U nda sot nga jeta/ Në Kishën e Shën Theodhorit mbahet meshë për Kryepeshkopin Anastas Janullato, At Ilia Qirjo: Do mbe...
Insights
Saga e një pasioni
16 Qershor 2019, 12:34Nga DOSJA
Kur pashë Lindën që doli nga shtëpia e Nikos mendova në fillim se janë kushërinj. Niko qe shoku im prej vitesh. U ndamë në universitet,ai për oficer,unë për gazetar. Kur mbaruam,ai në Fier,unë në Korçë. Bashkoheshim disa herë në vit,kur vinte me leje. E shihja që nga ballkoni im,se shtëpia e tij qe një ndërtesë një katshe në këmbët e pallatit tonë.
Lindën e njihja qysh në gjimnaz. Bëri bujë një histori e saj me Mirin,simpatikun rom. Ne i thirrnim jevgjit,por më vonë e redaktuam shprehjen se u kultivuam si popull.
Linda qe yll e bukur. Me një trup që të rrëzon për tokë,thoshte Calja. Dy sytë e saj jeshilë me bisht si fshesa që merr para çdo ndjenjë. Dhe ja,pikërisht kjo dashuron Mirin,jevgun e Xhevrijes,nënës që nuk dinte sa fëmijë kishte dhe që grindej me gjithë lagjen.
Ama Miri ishte çun i pashëm si në filmat indianë, si Raxh Kapuri. Me flokë të zinj,sy larushë dhe një trup atleti që dukej sikur sa do të niste garën e 100 metrave.
Askush nuk e shpjegoi si filloi kjo dashuri. U bë bujë kur Linda iku te jetojë te shtëpia e tij. As fejesë,as dasmë. Heshtje. Mësuam se prindërit e mohuan dhe i vëllai e dendi në dru,por dashuria eshtë sëmundje,do ilaçin e vet,që ishte Miri.
Atë mbasdite kur pashë Lindën që doli nga shtëpia e Nikos,u bëra kurioz. Sa e takova e pyeta:
-E ke kushërirë Lindën?
-E kam dashnore,-ma tha aq shpejt sa u detyrova ta pyes prapë se mos gaboi.
-Po,po. Vjen tek unë sa here ndodhem në Korçë. Ti e di që shtëpia ka dy hyrje. As mamaja,as babai nuk marrin vesh kur vjen e kur ikën.
-E di që është e martuar?
-Si nuk e di. E di gjithë Korca. Edhe unë deri vonë gruaja e jevgut,i thirrja.
Heshta. Kisha çudi,por dhe inat. Në këtë rast më dhimbsej Miri dhe Lindën e quajta thjesht dhe shkurt kurvë.
-Fole gjë?- më pyeti Niko.
-Thashë që je kurvar dhe shkon me një kurvë.
Kaq,ika. Nuk e takova Nikon per disa muaj,ndërsa nga ballkoni shihja Lindën kur hynte e delte nga shtëpia e tij.
Me rastisi disa herë të ndeshja në rrugë Mirin. Punonte shofer në komunale,me makinën që mbledh mbeturinat. Por ndërsa mua më vinte keq ai i jepte makinës duke kënduar e fishkëllyer. Nuk i jepja dum,më dukej dramë,por më shfaqej si melodramë.
E harrova ca kohë deri sa në qytet plasi lajmi:”Niko u martua me Lindën.”
Ua,ua,ua,qenkan të dashuruar ata,jo dy trupa që shfryjnë ca nevoja të nxehta. Ato ditë m’u duk sikur i kisha rënë ne qafë Nikos,e pata tepruar,ndaj një mëngjes trokita te dera e tij. Ma hapi Linda. E qeshur dhe më e bukur se vjet e parvjet. Dukej qe ishte e lumtur. I percillte syri qetësi,gaz.
-Të prisnim të vije para ca ditesh,-më tha ajo dhe hymë brenda.
Niko po bente gati dy valixhe.
-Po ikim në Fier. Do rregullohemi atje se e kam tepruar me lejet që kérkoj.-tha ai.
Ndërkohë Linda u ul ballë meje dhe tha:
-Ti je shok i vjeter me Nikon. E meriton të ta tregoj lidhjen tonë,dashurinë me Nikon,-sqaroi ajo. Dhe ja tregimi i saj.
-Kur njoha Mirin ishte sikur një vetëtimë më qëlloi në tru,sikur u godita nga rrufeja. Qeshë akoma adoleshente e më dukej sikur jetoja një film romantik.U marrosa pas tij ishte pak. Ai qe i ndrojtur,nuk mendonte se unë do çmendesha për të. E doja më shumë se veten. Dhe u shfaqa krah tij para gjithë qytetit. E dija që ishte jevg,e dija që do më perbuznin,por nuk pyesja. Top mendjen o me Mirin,o vdes. Babai dhe nëna më folën,qanë,më kërcënuan,më dëbuan,por mbrapa nuk bëra asnjë cm.
Një darkë hyra te shtëpia e Mirit si gruaja e tij. Pa dasmë e pa zhurmë ,por ata u gëzuan e festuan siç dinë romët,deri afer mëngjesit me valle e këngë në rrugicën para shkollës,se atje banonin,në një magazinë të vjetër që dikur ishte e fabrikës së miellit. Jeta ndryshoi shumë për mua. Që nga banja që tani ishte në fund të magazinës,nuk kishim dhomë tonën,por flinim tok të gjithë,mbase 12 a 15 frymë. Atje hanim,kercenim,gatuanim dhe bisedonim. Nata e parë qe gaz e lumturi,një kujtim i mrekullueshëm që si shenjë pati virgjerine time te krevati i Xhevrijes që në çdo lëvizje lëshonte aq zhurmë sa dukej sikur ne po bënim seks mbi trupin e vjehrrës,që ofshante nga dhimbjet. Por kisha gëzim,se kisha Mirin.
E menjëherë erdhën ditët e tmerrit. Nisi Xhevrija të më mbyllte brenda se i vinin kusherinjtë tufa-tufa.
-Kemi nuse të bardhë,-lavdërohej vjehrra dhe gratë rome më preknin sikur nuk isha njeri. Pastaj nisi turi im nëpër Shqipëri. Shkuam në Elbasan,Durrës,Tiranë,tek fisi. Po u tregohej atyre gruaja e bardhë e Mirit rom.
Kur erdha në magazinën shtëpi,një natë vonë,te krevati Miri po flinte me dikë,një femër me flokë të gjata dhe me një cicë mesatare zeshkane që rrinte gatitu para fytyrës së burrit.U tmerrova.
-Eshtë goca e Giut,mos e zgjo,janë të lodhur,-urdhëroi vjehrra.
Ndenja zgjuar te cepi i krevatit. Deri në mëngjes.
-Qënke kthyer?-tha Miri e iku në punë. Ngela pa gojë. Pasdite kur doja të më shpjegonte ,qeshi e ia futi shkurt:
-Do e mësosh edhe jetën tonë.Ngatërrohemi ndonjëherë natën.
Nisa të qaj,dola nga magazina dhe u afrova pa kuptuar te shtëpia e prindérve. Doja të flisja me ta,të shfryesha. Por zoti më nxori para Nikon. I veshur oficer,m’u duk tamam qarës halli. E pa më pyetur fare iu zbraza. Pas dy orësh ai më tregoi se jeta ime duhej drejtuar veç prej meje. As prej Mirit,as prej Xhevrijes. Rasti e solli të shiheshim prapë. Deri sa një ditë më ftoi te shtepia e tij dhe… U bëra si Miri,e shkela kurorën. Jo për hakmarrje,me dëshirë,me pasion dhe me kënaqësi.
Niko,paçka se dinte gjithçka,paçka dinte që isha gruaja e jevgut,paçka se bëri plot herë seks me mua,një ditë më propozoi të martohemi.
-Pse ?- e pyeta.
-Nga që je e bardhë,-më tha. – E bardhë në ëndërra,e bardhë në zemër,në dashuri,në sjellje. Se ti Linda je Lindë përherë. Nuk shtiresh e nuk rren,do me shpirt dhe je shpirt.
I besova se më besoi që në çdo hap kisha ecur me ndjenjë e me zemër. Miri ishte rrufeja,Niko është shiu i butë që sjell bereqet.
Ikën të nesërmen,qysh në mëngjes. Pas shumë vitesh në një pastiçeri në Fier pashë Lindën. Veç ëmbëlsi mund të shiste ajo bukuri. Vazhdonin të dashuroheshin dhe kishin një gocë bjonde,si Niko. Vonë mësova se jetojnë në Amerikë. Do i takoj e do u flas për sagën e pasionit të tyre kurajoz. Ia vlen.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Urime 20 vjetorin e çlirimit te Kosoves miq! ## Ku jemi pas 20 vitesh! Pa polici e ushtri serbe neper kembe dhe te lire e te pavarur (deri diku) etj etj!...
TIRANË– Kriza aktuale deri të martën, kishte një pikëpyetje të madhe: kush e nxiti atë? Kush shtyu Opozitën në aksionin e saj ekstrem politik të djegies së...
TIRANË– Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video kushihej kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako në një drekë me shumë persona të ...
Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp, ku edhe shpjegoi arsyet se përse kishte vendosur anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qersho...
Presidenti Meta foli si hoxhë, ose si prift – e jo si president.Nga prizmi moral nuk mund të flasë presidenti që moralin nuk e ka pasur asnjëherë virtyt dhe as ...
TIRANË- Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetue...
Vendimi i sotëm i kryeministrit Rama për të shkarkuar Presidentin Meta, ditën enjte, ka shkaktuar debat dhe sherr të madh në publik. Ky veprim quhet si inat&cce...
Arsyetimi kryesor që Ilir Meta dha për anulimin e zgjedhjeve ishte që opozita nuk do të hyjë në zgjedhje pasi ka disa kushte.Jemi të qartë që kushtet e opozitës...
Edi Rama ja doli ta shndërrojë datën 30 qershor në një ditë dasie të madhe për shqiptarët. Nga sot, të majtë e të djathtë, të painteresuar për politikën dhe mil...