LIVE UPDATES
Politike

“Sa mirë që u doli boja” /Veliaj nga Kamza: Kur axhendën e presidentit e përcakton Xhelal Mziu, fundi i botës

13 Qershor 2019, 17:11 Nga DOSJA
“Sa mirë që u doli boja” /Veliaj nga Kamza: Kur

TIRANË- Kryebashkiaku Erjon Veliaj tha ka zhvilluar një takim këtë pasdite me qytetarët e Kamzës, ku deklaroi se 30 qershori është një ditë për referendum për t’u larguar nga zullumqarët, që sipas tij kanë 30 vite që po e shkatërrojnë vendin.

Veliaj e ka konsideruar debatin politik dhe zhdekretimin e datës së zgjedhjeve si një lojë të organizuar nga opozita. Për këtë ai iu referua pikërisht paracaktimit të datës së re të zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës dhe të bërë publike nga kryetari aktual i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Sipas Veliajt zbulimi i datës së re të zgjedhjeve nga kryebashkiaku i Kamzës, ndërkohë që Presidenti i Republikës po bën konsultime me disa nga partitë e vogla dhe pa asnjë peshë politike për përcaktimin e një date të re, tregon më së miri se axhenda e Kreut të Shtetit përcaktohet nga opozita.

Pjesa që më bëri për të qeshur është që Kamza thoshte është aq e suksesshme dhe zgjedhjet për inatin tuaj nuk do jenë në datën 30 qershor, zgjedhjet tha do jenë në datë 20 tetor. E kisha dëgjuar si thashethem, nga ata njerëz që rrinë vërdallë, Presidencës e SHQUP, por ta shihja të shkruar që axhendën e Presidentit të Republikës e paracakton Xhelal Mziu, ky është fundi i botës zyrtarisht. Kur mendon që budallallëku nuk ka fund, kur mendon që çdo idiotësi ka një limit, kur mendon që çudia e ka kap ekstremin e vet, jetojmë në Tiranë çdo gjë mund të ndodhë, ndodh çudia e gjithë çudirave. Xhelal sapo dekonspirove presidentin. U munduan ata të shkretët të bëjnë sikur konsultojnë partitë, edhe çfarë partish, partinë e Koços, që s’ka as deputet dhe as këshilltar, parti vulë humbura, pemëthyera që nuk kanë asnjë mandat të fituar me logon e tyre. Po konsultohen?! Dhe Xhelali ngaqë si rrihet derisa të bëjë budallallëkun e radhës sapo e dekonspiroi që ata e paskan caktuar edhe datën dhe gjithë kjo qenka një lojë”, tha Veliaj në fjalën e tij.

Por ai theksoi se socialistët dhe gjithë qytetarët e ndershëm nuk do ta lejojnë kurrsesi që një grupim i caktuar politikë dhe zgjatime të tij në institucionet e vendit të mund të bëjnë lojëra me fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Nëse mendoni se mund të bëni lojë me shqiptarët kjo s’ka për të ndodhur. Nëse mendoni se mund të bëni lojë me familjet tona, kjo s’ka për të ndodhur. Në qoftëse mendoni se do bëni lojë me qytete tona kjo s’ka për të ndodhur. Nëse mendoni se do të vini në lojë të ardhmen e fëmijëve tanë kjo s’ka për të ndodhur. Nëse mendoni se do vini në lojë të ardhmen e Shqipërisë, kjo nuk ka për të ndodhur. Ata mund të vënë në lojë njëri-tjetrin. Ata mund të luajnë demokraciash, shpiash, zgjedhjesh, doktorash, ata mund të luajnë me njëri-tjetrin, por nuk mund të luajnë me fatet e shqiptarëve, kjo nuk ka për të ndodhur. Sa mirë që u dekonspiruar dhe treguar se sa qesharakë jeni. Sa mirë që u dekonspirua dhe u tregua se kjo është gjitha një pantomimë. Sa mirë që u diskreditua duke nxjerrë vetë datat që i keni paracaktuar nga një grusht i vogël njerëzish që nuk menaxhon dot një qytezë të vogël le më të menaxhojë fatet e Shqipërisë. Sa mirë që ju doli boja. Sa mirë që të gjithë të ligjtë e këtyre 30 viteve fatkeqësi janë bërë bashkë sepse më në fund 30 qershori nuk është vetëm zgjedhje bashkie, por janë një referendum për tu ndarë nga kjo kope zullumqarësh”,u shpreh Veliaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori erjon veliaj kamez shtyrja e zgjedhjeve xhelal mziu 30 qershori erjon veliaj kamez shtyrja e zgjedhjeve xhelal mziu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj