Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Rusia në gatishmëri, simulon sulmin e raketave bërthamore në Kaliningrad
5 Maj 2022, 11:46Nga DOSJA
RUSI- Rusia po i dërgon një mesazh të ri Perëndimit me “lancimin elektronik” të sistemeve raketore bërthamore që po teston. Frika nga një sulm bërthamor që do ta vendoste luftën në Ukrainë në një fazë edhe më të tmerrshme po rritet.
Sipas Protothemës, në veçanti, Rusia njoftoi se forcat e saj ushtarake po kryenin një simulim të raketave të saj me fuqi bërthamore në enklavën perëndimore të Kaliningradit, në mes të fushatës ushtarake të Moskës në Ukrainë. Njoftimi erdhi në ditën e 70-të të aksionit ushtarak në Ukrainë, i cili ka lënë mijëra të vdekur dhe më shumë se 13 milionë të zhvendosur në krizën më të rëndë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Si Vladimir Putin ashtu edhe përfaqësuesit e tij ndonjëherë nuk e kanë mohuar drejtpërdrejt një sulm të mundshëm bërthamor në territorin ukrainas. Dmitry Peshkov, Sergei Lavrov, Sergei Shoigu dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së Kremlinit, të pyetur, u përgjigjën se ” për momentin nuk është diçka që po shqyrtohet”.
Gjatë stërvitjeve ushtarake të Rusisë në Detin Baltik midis anëtarëve të BE-së, Polonisë dhe Lituanisë, Rusia praktikoi “lancimin elektronik” të sistemeve të raketave balistike të lëvizshme Iskander me aftësi bërthamore, thuhet në raportin e minsitrisë së mbrojtjes.
Rusia ka vënë armët bërthamore në gatishmëri të lartë menjëherë pasi trupat e Putinit u dërguan në Ukrainë më 24 shkurt. Kreu i Kremlinit ka paralajmëruar për hakmarrje “rrufe” nëse Perëndimi ndërhyn menjëherë në konfliktin në Ukrainë.
KINË-Ekipet e shpëtimit në qytetin qendror të Kinës në Changsha kanë nxjerrë të gjallë një grua nga rrënojat e një ndërtese gjashtëkatëshe gjashtë ditë pas...
BRITANI- Mbretëresha Elizabet nuk do të marrë pjesë në sezonin e festës së kopshtit mbretëror në vitin e saj jubilar dhe do të përfaqësohet nga anëtarë të tjerë...
KOSOVË- Ka nisur me protesta seanca e Kuvendit të Kosovës ditën e sotme pasi deputetët e opozitës kanë nisur të fishkëllejnë dhe të gjuajnë tavolinat teksa...
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë, ka njoftuar se ka shpallur shtatë diplomatë danezë “non grata”. Sipas Sky News, vendimi për dëbimin e diplomatëve është një ...
GJERMANI-Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili ka qenë edhe ndërmjetës në bisedimet Kosovë -Serbi në vitin 2007, pas takimit mes Kurtit dhe Vu&ccedi...
SKOCI- Një industi tekstile skoceze ka prodhuar disa copa, të cilat kanë ngjyrat e verdhë dhe blu të njejtat me flamurin e Ukrainës. Në videon e publikuar duket...
SHBA- 26 organizata joqeveritare (OJQ) kanë nënshkruar një letër kundër Elon Musk. Ata janë bashkuar për të inkurajuar reklamuesit të bojkotojnë Twitter-in nëse...
GJERMANI- Dërgesat industriale gjermane kanë rënë ndjeshëm në muajin mars, u tha në të dhënat e publikuar më 5 maj, teksa ekomonia gjermane është goditur nga pu...