LIVE UPDATES
Bota

Rusia kundër Turqisë për konfliktin në Siri, Putin: Nuk është në interesin tonë ofensiva ushtarake

16 Tetor 2019, 09:07 Nga DOSJA
Rusia kundër Turqisë për konfliktin në Siri, Putin: Nuk

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin nuk e dënoi haptas “Operacionin Pranvera e Paqes” të Turqisë në verilindje të Sirisë – por vështirë se mund të jetë i lumtur me ofensivën. Sipas një deklarate të Kremlinit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i telefonoi Putinit para se Turqia të niste ofensivën. Putini me sa duket “u bëri thirrje partnerëve të tij turq ta mendojnë veprimin e tyre me kujdes, në mënyrë që të mos dëmtojnë përpjekjet e përbashkëta për rregullimin e krizës siriane”.

Për vëzhguesit në Moskë, megjithatë, ky operacion është shumë më i dëmshëm për interesat ruse nga sa lë të kuptohet deklarata e Kremlinit. Vyacheslav Matusov, ekspert i Lindjes së Mesme dhe ish-diplomat, thotë për DW se “ofensiva ushtarake turke nuk është në interesin e Rusisë, sepse Rusia beson se qeveria siriane duhet të jetë ajo që vendos rregullin në territorin e Sirisë”.

Në fund të fundit, forcat ruse hynë në luftë në vitin 2015 për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Asad, dhe mbështetja ushtarake ruse në thelb ka bërë që konflikti të ecë në favor të qeverisë siriane vitet e fundit. Të dielën, Putini nguli këmbë që çdo forcë që nuk është thirrur në mënyrë të qartë nga qeveria e Asadit për ndihmë në luftë, është në thelb pushtues i paligjshëm dhe duhet të largohet nga vendi. Ai pothuajse me siguri nënkuptonte me këtë forcat amerikane – por me siguri edhe forcat turke. Por zyrtarët rusë i kanë quajtur vazhdimisht shqetësimet e Turqisë për sigurinë në operacionin e saj kundër forcave kurde, të ligjshme.

Duke ecur në tra ekuilibri

Nëse deklaratat janë kontradiktore, kjo është sepse ato nxjerrin në pah aktin e tanishëm të ekuilibrit diplomatik të Rusisë për operacionin e Turqisë, në një kohë kur Rusia përpiqet të paraqesë veten si ndërmjetëse në këtë konflikt të ndërlikuar.

“Ky operacion e vendos Rusinë në një pozitë shumë të parehatshme,” shpjegon Alexander Golz, një ekspert i pavarur ushtarak rus. “Rusia duhet të manovrojë në mënyrë që të mos shkatërrojë marrëdhëniet me Turqinë, të mos shkatërrojë marrëdhëniet me kurdët dhe të vazhdojë marrëdhëniet me Sirinë e Asadit”.

Në një kohë që synimi përfundimtar i Rusisë në Siri është t’ia kthejë të gjithë territorin e Sirisë qeverisë së Damaskut, Rusia gjithashtu ka bërë presion që ta mbajë Turqinë në krah, edhe me një retorikë të kujdesshme. Vladimir Putini është takuar rregullisht me krerët turq dhe iranianë në kuadër të bisedimeve për paqen në Astana; ai gjithashtu vetëm këtë vit ka zhvilluar disa takime bilaterale me Erdoganin e Turqisë.

Megjithëse të dy udhëheqësit janë në anë kundërshtare të konfliktit në Siri, me Rusinë që mbështet qeverinë dhe Turqinë që mbështet opozitën, të dy udhëheqësit kanë lidhje të ngushta. Kohët e fundit Turqia përfundoi blerjen e sistemeve raketore ruse S-400, pavarësisht kritikave nga aleatët e saj të NATO-s.

Gjetja e ekuilibrit

Operacioni ushtarak i Turqisë mund të jetë i pakëndshëm për Rusinë, por gjithashtu ai i jep asaj një mundësi për suksese të reja si ndërmjetëse në konfliktin e Sirisë, veçanërisht pasi SHBA kanë sinjalizuar se mund të ecin drejt një tërheqjeje të plotë ushtarake nga vendi.

Gjatë fundjavës, forcat kurde arritën një marrëveshje me forcat e qeverisë siriane për të shmangur ofensivën turke, në thelb duke u dhënë kontrollin e disa qyteteve kufitare në rajon forcave siriane të mbështetura nga Rusia. Marrëveshja thuhet se u ndërmjetësua nga Rusia. Në një kohë kur kurdët më parë shikonin drejt forcave amerikane, përballë “kërcënimit të një pushtimi turk, kurdët tani po shikojnë drejt Damaskut”, thotë për DW analisti i Lindjes së Mesme, Vyacheslav Matusov.

Pozitë e sigurtë

Megjithëse Moska mund ta kthejë operacionin ushtarak të Turqisë kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë në një ushtrim delikat diplomatik, ofensiva është shumë më tepër sesa thjesht një lojë për Rusinë.

Të premten, Putini paralajmëroi në një takim të ish-udhëheqësve sovjetikë që me operacionin turk, luftëtarë të Shtetit Islamik po ikin nga objektet e ruajtura më parë nga milicët kurdë, të cilët tani po sulmohen nga Turqia. “Tani [luftëtarët e IS] mund të ikin dhe nuk jam i sigurt nëse – dhe sa shpejt – ushtria turke mund ta vërë situatën nën kontroll,” tha Putini. “Ky është një kërcënim i vërtetë për ne,” u tha ai udhëheqësve të tjerë, duke bërë thirrje që organet e sigurisë të vendit të bashkëpunojnë.

Eksperti i Sirisë, Andrei Ontikov e quan shqetësimin e Rusisë për stabilitetin “pragmatizëm banal”, pasi shumë luftëtarë të Shtetit Islamik në Siri janë nga rajonet e Kaukazit Verior në jug të Rusisë, ose nga shtetet fqinje me Rusinë në Azinë Qendrore. “Ne kemi nevojë që Siria të jetë e qetë, në mënyrë që të mos jetë një burim i vazhdueshëm i paqëndrueshmërisë, që mund të ndikojë në situatën në Lindjen e Mesme – dhe në Azinë Qendrore dhe në Kaukaz”, shpjegon Ontikov. “Kur gjërat janë të qeta atje, nuk do të ketë kërcënim nga jugu për Rusinë.”

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota konflikti në siri lufta ne siri rusia kundër turqisë vladimir putin konflikti në siri lufta ne siri rusia kundër turqisë vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj