LIVE UPDATES
Politike

Samiti i Zagrebit, Bushati: Në 20 vite hendeku mes nesh nuk ka ndryshuar, BE të vendosë një mekanizëm llogaridhënës e ang

8 Maj 2020, 17:52 Nga DOSJA
Samiti i Zagrebit, Bushati: Në 20 vite hendeku mes nesh nuk ka ndryshuar,

TIRANË- Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtmë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas Samit të Zagrebit të mbajtur dy ditë më parë, e ka kujtuar një mbledhje të BE në vitin 2000, ku u prezantuar procesi i Stabilizim-Asociimit.

Në një reagim në Facebook, Bushati shkruan se vihet  re se asgjë s’ka ndryshuar mes Shqipërisë dhe BE-së sa i përket tematikave apo dhe hendekut mes njëra- tjetrës. Bushati thotë se KE sot e sheh veten si komision gjeopolitik por në vend të mjaftohet vetëm me rikonfirmimin e perspektivës BE duhet që të vendosë një mekanizëm angazhues e llogaridhënës bashkë me paketën paketës 3.3 miliardë euro të pandemisë.

POSTIMI I PLOTË

ZAGREB, 20 VJET MË PAS. Në nëntorin e vitit 2000, Bashkimi Europian në Zagreb prezantoi procesin e Stabilizim-Asociimit për vendet e Europës Juglindore. Në dokumentin e miratuar theksohej lidhja ndërmjet progresit të vendeve të rajonit drejt demokracisë, sundimit të së drejtës, pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal, nga njëra anë, dhe perspektivës së anëtarësimit në BE, nga anën tjetër. 20 vjet më pas, në dokumentin e miratuar këtë javë në Samitin e Zagrebit, që mblodhi virtualisht udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për fat të keq, tematika nuk ka ndryshuar shumë. Ndërkohë që nga grupi i vendeve pjesë e Procesit të Stabilizim Asociimit, vetëm Kroacia arriti të bëhej vend anëtar i BE-së në vitin 2013. Tematika nuk ka ndryshuar shumë në këto 20 vjet. Hendeku mes nesh dhe BE-së nuk është zvogëluar. Mirëpo, konteksti gjeopolitik ka ndryshuar.

Viti 2000 shënonte fazën përfundimtare të anëtarësimit të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në BE. E në të njëjtën kohë, triumfin e demokracisë liberale, ku vendet e lindjes ish komuniste të etura për ndryshim ishin përfshirë në një proces reformimi, demokratizimi dhe transfomimi ekonomik. Asokohe ishte e vështirë të vendosje pikëpyetje mbi “standardin europian” dhe vlerat e demokracisë liberale dhe pakkush do ta mendonte se procesi i “imitimit” të vendeve të perëndimit të Europës së Bashkuar nga vendet e lindjes ish komuniste nuk do të përtypej kollaj. Zgjerimi, megjithëse një temë jopopullore, përballohej nga politikanë të regjur, siç ishte rasti i Komisionerit gjerman të zgjerimit Gunter Verheugen. Raportet e monitorimit të reformave lexoheshin si librat e shenjtë. Po kështu aleanca euroatlantike ishte në kulmin e mirëkuptimit të vet duke projektuar zgjerimin më të madh në historinë e saj dhe zvogëlimin e ndikimit rus në arkitekturën e sigurisë europiane. Richard Holbrooke, i referohej SHBA-ve si fuqi europiane dhe jo si një fuqi në Europë.

Kriza financiare e vitit 2008 e pasuar nga kriza e paprecedentë e refugjatëve që vinin nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme nxori në sipërfaqe, krahas dallimeve ekonomike dhe financiare ndërmjet veriut dhe jugut, dallimet rreth vlerave e demokracisë liberale, ndërmjet perëndimit dhe lindjes të BE-së. Brexit ishte gjithashtu një goditje për projektin europian. Afërmendsh, kjo situatë u reflektua edhe në cilësinë e shpejtësinë e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Paradoksalisht, sot kemi vende anëtare të BE-së që janë në proces disiplinor për shkelje të “standardit europian”, sikurse vende kandidate që edhe pse kanë vite në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE kanë pësuar regres demokratik.

Kjo është arsyeja kryesore se përse dokumenti i Zagrebit i vitit 2020 është i ngjashëm me atë të para 20 viteve, me përjashtim të përgjigjes për situatën e shkaktuar nga pandemia. Pikërisht, mënyra sesi BE-ja do të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjigjen ndaj Covid19 mund dhe duhet të ridimensionojë edhe marëdhëniet mes tyre. Pavarësisht dobësive të politikës së BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe konsolidimit të status quo-s në rajon, shoqëruar më mungesën zhvillimit të domosdoshëm ekonomik dhe rënien demografike, për shkak të emigrimit drejt vendeve më të zhvilluara të Europës, sërish BE-ja vijon të mbetet një pol tërheqës për vendet e rajonit. Çështja shtrohet tek efektiviteti i kësaj politike.

Ndaj, paketa e BE-së për Ballkanin Perëndimor prej 3.3 miliard eurosh duhet shoqëruar me një mekanizëm angazhues e llogaridhënës që kombinon zhvillimin ekonomik e social me progresin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës. Pasi nuk ka sundim të së drejtës pa zhvillim ekonomik, sikurse nuk ka zhvillim ekonomik të qëndrueshëm pa sundim të së drejtës. Në librin e tyre “Pse kombet dështojnë – origjina e pushtetit, prosperitetit dhe varfërisë” studjuesit amerikanë Daron Acemoglu dhe James Robinson argumentojnë ndërlidhjen mes funksionimit të institucioneve politike nga njëra anë dhe prosperitetit ekonomik e shoqëror nga ana tjetër. Prosperiteti ndihmon krijimin e institucioneve politike funksionale e të qëndrueshme, çka ende mungojnë në rastin tonë.

Në rast se pas shembjes së Murit të Berlinit mbizotëroi ideja se gjeopolitika po humbte rëndësinë, sot Komisioni Europian e konsideron veten një “komision gjeopolitik”. Prandaj, në vend që të mjaftohet me “rikonfirmimin e perspektivës europiane për vendet e rajonit”, BE-ja duhet ta fitojë betejën gjeopolitike para së gjithash në oborrin e shtëpisë së vet, pasi investimi i saj në rajon është i pakrahasueshëm me aktorë të tjerë ndërkombëtare. BE-ja duhet të nxisë kësisoj një model të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik që vjen dora dorës me zhvillimin politik e institucional, duke përcaktuar vija të kuqe për “standardin europian”, të cilat nuk duhen lejuar që të kthehen në vija në rërë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati samiti i zagrebit ditmir bushati samiti i zagrebit

Sondazh

Poll
Politike 8 Maj 2020, 17:41

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Briken Fejzullai ka treguar se si e ka përjetuar karantinën në këtë kohë pandemie. Në një lidhje me Skype në Fax News,...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj