LIVE UPDATES
Politike

Salianji: 25 prilli masakër zgjedhore, deformim masiv i vullnetit të zgjedhësve

17 Maj 2021, 19:17 Nga DOSJA
Salianji: 25 prilli masakër zgjedhore, deformim masiv i vullnetit të

TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD Ervin Salianji deklaron i bindur se më 25 prill u konsumua një masakër zgjedhore dhe ka ndodhur deformim masiv i vullnetit të zgjedhësve. I ftuar në “Frontline” në News24 Salianji deklaroi se deformimi u tregua në disa komponentë duke nisur që nga ndryshimi i kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme e më pas tek përdorimi i aseteve publike për vota dhe përdorimi i elementëve kriminalë.

“Pa diskutim që është një masakër zgjedhore dhe një deformim masiv i vullnetit të zgjedhësve që nuk ka qytetar në Republikën e Shqipërisë që nuk e di. Në disa komponentë. Deformim i vullnetit të zgjedhësve nëpërmjet ligjit. Ligji zgjedhor, prishja e marrëveshjes së 5 qershorit. U tregua në votimet e 25 prillit, ku më shumë se 80 mijë vota dolën të pavlefshme dhe një pjesë tjetër u deformuan rëndshëm, si LSI që mori një mandat me 25 mijë vota e kusur.

Ishte një prej kundërshtive më të mëdha të PD dhe opozitës. Ka pasur disa qëndrime publike. Ka pasur reagim të faktorit ndërkombëtar për të mos pasur ndryshim të sistemit zgjedhor. Ky ishte një sistem i papranuar, por i imponuar dhe në fund të ditës doli një sistem që deformon vullnetin e zgjedhësve. Nga ana tjetër disa mjete, përdorim të aseteve shtetërore për deformim të vullnetit të zgjedhësve. përdorim të elementëve kriminalë etj. Është kriminalizuar dhe futur në kod penal në këto zgjedhje, por nuk po themi për shërbimet që duhet të bëjë qeveria që ecin natyrshëm por flasim për abuzimin me to, tejkalimin dhe përdorimin e tyre për të kërkuar vota për pushtet. Siç kemi pasur shitje-blerje të votave dhe përdorim të burimeve shtetërore”, deklaroi Salianji.

I pyetur nëse ka një mea culpa që duhet të bëjë PD, ai deklaroi se do ketë një analizë dhe reflektim, por se dikush që është vjedhur nuk mund të bëjë mea culpa pse e vodhi hajduti.

“Nuk di që dikush që është vjedhur të bëjë një mea culpa pse më vodhi hajduti.
Duhet të jemi të qartë në dy gjëra. Pa diskutim që PD duhet të bëjë analizën e vetë, do ketë reflektimet e veta, nga ana tjetër është interesi publik, që nuk është interesi që të vijë PD në pushtet, shoqëria ka interes të zhvillohet të ketë vendimmarrje, të ketë ndëshkueshmëri të korrupsionit që të ketë mirëqenie për qytetarët. Zgjedhjet janë vjedhur, kërkesa e llogarisë më e ulët, ndëshkueshmëri nuk ka dhe pushtetet janë në dorën e një njeriu të vetëm. Për PD hajde flasim dhe diskutojmë. A do ishte shoqëria dakord që PD të fitonte me çfarëdo lloj forme, përfshirë përfshirjen e krimit. Nëse PD do fitonte me këtë formë prapë pushteti nuk do ishte për demokratët, por banditët. Ne kemi zgjedhur pjesën e mirë të shoqërisë dhe të besojmë se e mira e mund të keqen”, tha Salianji.

Sipas tij, edhe kundërshtarët më të ashpër të Lulzim Bashës, nuk thonë që zgjedhjet nuk janë vjedhur.

Shikoni elementin tjetër se si në Berat e Gjirokastër, në kutitë që janë hapur ka dalë hapur se si një person ka votuar 5 herë, apo 19 herë që e bën procesin, nxjerr fakte të qarta që ka pasur deformim të vullnetit të zgjedhësve dhe mosfunksionim të identifikimit biometrik”, tha Salianji.

BALKAN WEB

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ervin salianji zgjedhjet 25 prill 2021 ervin salianji zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj