LIVE UPDATES
Aktualitet

Sa vite mund të rri në SHBA? Avokati u jep përgjigje shqiptarëve për vizën amerikane

22 Dhjetor 2021, 09:42 Nga DOSJA
Sa vite mund të rri në SHBA? Avokati u jep përgjigje

SHBA – Avokati i njohur amerikan, Kieran Both i ka dhënë përgjigje pyetjes së qytetarëve shqiptarë se sa kohë mund të qendrojnë në SHBA me vizë.

Sipas tij, Shërbimi i Emigracionit dhe Nënshtetësisë së Shteteve të Bashkuara (USCIS) ka përditësuar kohët e fundit manualin e rregullave që kanë të bëjnë me kriteret në bazë të cilave vendoset nëse një çështje duhet të trajtohet ose jo në mënyrë  të përshpejtuar.

Mund t’i kërkoni USCIS-it të përshpejtojë marrjen e vendimit për kërkesën që keni paraqitur për benefite emigracioni (kërkesa mund të jetë një aplikim ose një peticion).

Pyetja: Kam marrë vesh që ambasada amerikanë në Tiranë do t’u japë shqiptarëve viza trevjeçare. Çfarë është viza trevjeçare? A mund të qëndroj tre vjet në SHBA?/ FH

Av. Both: Së pari, ju falenderojmë që lexoni rubrikën Çështje të Emigracionit. Na gëzon fakti që rubrika jonë ka lexues jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Europë. Do të bëjmë maksimumin që t’ju ndihmojmë t’i jepni përgjigje pyetjeve që keni në lidhje me emigracionin. Një vizë trevjeçare nuk ju jep mundësinë të qëndroni në SHBA për tre vjet me radhë. Gjasat janë që sa herë të shkoni, t’ju lejojnë të rrini aty jo më shumë se gjashtë muaj. Me vizën tre vjeçare me shumë hyrje për vizitorë, mund të vizitoni SHBA-në sa herë të dëshironi deri sa të mbarojë afati tre vjeçar i skadimit të vizës. Në vizën e vizitorit tregohet se për sa kohë personi i pajisur me vizë mund ta përdorë vizën si dhe sa hyrje i lejohen. Viza mund të jetë pa afat dhe e vlefshme për shumë hyrje ose mund të ketë afat të kufizuar dhe të jetë e vlefshme vetëm për një numër të kufizuar hyrjesh. Viza shërben si leje për të kërkuar të hysh në SHBA. Ajo është një dokument që i bashkangjitet pasaportës. Vizat i jep Departamenti i Shtetit (DOS) të SHBA-së dhe pjesa më e madhe e tyre jepen nga ambasadat dhe konsullatat në vende të ndryshme. Kur dëshironi të shkoni në SHBA, fillimisht duhet të bëni kërkesë për vizë pranë ambasadës apo konsullatës amerikane. Një nga zyrtarët aty do të vendosë nëse kualifikoheni apo jo për të marrë vizë. Viza nuk është leje për të hyrë në SHBA, por është thjesht dëshmi që aplikimi është shqyrtuar nga një zyrtar konsullor i SHBA-së dhe zyrtari në fjalë ka vendosur që personi i pajisur me vizë i përmbush kriteret për të udhëtuar drejt SHBA-së për një arsye të caktuar. Viza përmban të shkruar datën e skadimit. Kjo nënkupton që viza është e vlefshme ose mund të përdoret nga data e saj e dhënies deri në datën e skadimit, për të njëjtin qëllim udhëtimi, kur është me shumë hyrje. Periudha kohore nga dita kur është dhënë viza deri në ditën kur skadon quhet periudha e vlefshmërisë së vizës. Personi i pajisur me një vizë me shumë hyrje dhe që udhëton shpesh si turist, nuk ka nevojë të paraqesë kërkesë për vizë sa herë dëshiron të shkojë në SHBA. Data e skadimit të vizës nuk duhet ngatërruar me kohëzgjatjen e lejes së qëndrimit në SHBA e cila i jepet udhëtarit nga një zyrtar i emigracionit të SHBA-së në pikën e hyrjes. Në cilëndo pikë hyrjeje, është oficeri i U.S. Customs and Border Patrol (CBP) (i agjencisw federale që është e ngarkuar të mbrojë kufijtë e SHBA-së) që vendos nëse një person duhet lejuar ose jo të futet në SHBA si dhe për sa kohë mund të qëndrojë aty gjatë një vizite të caktuar. Zakonisht, oficeri në fjalë do t’ju lejojë të rrini për jo më shumë se gjashtë muaj. Vetëm oficeri i emigracionit mund t’i lejojë dikujt të hyjë në SHBA. Oficeri në fjalë vë një vulë në dokumentin e udhëtimit të personit me vizë joemigruese. Vula përmban datën e pranimit, kategorinë e pranimit si dhe datën deri kur pranohet personi. Në të kaluarën, ky informacion gjendej në formularin I-94 (Arrival/Departure Record). Diçka e tillë nuk bëhet më për ata që vijnë nga ajri apo deti. Tani, CBP-ja e merr informacionin për mbërritjen dhe largimin e udhëtarit në mënyrë elektronike nga të dhënat e tyre elektronike të udhëtimit. Nëse udhëtari do të donte një formular I-94 si letër, ai ose ajo mund të bëjë kërkesë gjatë proçesit të inspektimit. Përmbushja e të gjitha kërkesave bëhet gjetkë. Vizitorëve të huaj që vijnë në SHBA përmes ajrit apo detit nuk u kërkohet më të plotësojnë formularin I-94 përpara mbërritjes. Ata që duhet të tregojnë dëshmi të statusit të tyre të ligjshëm si vizitorë – punëdhënësve, shkollave/universiteteve apo agjencive qeveritare – mund ta marrin informacionin që u nevojitet në internet. Nëse, për të verifikuar statusin e emigracionit apo për të marrë lejen e punësimit, udhëtarëve u nevojitet informacioni që përmban formulari I-94 i pranimit, siç është numri i regjistrimit si dhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me momentin e pranimit në SHBA, është mirë që ata ta marrin numrin e tyre të I-94-ës. Personi që ka aplikuar për ndreqje statusi për të marrë green card, përpara se të largohet nga SHBA-ja, duhet të kontaktojë USCIS-in për të marrë leje udhëtimi. Mund të ndodhin gjëra që mund të çojnë në anullimin e periudhës kohore të vlefshmërisë së vizës. Qëndrimi përtej afatit që lejon viza është një veprim që sjell automatikisht anullimin e vizës. Megjithatë, nëse paraqisni në kohë aplikimin për zgjatje të kohës së qëndrimit apo për ndryshim statusi dhe ky aplikim është në pritje për t’u shqyrtuar si dhe ka baza reale, atëherë viza nuk anullohet. Për të qëndruar më gjatë duhet të paraqisni një kërkesë për shtyrje të qëndrimit. Për këtë qëllim duhet të përdorni formularin I-539, Application to Extend/Change Nonimmigrant Status. Dikush që vjen si vizitor duhet të shohë me kujdes datat deri kur është i autorizuar të qëndrojë si dhe të sigurohet që po i ndjek siç duhet të gjitha proçedurat. Nëse nuk e bën diçka të tillë, vizitori mund të humbasë statusin. Qëndrimi në SHBA përtej afatit të lejuar përbën shkelje të ligjeve të emigracionit të SHBA-së dhe në të ardhmen, personi që shkel ligjin në këtë mënyrë mund të mos kualifikohet për vizë. Diçka e tillë ka të bëjë me ligjin e “barrierave për t’u rifutur” në SHBA dhe pasojat janë mjaft serioze. Në artikujt e ardhshëm të rubrikës sonë do të prekim disa nga këto çështje që kanë të bëjnë me “barrierat për t’u rifutur” në SHBA.

Marrë nga Gazeta Illyria

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet flet avokati shqiptaret ne amerike viza amerikane flet avokati shqiptaret ne amerike viza amerikane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj