LIVE UPDATES
Bota

Rusia hidhet në “sulm”, kryeministri rus Medvedev viziton Beogradin

20 Tetor 2019, 13:11 Nga DOSJA
Rusia hidhet në “sulm”, kryeministri rus Medvedev viziton

RUSI- Në një kohë që Brukseli heziton t’i afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me BE, Kremlini bëhet aktiv me të preferuarën e vet Serbinë. Sipas ekspertëve, një nga temat e kryeministrit rus do të jetë edhe statusi i Kosovës.

Në pamje të parë është një vizitë rutinë. Kryeministri rus, Dimitrij Medvedev fluturon më 20 tetor në Beograd, ditën kur serbët festojnë çlirimin e qytetit të tyre nga trupat naziste gjermane para 75 vjetësh. Në këtë ofensivë të Luftës së Dytë Botërore u vranë mijëra ushtarë rusë të Ushtrisë së Kuqe. Krahas besimit ortodoks, kjo është një arsye tjetër pse deri më sot serbët ndjehen të lidhur emocionalisht me rusët dhe ukrainasit. Opozita në Serbi ka bërë të ditur, se do ta bojkotojë fjalimin ceremonial të Medvedevit në parlament. Por kjo nuk ka të bëjë aq shumë me të ftuarin, se sa është një shenjë proteste kundër presidentit që qeveris me tendenca autoritare, Aleksandar Vuçiç.

Medvedevi gjatë vizitës së tij në Beograd do të trajtojë temat ekonomike, thekson publicisti moskovit dhe ekspert i Ballkanit, Ivan Preobrashenskij për Deutsche Wellen. Në maj të vitit 2014, Moska dhe Beogradi nënshkruan një partneritet strategjik. Kryeministri rus është më shumë i interesuar për progresin e bërë në ndërtimin e 402 kilometrave të gazsjellësit Turkish Stream që do të kalojë nga Turqia, në Bullgari e në Serbi. Sipas Moskës ai do të furnizojë vendet e Ballkanit Perëndimor me gaz. Kapaciteti – 12,87 miliardë metër kubikë në vit. Kremlini pret që segmenti serb i gazsjellësit të përfundojë këtë vit, si ishte planifikuar, thotë Preobrashenskij. Probleme me vendosjen e tubacioneve ka në Bullgari. Koncerni Gazprom dëshiron të përdorë vetë këtë gazsjellës, megjithëse nuk ka të drejtë ta ketë në pronësi sipas ligjeve të BE.

Jo djathë nga Holanda
Rëndësi për kryeministrin Medvedev ka nënshkrimi i një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes Serbisë dhe Forumit Ekonomik Euroaziatik, thotë Oleg Bondarenko nga fondacioni rus „Fondacioni për Politikën Progresive”. Produktet nga Serbia do të kishin kështu qasje më të lehtë në vende si Bjellorusia dhe republikat aziatikoqendore. Serbia përfiton që tani, që BE nuk i shet më produktet e saj agrare dhe ushqimore në Rusi. Pasojë e sanksioneve të dyanshme mes Brukselit dhe Moskës në vitet e fundit.

Në raftet e supermarketeve në Shën Peterburg apo Vladivostok nuk shitet djathë nga Holanda, por nga Serbia. Për t’i vënë vulën marrëveshjes së tregtisë së lirë, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç udhëton pesë ditë pas vizitës së Medvedevit në Moskë, thotë Bondarenko. Rusia vazhdon ta trajtojë Serbinë me preferencë, ky është një sinjal për BE, është i mendimit Ivan Preobrashenskij.

Sipas ekspertëve, një nga temat e kryeministrit rus do të jetë edhe statusi i Kosovës. “Vizita e Medvedevit shërben për atë që Rusia t’i premtojë sërish Serbisë, se do ta pengojë me veto në Këshillin e Sigurimit të OKB, që provinca e shkëputur e Kosovës të kthehet një ditë në një shtet të njohur nga OKB”, thotë eksperti Dusan Reljic nga Fondacion „Shkenca dhe Politika” në Bruksel. Për Beogradin ka rëndësi të madhe një mbështetje e tillë në negociatat me Prishtinën dhe Perëndimin.

Shqiptarët e Kosovës dhe serbët në tavolinën e bisedimeve?

Sidomos këtë moment kjo mbështetje ka rëndësi. Së shpejti qeveria amerikane ndërmerr një tentativë të re për të sjellë në tryezën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë. Ndërmjetësues do të jetë ambasadori gjerman në Berlin, Richard Grenell. Nga qarqe të brendshme bëhet e ditur, se ai është lutur për të marrë pozicionin e të dërguarit të posaçëm për Kosovën dhe Serbinë. Më parë 52 vjeçari kishte luftuar për postin e liruar të këshilltarit për sigurinë kombëtare të Donald Trump, po pa sukses. Por zëdhënësja e ambasadës për DW i hodhi poshtë hamendësimet, se Grenell është përpjekur vet për këtë post.

„Presidenti Trump dëshiron të rizgjidhet në post vitin e ardhshëm, dhe për këtë ka nevojë për suksese në politikën e jashtme”, analizon Bondarenko. Rusia mund të pranojë një ndarje të Kosovës, mendon ai, por me kusht që Prishtina dhe Beogradi të binin dakord mes tyre dhe këtë hap ta miratonte Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Deri më tani Kremlini e sheh me dyshim iniciativën e re amerikane në Ballkan. Grenell më parë ka përdorur tone të ashpra kundër ndërtimit të gazsjellësit në Detin Baltik, Nord Stream 2, një projekt prestigji për Moskën. Qeveria gjermane nuk iu dorëzua presionit. Ajo edhe më tej e mbështet ndërtimin e këtij gazsjellësi. Kurse disa hollësi të tjera pas takimit të Richard Grenell me presidentin Vuçiç të lenë të kuptosh, se diferencat mes dy palëve janë të dukshme. Vuçiç lëvdoi pas kësaj marrëdhëniet serbo-ruse. Ato janë të shkëlqyera. Ai gëzohet për takimin me Medvedevin, shkruajnë mediat serbe. /DW

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota medvedev vizite ne beograd rusia hidhet ne sulm statusi i kosoves medvedev vizite ne beograd rusia hidhet ne sulm statusi i kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj