Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Politike
Ruçi, Balla e Hajdari ‘mësynë’ Holandën, kërkojnë votën pro hapjes së negociatave
20 Maj 2019, 17:32Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, do të zhvillojë një vizitë treditore në Holandë, ku do të provojë që të bindë Holandën që të japë votën e saj pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në për anëtarësim në union.
Burime i thanë Dosja.al se Ruçi do të fillojë takimet nga e hëna deri ditën e mërkurë, për 3 ditë, takime të cilat do të nisin me një takim me ish-ambasadorin holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch. Bosch është një ndër personat që kanë kundërshtuar parlamentin, duke thënë se shqiptarët nuk janë të gjithë kriminelë e nuk mund të futen të gjithë në një thes.
Të njëjtat burime i thanë Dosja.al, se kryeparlamentari do të vijojë takimet të martën me Kryetaren e Dhomës së Dytë të Parlamentit holandez, Kadija Arib, ndërsa në orët e pasdites, ai së bashku me delegacionin e përbërë nga Balla e Rudina Hajdari, do të zhvillojnë një seancë dëgjimore me komisionin e Çështjeve evropiane. do të jetë ky komision, ai që do të përcaktojë qëndrimin zyrtar të Holandës për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.
Ditën e fundit të qëndrimit në Holandë, Ruçi do të takohet me Kryetaren e Senatit Holandës, Ankie Brokers – Knol dhe me senatorë holandezë.
Kujtojmë se më 16 prill, (Lexo këtu) Parlamenti Holandez votoi në shumicë për të kërkuar nga Komisioni Europian kthimin e vizave për Shqipërinë. Sipas tyre, heqja e vizave ka bërë që krimi në Holandë me protagonistë shqiptarët të rritet ndjeshëm. Po ashtu, informacione zyrtare nga Holanda, thonë se bandat shqiptare të trafikimit të kokainës, zënë vendin e parë në Holandë. Ata kanë edhe një linjë të tyre të trafikut të drogës me Amerikën Latine.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR– Kryeopozitari Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës në kuadër të ceremonisë e inagurimit të Memorialit të viktimave të regjimi...
FIER– Valë largimesh nga radhët e Bindjes Demokratike. 21 kandidatë për këshilltar të BD në Fier janë tërhequr nga kandidimi.Burime për Dosja.al bëjnë me dije s...
TIRANË- Deputeti Lefter Koka, ka reaguar pas situatë politike të krijuar në vend, si tha vështriësive të PArtisë Bindja Demokratike për t’u regjistru...
HIMARË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka refuzuar kandidimin e Fredi Bejlerit për kreun e Bashkisë së Himarës për zgjedhjet lokale. Në një deklaratë për s...
TIRANË- Krytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Londër, ku është takuar me zyrtarë të lartë, por dhe komunitetin shq...
TIRANË- Akstori Erion Isai u zyrtarizua para disa ditësh si kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kolonjës, ndërsa ai në një emision televiziv u sh...
TIRANË– Deputetja Elda Hoti e cila u betua në Kuvendin e Shqipërisë më 13 mars ka nënshkruar për Alenancën Kuq e Zi.Ditën e sotme, deputetja Hoti ka ...
LEZHË- Kandidati i Partisë Bindja Demokratike për Bashkinë e Lezhës, Salvador Kaçaj, është tërhequr nga kandidimi.Lajmi është bërë i ditur nga vetë ...
TIRANË- Regjistrimi i kandidatëve të Partisë Bindja Demokratike për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka futur në sherr përfaqësuesit e PD dhe PS në Komisi...
TIRANË- Deputeti atipik, Kujtim Gjuzi, ka befasuar të gjithë edhe sot. Në një kohë kur KQZ po diskutonte në lidhje me regjistrimin ose jo të Bindjes Demokr...