban nr “13”, në rrugën “Him Kolli”, i shndërruar së fundi në mjedise për shtëpinë botuese “Berk”, por edhe hapësirë për evente kulturore, si kjo ekspozitë me punime autentike artizanale të avlëmendit dhe qëndismave, punuar i pajë vajzërie nga Safet Tafaj-Bermema.

“Ekspozita do të shërbejë̈ dhe si moment reflektimi mbi zotësi të humbura dhe mbi një edukim artistik i cili ndër vite u la të vdiste duke u konsideruar i prapambetur dhe anakronik”, mendojnë organizatorët e ekspozitës, ndër to themeluesja e “Berk”, Anna Shkreli.

E njohur me sendet që ruajnë kujtesën dhe kujtesën që përforcohet edhe më nga sendet e aromat që sjellin ndër vite, të paktën nga gratë e dy brezave – e ëma dhe e gjyshja – Anna rrëfen me një natyrshmëri sikur ta kish ndjekur me sy, stërgjyshen e saj Safetin, tek niste si çdo vajzë rrugëtimin e ëndrrave drejt martesës.

Copat e endura dhe të qëndisura prej saj, përfshijnë punime nga të linjtat e pajës, deri te peshqirët e vegjël vetjakë , të quajtur “havllia”. Shpesh këto copa janë të prodhuara në tezgjah lini dhe mëndafshi, byrynxhyk apo mermer (ajo coha e mëndafshtë, por e sertë që përdorej për të punuar çervenë, pjesën e sipërme të dimive tiranas, e cila pasi endej, qëndisje e gjitha në ar a byrynxhyk.)

Jo vetëm qëndismat, rrëfen Anna, por Safeti i kishte krijuar të gjitha, duke nisur prej cohërave. Ajo i krijonte vetë cohërat e mëndafshit dhe të linit, për të bërë me to gjithfarë punimesh.

Mes fletëve të dendura të manit të vet Safeti qysh tetë vjeç nisi të kultivonte koloninë e krimbave të saj të mëndafshit. Njihte mirë pesë moshat e krimbit të mëndafshit, mirëmbajtjen e tij, si duhej ta ruante koloninë nga mospirja e ujit te vijë e ujit e bostanit pak metra pasmanit pasi, përndryshe, hollohej sekrecioni me të cilin krimbat mbështjellin veten, e që s’ish tjetër gjë veçse fija e mëndafshit. Njihte mirë kohën kur pupat qenë mbyllur plotësisht, ndaj i vilte me kujdes nga gjethet para se të hapeshin e prej tyre të dilnin fluturat. Më pas ndante veç një dorë pupash, të cilat nuk do t’i zhdrivillonte, ndërsa pupat e tjera të caktuara për t’u bërë fill, i përvëlonte me ujë të nxehtë të cilin e maste me sa duronte bërryli i saj prej fëmije, ngaqë po të qe shumë i nxehtë, dëmtohej fija e mëndafshit, ose siç thuhej asokohe, “egrohej”. Pasi i kishte përvëluar, niste zhdrivillimi i pupës dhe ashtu një pupë e vogël sa gjysma e gishtit të madh të dorës nxirrte deri në 28 metra fije mëndafsh. Fillimisht e mbështillte lirshëm përreth një boshti të quajtur drudhe, rreth 20 cm. Pasi thaheshin, i lyente me bojë të posaçme mëndafshi, me ngjyra shumë të lehta, kryesisht bojëqiell, e më pas me majën e një bisturie të hollë i priste për së gjati e i përdorte për të zbukuruar me to qëndisma të ndryshme.

Kështu përshkruhet pasioni i Safetit, në “Dekalogu i një lagjeje tiranase”, një prej botimeve të para të shtëpisë botuese “Berk” , si një homazh për të zonjën e shtëpisë, e cila ndërroi jetë 12 vjet më parë, si vajza e “Mëhallës së Re”, në një prej rrugicave të rrugës së Kavajës.

Pasi Safeti ndërroi botë, Rizai nuk jetoi më një ditë të vetme në atë shtëpi. Shkoi thjesht dy a tri herë në përkujtimoret e para të së shoqes, të dyzetat, gjashtë muajt dhe vitin, si për t’u siguruar se gjërat e kanë një vazhdim…Pesë vjet pas së shoqes edhe Riza Bermema këmbeu banesën e përkohshme me një tjetër të përjetshme dhe shtëpia iu la vetvetes. Dora-dorës u zhbë çdo element i nevojshëm për jetën njerëzore. Shtëpia ndërronte stinët e izoluar në kohën e saj vetanake, por e mbështjellë me lagjen që jetonte në një tjetër kohë, atë që ecën vetëm drejt me gjithë transformimet e saj.

Tashmë që dora qe tërhequr, natyra kish rimarrë mbrapsht pronësinë e saj të dikurshme. Përshfaqje të tilla të një natyre që “hakmerret” ndaj braktisjes dhe harresës,duke e rikthyer dhunshëm xhunglën brenda katër muresh, hasen shpesh nëpër Tiranë.Më 2018-n nis edhe rikthimi në jetë i asaj shtëpie , jo vetëm me kujtime personale, por edhe dëshmi arkitektonike e kulturore e Tiranës së dikurshme.

Si arriti Safeti, që përtej qëndismave dhe punimeve për pajë, të punonte vetë në tezgjah linin dhe mëndafshin.I ati, duke ia kuptuar pasionin për endjen, i bleu një manifakturë të tërë tezgjahu si për lin, ashtu edhe për mëndafsh. Copat e endura dhe të qëndisura prej saj, të cilat sot janë pjesë e koleksionit të “Berkut”.

Puna e saj me dorë, e cila transformonte shtëpinë në një vepër arti, u zgjerua shumë, sa të kombinonte dantellat e tavolinave me përparëset e gatimit, jo aq si një mënyrë për ta shndërruar Safetin në pjesë të shtëpisë, sesa për ta bërë shtëpinë një entitet që lindte rrotull saj, siç bën artisti me veprën e tij të artit. Tradita do, që përveç pajimeve krejt origjinale dhe të reja, bija duhet të marrë me vet dhe diçka të trashëguar, që bart shtëpinë tek shtëpia dhe kështu, makina ku ajo hipi nuse, u mbulua me të njëjtën sixhadë të mëndafshtë floreale, me të cilën qe mbuluar kaloshina e Rukies, gjyshes së saj, e cila sot gjendet e shtrirë në dhomën e librarisë.

Sixhade mëndafshi e 1820-s

“Ky është edhe xhevahiri ynë”, thotë duke qeshur Anna, ndërsa bën udhë drejt sallës të shndërruar tashmë në një librari që mirëpret këdo që ka dëshirën të ulet e të lexojë aty. Sixhadeja e mëndafshtë e punuar me dy ngjyra, ku boçet bojëtrëndafili të njërit kah, bëhen e kuqe gjaku në tjetrën, daton më 1820-n, zbulon Anna, e punuar nga artizanë të Perandorisë Osmane.

E veçanta e kësaj sixhadeje janë figurat e engjëjve, që të japin përshtypjen e afreskeve të kishave të Rilindjes, megjithëse në kulturën islame nuk gjenden ikona të engjëjve apo profetëve, e ndaluar si një formë idhujtarie. Tradita do që përveç pajimeve krejt origjinale dhe të reja, bija duhet të marrë me vete dhe diçka të trashëguar, që bart shtëpinë tek shtëpia, dhe kështu makina ku ajo hipi nuse u mbulua me të njëjtën sixhade të mëndafshtë floreale me të cilën që mbuluar kaloshina e Rukies, gjyshes së saj, kur zbriste nuse te Tafajt nga rrëza e Dajtit. Kjo sixhade, të cilën Safeti e shtroi veç për tri dasmat e bijve të vet, sot është gjithashtu pjesë e koleksionit “Berk”.

Kur Safeti u martua, shtëpinë nuk e gjeti, siç mund të mendohet rëndom, por e solli me vete, si pjesë e ëndrrave të saj të sendërtuara nga tetë deri tetëmbëdhjetë vjeç, ditën kur u largua nga shtëpia atërore e shoqëruar nga katër kaloshina me pajë e dhunti. Puna e saj me dorë, e cila e transformoi shtëpinë në një vepër arti, u zgjerua aq shumë, sa të kombinonte dantellat e tavolinave me përparëset e saj të gatimit, jo aq si mënyrë për ta shndërruar Safetin në pjesëtë shtëpisë, sesa për ta bërë shtëpinë një entitet që lindte rrotull saj, siç bën artisti me veprën e tij të artit.

Ekspozita ta uron mirëseardhjen në oborrin e shtëpisë me anë të jastëkëve dekorativë të endur, të mbushur (me leshin e deleve që Safeti qethte vetë në verë) e të qëndisur prej saj mepunë kryq e mbushje, në të cilët shkruhet qartë në të folmen tiranase ‘Urnoni’.

Artizanet e vogla duarartë të Tiranës përgjatë shekujve krijuan një traditë të gjerë, duke përjetësuar në coha të ndryshme mjeshtërie të lartë, individualitetin, fantazinë krijuese, shijet dhe ndjenjat artistike të kësaj treve. Qëndistaret e talentuara nxirrnin nga duart e tyre riza hijerënda dhe punë të mëndafshta me motive delikate. Më lëmimin e shekujve këto u shndërruan në mjeshtëri mirëfilli artistike dhe dekorative, bartëse të tipareve karakteristike të kulturës kombëtare.

Safeti vjen si pjesë e atij brezi të fundmë, që do ta përftonte artizanatin mjeshtëror sipas njohurive familjare, prap dyerve të mbyllura të shtëpive, nëpërmjet një edukimi të mirëfilltë, i cili jo në pak raste zëvendësonte edhe shkollën. Një ndër synimet kryesore të kësaj ekspozite, është dëshira për të celebruar këto vajza në për shfaqjet e tyre artistike dhe për të vënë në dukje pikërisht edhe këtë lloj edukimi, si një formë arti të ushtruar masivisht dikur, duke na bërë ë rimendojmë dhe rishqyrtojmë kështu konceptin e edukimit, jo vetëm si ai klasiku shkencor, por si një edukim të spektrave të ndrysmë, të cilat sigurisht nuk janë më pak të rëndësishëm.

Qëndismat e Tiranës bëjnë përshtypje për shkak të butësisë së ngjyrave, që i kanë thuajse të gjitha në tone pastel. Zakonisht motivet e qëndismave janë floreale, por nuk mungojnë zogjtë e pëllumbat. Ndërsa shqiponja nuk shfaqet thuajse kurrë, siç del për shembull në motivet kuksiane.

Germat si iniciale të emrave zënë vend të rëndësishëm në këto punime. Karakteristikë janë edhe punimet me azhure dhe çarje, të cilat aplikohen kryesisht në kambrik të bardhë ose në puplin me ngjyrë, duke ia përshtatur perin copës. Në Shqipërinë, ku nuk kishte katalogë modelesh, e ku rrallë herë të binte në dorë ndonjë revistë, qarkullonin fshehtas në shtëpitë tiranase tri apo katër numra të revistës së mirënjohur italiane Mani di Fata, numri i fundit që gjendej në Tiranë i takonte fillimviteve ‘50; më së shumti ishin revista të mbetura nga koha e luftës.

Gjoksore tradicionale vajzash beqare për t’u ulur në tryezë në ditë festash

Me faqet e përdorura dhe të grisura ato bënin xhiro shtëpi më shtëpi te njerëzit që kërkonin diçka përtej traditës popullore. Vajzat i shponin imët me gjilpërë, çdo dy milimetra, konturet e dizenjos qëdo qëndisej e pastaj fusnin një letër kopjative poshtë dhe e fërkonin sipër vizatimin e shpuar, duke e ngjeshur me karbonin e letrës. E largonin me kujdes fletë-karbonin, pa e shkundur faqen e revistës dhe e zëvendësonin kopjativin me copën që donin të qëndisnin, mbi të cilën duhet të nxirrnin modelin. Pastaj e fërkonin revistën nga sipër me dorë, në mënyrë që ajo të lëshonte atë pak karbon që kishte marrë. Mbi cohë shfaqej thuajse si një vegim disenjoja e dashur.

Gjatë çeljes së ekspozitës në Berk

Punimet e ekspozuara në oborrin e shtëpisë, që përgjatë viteve ‘50-‘70 ka shërbyer mirëfilli si një paramjedis i saj, me kuzhinën verore , makinën larëse dhe tërë infrastrukturën e ndërtuar për zhvillimin e aktiviteteve të tjera si punimet mekanike të të zotit, e gjer tek marrja e një sy gjumi dreke nën pjergullat mbi kompensatat e përshtatura enkas, mirëpresin herë pas herë vizitorë në ditën e tretë të saj.

Një zotëri, i cili sapo hyn, i shpjegon organizatores së ekspozitës, Anna Shkrelit se më shumë sesa për ekspozitën kishte ardhur të shihte oborrin e shtëpisë.

“Në këtë oborr jam martuar, kam bërë dasmën”, thotë ai, i nostalgjik ndërsa me shikimin që e hedh në cdo cep, duket se po rijeton atë moment të rëndësishëm të jetës. “Safeti nuk kishte motër dhe kishte bërë nënën time si motër”, vijon zotëria, ndërsa dikur ishte traditë që të afërmit apo fqinjët me oborre më të bollshëm të hapnin derën për raste gëzimi apo hidhërimi, si shenjë e fqinjësisë së mirë dhe humanizmit.

Zotëria kujton kur vinin për të parë televizor, në shtëpinë e Safetit në ato kohë kur jo të gjithë e kishin një të tillë në shtëpi, ndërsa tregon se shtëpia e prindërve të tij ishte pak më tutje.Pasi çmallet një copë herë me shtëpinë, e cila ka pësuar pak ndryshime nga restaurimi për të ruajtur strukturën e dikurshme, tek porta kujton se bravat më të mira ishin ato të mjeshtër Rizait. Dera e shtëpisë së braktisur u rihap me shpatull për herë të parë. Natyra kish rimarrë hisen e vet; kulpra lozonjare, që dikur hijeshonte vetëm avllinë e shtëpisë me kërcinjtë e saj imcakë, tashmë qe trashur në trungje duke pushtuar të gjitha pllakat e oborrit. .. “Keni harruar të përmendni në libër që Safeti bënte edhe çorape”, ia brof në fund zotëria, i cili tregoi se pat lexuar libri “Dekalogu i një lagjeje tiranase”, ku Safeti dhe i shoqi Rizai janë personazhe të jetës së asaj Tirane, nga vitet ’30 dhe rrugicave si “Him Kolli” dhe paralelet e saj, si Rruga e Llagamve dhe rruga “Shyqyri Bërxolli”, me tregun e gjallëruar të frutaperimeve dhe shtëpitë e ulëta, që sot janë ndër të vetmet pjesë të Tiranës që ia kanë dalë mbanë të ruajnë në masë të vogël hijeshinë dhe autenticitetin e qytetit të vjetër.

“Libri “Dekalogu i një lagjeje tiranase”- Ese rrëfimtare mbi çfarë humbim

Ese rrëfimtare mbi ç’ka humbim e cilëson autori i librit me emrin e artit “Krymi”, “Dekalogun e një lagjeje tiranase”, që bashkë me sendet e kësaj ekspozite ngacmon tek të gjithë, edhe brezat e lindur pas ’90 kujtesën e trashëguar ndër breza dhe qoftë edhe për një rrugëtim të shkurtër duket se na ringjall gjyshet dhe “esnafërinë” e tyre.

E bija e Safetit, gjyshja e Anna Shkrelit sapo ka mbërritur e ndërsa filmon sendet e ekspozuara të së ëmës nuk i mban lotët. Kujton përparjet me të cilat luante, kur vishej si e ëma, atë gjoksoren blu të vajzave,. “Ky është fustani im, i parë”, thotë për atë fustanin e bebes, që Safeti e pat prerë ,qepur e qëndisur ende pa u ngjizur e bija. Me Rizain pat katër fëmijë. “Këtë pastaj e veshi Anna kur lindi”, kujton Shpresa, e bija e Safetit, ndërsa shton se robëdëshambrin e nuses, ia pat dhuruar më pas së mbesës, Ledit.

Mbesa që shoqërojnë gjyshet, në këtë ekspozitë e që shohin se sende të ngjashme i kanë ruajtur në shtëpitë e tyre, punime që nisin të marrin rëndësinë e shpërfillur gjatë kaosit të tranzicionit për të ringjallur kujtesën e me të kulturën, që nis nga një lagje për t’u përhapur si valë në krejt qytetin.

Të paktat shtëpi, si ajo nr 13, në rrugën “Him Kolli”, na bëjnë të udhëtojmë në kohë e të prekim vetë me shqisat tona, atë Tiranë që ngulmon të ruhet e të ngrejë kokë mbi ndërtesat e ftohta të komunizmit dhe ato kullat pa kriter të pluralizmit, që në emër të ekonomisë së tregut rrezikon të shkatërrojë memorien kolektive, të një kohe jo shumë të largët të gjysheve a stërgjysheve tona.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture paja shqiptare traditat shqiptare paja shqiptare traditat shqiptare


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 20 Shtator 2020, 12:46

TIRANE– Arrestimet ndaj personazheve të famshëm marrin vëmendje të madhe në media. Nëse personi në fjalë, është aktual, shihet shpesh në ekran apo rrjete social...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje